Programi studime të diplomacisë është dizajnuar që ta zhvillojë kuptimin konceptual të studentëve për praktikat dhe procedurat e diplomacisë moderne dhe t’u ndihmojë që në mënyrë efektive të punojnë në bashkësinë diplomatike. Programi është dizajnuar për: diplomatë, nëpunës të lartë në përfaqësi të ndryshme ministrore jashtë vendit, anëtarë të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale dhe nëpunës të organizatave joqeveritare dhe korporatave multinacionale. Ky program, gjithashtu, u dedikohet atyre të cilët në të ardhmen duan ta zhvillojnë karrierën e tyre diplomatike, të punojnë në sektorë tjerë qeveritarë ose në kompani multinacionale. Ky program është kombinim i studimeve akademike dhe trajnimeve profesionale. Sfera e komunikimeve ndërkombëtare dhe kulturore, e drejta ndërkombëtare dhe ekonomia ndërkombëtare plotësohen me disiplinat akademike të cilat studiohen. Aspektet profesionale ligjërohen nga ana e diplomatëve, politikanëve dhe nga nëpunës të lartë qeveritarë, të cilët do të ligjërojnë si profesorë të jashtëm. Programi përmban 60 kredi dhe do të realizohet përmes studimeve të rregullta në kohëzgjatje prej 2 semestrave.
Studentët të cilët do ta ndjekin këtë program, do të mund të punojnë në Ministrinë e jashtme, sektorin qeveritar dhe në fushën e diplomacisë ndërkombëtare. Të tjerët mund të punojnë në: sektorin e biznesit, sektorin juridik, polici, në bankë, në gazetari, si konsultues menaxhimi, në biblioteka dhe të jenëligjërues
• Ka njohuri të thella dhe të kuptuar kompetent të teorive në sferën e diplomacisë.
• Ka njohuri specifike mbi negociatat, ndërmjetësimet dhe format tjera të zgjidhjes së konflikteve.
• Ka njohuri të caktuara mbi rolin e organizatave ndërkombëtare në diplomaci.
• Ka njohuri dhe kuptim të qartë mbi politikën e jashtme dhe aktorët kryesorë (shtetërore dhe jo-shtetëror) që përbëjnë rrjetin dinamik të ministrisë së jashtme.
• Mund të angazhohen me sukses në detyra të vogla diplomatike, për të punuar në misionet diplomatike ose në departamentet e punëve të jashtme, në ministritë e ndryshme si dhe mund të jenë anëtarë të organizatave të tregtisë ndërkombëtare dhe të institucioneve të tjera.
• Mund të punojnë si anëtarë të ekipit për zhvillimin e negociatave; të angazhohen për formulimin e qëndrimeve për çështjet ligjore ndërkombëtare.
• Mund të interpretojnë perspektiva teorike në marrëdhëniet ndërkombëtare në disa raste.
• E përshkruajnë rolin e diplomacisë në politikën botërore.
• Gjykon për diplomacinë aktuale dhe proceset në nivel ndërkombëtar.
• Vlerëson qëndrime të diplomacisë nga tema të ndryshme të ndërlikuara ndërkombëtare.
• Ka aftësi të interpretojë të dhëna relevante për gjykim, të cilat janë pasojë e çështjeve relevante diplomatike.
• Mund të japë mendim kritik dhe të ketë qëndrime kritike për punën e organizatave diplomatike, siç është puna e ministrisë së jashtme dhe misionet diplomatike.
• Mund të shkruajnë letra në kuadër të komunikimit të caktuar diplomatik.
• Mund të prezantojnë dhe të shkruajnë punime shkencore dhe të përgatitin projekte hulumtuese në lëmin e diplomacisë.
• Mund t’i drejtohen auditorit me forma të caktuara për zgjidhjen e problemeve specifike në marrëdhëniet ndërkombëtare.
• Mund të zhvillojnë komunikim diplomatik dhe të shfrytëzojnë terminologji diplomatike me përfaqësues diplomatikë me misione në Maqedoni.
• Mund t’i zgjerojë njohuritë profesionale duke punuar në përfaqësitë diplomatike.
• Është i aftë t’i identifikojë nevojat e veta për punë të mëtejme dhe të zgjerojë njohuritë e veta për ta vazhduar mësimin individual lidhur me problemet globale.
• Mund të ndërmarrë dhe të zbatojë një mënyrë të re transparente në diplomacinë maqedonase me qëllim që ta realizojë perspektivën euro-atlantike në vend.