Departamenti i gjuhës, letërsisë dhe kulturës gjermane ekziston që nga themelimi i UEJL-së në vitin 2001 dhe funksionon në kuadër të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit. Që nga viti akademik 2005/06 departamenti i gjuhës gjermane ofron studime deridiplomike që zgjasin tre vite akademike dhe ligjërohen sipas Deklaratës së Bolonjës respektivisht ECTS. Për studentët e ciklit të dytë ofrohet program master për studime gjermane (German Studies), i cili zgjat dy vite.
Qëllimi kryesor i këtij programi studimor është përgatitja e mirë e studentëve për profesionin e mësimdhënësit të gjuhës dhe letërsisë gjermane për shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë, në rajon dhe në shtetet e UE.
Disiplinat më të rëndësishme të departamentit të gjuhës gjermane janë: linguistika, letërsia, kultura dhe civilizimi dhe metodat e mësimdhënies së gjuhës gjermane si gjuhë e huaj. Gjithashtu rëndësi e madhe i kushtohet kompetencës gjuhësore, ngase kemi të bëjmë me studime të gjermanistikës së huaj.
Departamenti ka përfunduar me sukses reformën e Bolonjës, kështu që studentët e këtij Departamenti, tashmë modulet e tyre mund t’i zgjedhin nga një ofertë, që u përgjigjet standardeve moderne të dijes. Çdo vit në Departamentin e Gjuhës Gjermane pranohen 25-30 studentë të rinj, të cilët pas përfundimit të studimeve gjashtë-semestrale marrin titullin Bachelor of Arts dhe mund të vazhdojnë studimet pasdiplomike për gjuhë dhe letërsi gjermane të cilat zgjasin 4 semestra dhe në të cilat ofrohen këto disiplina: linguistika, letërsia, kultura dhe didaktika. Momentalisht në Departamenti e Gjuhës Gjermane studiojnë rreth 100 studentë.
Në punën e Departamentit janë të kyçur profesorë Universitar lokal dhe mësimdhënës nga vendet gjermanofolëse, të cilët janë të kualifikuar në mënyrë të shkëlqyeshme për të ligjëruar sipas metodave më moderne. Departamenti ynë luan një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe në nivel regjional. Në këtë drejtim vlen të përmendet zhvillimi dhe aplikimi modern i programeve studimore si dhe kualiteti i theksuar nga fusha e përgatitjes së mësimdhënësve të gjermanishtes si gjuhë e huaj. Për momentin në Departament janë të angazhuar 7 mësimdhënës universitar (një profesor inordinar, një docent, një lektor si dhe 4 profesorë vizitues nga vendet gjermanofolëse). Bashkëpunëtorët e Departamentit janë shumë aktiv në asociacione të ndryshme, organizojnë konferenca ndërkombëtare shkencore, zhvillojnë projekte të përbashkëta shkencore dhe bashkëpunojnë me germanistë të vendit dhe jashtë saj (bashkëpunim me disa Universitete nga rajonet gjermanofolëse, si me Universitetin për Edukim në pjesën qendrore të Zvicrës (Zug, Lucern, Shic), Universiteti i Bambergut, Universiteti i Humboldtit në Berlin, Universiteti Jena, Universiteti i Erlangen-Nürnbergut si dhe me një numër të Departamenteve të Gjermanistikës nga vendet jo gjermanofolëse etj). Departamenti ynë i kushton rëndësi shumë të madhe mobilitetit të mësimdhënësve dhe studentëve. Ata kanë mundësi të jenë pjesë e programeve të ndryshme për shkëmbim akademik si për shembull në Universitetin e Edukimit në pjesën qendrore të Zvicrës (Zug, Luzern dhe Schwyz), ku çdo vit 4 studentë nga Departamenti i gjuhës gjermane qëndrojnë 4 javë për absolvimin e praktikës nëpër shkollat zvicerane, DAAD, BAYHOST, SOKRATES dhe ERASMUS si dhe në programe të tjera të ngjashme.
Struktura e programit trevjeçar përmban studime të cilat nga natyra janë dinamike, integruese dhe ndërvepruese. Programi është dizajnuar të ofrojë qasje integruese në tema nga fusha e gjuhëve, kulturave dhe komunikimeve, duke e implementuar këtë koncept nëpërmjet programit mësimor. Lëndët të cilat janë të përfaqësuara në këtë program paraqesin perspektiva të cilat bazohen në teorinë e cila është e lidhur ngushtë me aplikimin praktik në botën e gