-
Gjuha shqipe për qëllime profesionale
Pas përfundimit të kursit Gjuha shqipe për qëllime profesionale, studentët do të jenë në gjendje praktikisht të përdorin njohuritë e fituara që do t’ju shërbejnë atyre në punësimin e tyre dhe gjatë karrierës në të ardhmen. Nga studentët pritet që të dallojnë gjuhën e folur dhe të shkruar, karakteristikat e komunikimit profesional (raport, CV, e-mail), specifikat e shkrimit formal, format më të zakonshme gramatikore, të bëjnë dallimin në mes stilit të të shkruarit shkencor, administrativ dhe socio-politik. Studentët do të mësojnë rregullat se si të organizojnë intervista dhe debate, të dinë se si të shkruajnë një letër motivimi dhe të interpretojnë tekste të veçanta në formë të shkruar dhe të folur.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
Në këtë kurs shkathtësitë akademike të të shkruarit të studentëve do të zhvillohen në mënyra të ndryshme. Studentët do të aftësohen t’i komunikojnë idetë e tyre në mënyrë të qartë, të rrjedhshme dhe efektive që të prodhojnë një pjesë të shkruar. Gjithashtu, studentët do të njohtohen me rregullat e citimit dhe parafrazimit dhe do të vetëdijësohen se çka është plagjiatura. Informata kthyese e një pjese të shkruar do të përfshijë vetëkorrigjimin, korrigjimin e njëri tjetrit dhe korrigjimin nga ana e mësimdhënësit të përmbajtjes, organizimit dhe gabimeve gjuhësore gjatë procesit të të shkruarit.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
Pas mbarimit të këtij kursi, nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të përshtatshme dhe komunikim të avancuar në gjuhën maqedonase me theks të veçantë në aftësitë e të shkruarit. Pos kësaj, pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjëshëm. Për më tepër, studentët do të jenë në gjendje t’i përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit në më shumë nivele dhe në këtë mënyrë do të bëhen më të sigurtë dhe më kompetentë gjatë të shkruarit në gjuhën maqedonase. Studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të zhvillojnë aftësi për shkrim dhe komunikim të shkëlqyer në gjuhën maqedonase.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
Në fund të çdo niveli studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë ese dhe punime kërkimore bazuar në rregullat e mësuara gjatë ligjëratave. Më konkretisht, nga studentët pritet që të mësojnë funksionin, strukturën dhe llojet e ndryshme të paragrafëve, mënyrat se si të zgjedhin tema për punime kërkimore, si të grumbullojnë materiale, rregullat se si t’i dokumentojnë referencat e deri tek modeli përfundimtar.
-
Gjuha gjermane (niveli 1-4)
Pas përfundimit të çdo niveli nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të duhura në përputhje me Kornizën Evropiane të Gjuhëve (të përcaktura saktësisht në nivele). Përveç kësaj pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjshëm ndaj mësimit të gjuhës. Deri në fund të kursit studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të jenë në gjendjë t’i shprehin mendimet dhe opinionet e tyre në formë të shkruar dhe gojarisht në gjuhën gjermane.
-
Gjuha frënge
Gjuha frënge nga më se 200 milionë njerëz në mbarë botën: 115 milion folës amtare francezë dhe 85 milionë të cilët mësojnë frëngjisht, duke e bërë atë gjuhë të dytë më të mësuar pas anglishtes. Gjuha frënge është gjuhë amtare në 5 kontinente.
Përveç kësaj, frëngjishtja është gjuha më e përdorur pas anglishtes, në organizatat ndërkombëtare.
Frëngjishtja së bashku me gjuhën angleze është gjuha e punës së sekretariatit të Kombeve të Bashkuara dhe gjuhë zyrtare së bashku me pesë gjuhët e tjera (anglisht, spanjisht, rusisht, arabisht dhe kinezisht).
Frëngjishtja është gjuha zyrtare e Unionit Universal Postar.
Frëngjishtja është një nga tri gjuhët e punës të Bashkimit Evropian, dy të tjerat janë anglishtja dhe gjermanishtja. Frëngjishtja është gjuha e vetme e përdorur në diskutimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Së bashku me gjuhën angleze, frëngjishtja është gjuhë zyrtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në institucionet ndërkombëtare si UNESCO-s, NATO-s, Këshilli i Evropës dhe OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), Agjencia Botërore Anti-Doping, FIFA (Federata Ndërkombëtare e Asociacioneve të Futbollit), frëngjishtja është gjuhë zyrtare, ndërsa në organizata të tjera si Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Bashkimi Afrikan dhe Interpol, frëngjishtja është gjuha e preferuar e punës.
Frëngjishtja është gjuha e punës në organizatat jo-qeveritare si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Amnesty International, Mjekë pa kufi, Avokatë pa kufi, Mjekë të Botës.
-
Të folurit publik
Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të fitojnë njohuri në lidhje me procesin e komunikimit, përgjegjësitë etike të të folurit publik dhe llojet e ndryshme të fjalimeve informative dhe bindëse. Përvec kësaj, studentët do të fitojnë njohuri të nevojshme për përgatitjen dhe dhënien e llojeve të ndryshme të fjalimeve, aftësi për ta analizuar publikun, të gjurmojnë tema për fjalime, të përgatisin fjalime, e të tjera. Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike duke qenë vetëkritikë konstruktivë dhe gjithashtu kritikë ndaj fjalime të kolegëve.
-
Studime ndërkulturore
Pasi të kenë përfunduar kursin, studentët do të mund t’i identifikojnë çështjet globale dhe problemet nga perspektiva e kulturave të ndryshme, dinamikën e komunikimit në kulturat tjera, ngjajshmëritë dhe dallimet ndërmjet vlerave të tyre dhe ato të kulturave tjera, si dhe ngjajshmëritë dhe dallimet e praktikave të komunikimit të tyre dhe të kulturave tjera. Aq më shumë, nga studentët pritet që të bëhen më të vetëdijshëm për stereotipet që shoqëria i ka për kulturat e ndryshme dhe si pasojë më mirë do ta kuptojnë vendin e tyre në komunitetin global. Studentët do të fillojnë të mendojnë në mënyrë kritike mbi tema rreth etnisë së tyre, identitetin gjinor, klasën, fenë, origjinën kombëtare, moshën si dhe karakteristika të tjera demografike dhe ndikimin e tyre në procesin e komunikimit. Pas përfundimit të kursit Studime ndërkulturore studentët do të fitojnë aftësi të të komunikuarit të nevojshme për punën në grupe përmes pjesëmarrjes së tyre në hulumtime dhe gjithashtu do të fitojnë aftësi për t’i prezantuar këto projekte kërkimore.
-
Aftësitë e komunikimit
Ky kurs është dizajnuar që t’ju mundësojë studentëve që praktikisht ta zbatojnë komunikimin ndërpersonal. Studentët do të mësojnë aftësi ndërpersonale siç janë perceptimi, të dëgjuarit, komunikimi verbal dhe ai jo verbal; do ta ushtrojnë të folurit publik si për shembull: organizimin, prezantimin dhe bazat e të shkuarit fjalime publike. Studentët do të kenë mundësinë të praktikojnë komunikimin në grupe të vogla, duke filluar nga: lidershipi, vetëbesimi dhe të dëgjuarit. Kursi poashtu ofron njohuri themelore të nevojshme për ta kuptuar procesin e kërkimit të një vendi pune nëpërmjet komunikimit me shkrim dhe me gojë, duke shkruar rezyme, letër motivimi dhe duke simuluar intervista.
-
Excel i avancuar
Qëllimi i këtij kursi është që t’i informojë studentët me aplikacionin Microsoft Excel dhe duke shfrytëzuar mundësitë që ofron ky aplikacion të jenë në gjendje të kryejnë detyra të avancuara të cilat janë ngushtë të lidhura me programin fakultativ të tyre.
-
Aftësitë të avancuara të TI-së
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri themelore dhe aftësi në fushën e shkencave informative dhe t’i njohtojë studentët me mundësitë që ato i ofrojnë.
* T’i pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike rreth aplikacioneve të Microsoft Office (Windows, Word, PowerPoint, Excel, Access) dhe t’ju mundësojë që këto aplikacione edhe t’i aplikojnë në jetën e përditshme.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë projekte praktike individuale ose në grupe.
-
Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
Qëllimi i këtij kursi është që t’i pajisë studentët me aftësi të avancuara rreth përdorimit të Word-it dhe PowerPoint-it. Ky kurs gjithashtu u mundëson studentëve që në mënyrë të pavarur të zbatojnë projekte të ndryshme si dhe detyra të veçanta komplekse të cilët janë të lidhura me programin e studimeve të tyre.
-
Google Apps
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri dhe aftësi të avancuara në fushën e shërbimeve elektronike (cloud applications).
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri teorike dhe praktike rreth GoogleDocs (G-mail, dokumente, spreadsheets, prezantime, vizatime dhe formulare) dhe t’i aplikojnë ato në jetën e tyre.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë individualisht ose në grupe në projekte të ndryshme drejtpërdrejt nga web browser-i.
-
Access-i i avancuar
Bazat e të dhënave (databases) janë mjete ideale për ndjekjen e vëllimeve të mëdha. Microsoft Access-i është një mjet mjaft i fuqishëm dhe i popullarizuar i cili përdoret për hartimin dhe zhvillimin e Windows-based databases.
Ky kurs është i dizajnuar për përdorues të rinjë të Access-it ku janë të përpunura funksionet e nevojshme për të punuar me databases.
-
Desktop publikimi
Qëllimi i këtij kursi është hartimi dhe përpunimi i grafikave raster dhe vector përmes programeve kryesore të Adobe Photoshop dhe Illustrator, si dhe hartimi dhe botimi i materialeve komerciale për shtyp duke përdorur Adope InDesign.
-
Web publikimi
Madje edhe zhvillimi i një webfaqeje të thjeshtë në përputhje me standardet aktuale kërkon njohuri të gjuhës së Hypertext Markup (XHTML) dhe Cascading Style Sheets (CSS). Shumë webfaqe përdorin imazhe qoftë në formë të banerëve, buttoneve, logove, fotografive apo skenimeve. Adope Fireworks është ndërtuar si një mjet për të krijuar dhe manipuluar imazhet nga web dhe për t’iu mundësuar krijuesve që t’i përdorin këto imazhe për të zvogëluar madhësinë e fajllit. Firework gjihashtu ofron një integrim të shkëlqyer me Dreamweaver. Kjo seri ofron një hyrje të plotë në XHTML, CSS dhe krijimin e web gafikës.
-
Mbrojta e ambientit
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’i njohtojë studentët me problemet kryesore të mjedisit;
* T’i njohtojë studentët me rolin e njeriut si faktor kyç në procesin e ndotjes dhe mbrojtjes së ambientit;
* T’i njohtojë studentët me ndikimin e ndotësve të ndryshëm të ambientit në shëndetin e njeriut, veprimtarinë profesionale dhe aftësitë organizuese të faktorit njerëzor;
* Krijimi i shprehive pozitve ndaj ambientit dhe ngritja e vetëdijes për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër;
* Legjislacioni ndërkombëtar dhe kombëtar dhe konventat ndërkombëtare mbi mjedisin;
* Hyrje në politikat globale kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit;
* Mjedisi si një kusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik;
* Roli i shoqërisë në mbrojtjen e mjedisit;
* Njohtimi me reziqet kryesore për një mjedis të shëndetshëm;
* Njohtimi me Strategjinë Kombëtare të Mjedisit në Republikën e Maqedonisë.
-
Sportet, rekreacioni, kultura
Mësimi teorik: Në përgjithësi mbi sportet, disiplinat, higjiena, mjekësia e sportit, të ushqyerit dhe kultura e përgjithëshme.
Mësimi praktik: organizimi i lojërave sportive individuale dhe kolektive dhe aktiviteteve tjera në sallë dhe në objektet tjera sportive në kampus.
-
Kulturat e Maqedonisë
Ky kurs ka për qëllim që t’i njohtojë studentët me karakteristikat kryesore të kulturave bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë, me një theks të veçantë në kulturën shqiptare dhe maqedonase në formë të letërsisë, filmit, gjuhës, artit dhe arkitekturës. Studentët në përgjithësi do të kenë mundësinë të njohtohen me kompleksitetin dhe pasurinë e kulturave të tjera siç janë kultura turke, rome, vllehe, serbe dhe boshnjake. Studentët do t’i mësojnë ngjajshmëritë dhe dallimet në mes të këtyre kulturave në kontekstin më të gjërë Ballkanik. Literatura dhe filmat që do të përdoren në këtë kurs do të përzgjidhen nga vepra bashkëkohore të artit dhe çdo semestër do të jenë të ndryshme por të gjitha do të përqëndrohen në punën artistike të krijuar pas vitit 1945. Për më tepër, nga studentët pritet që të përmirësojnë aftësitë e tyre të të prezantuarit (shkrimin akademik në anglisht dhe prezantimet gojore) dhe aftësitë e tyre hulumtuese.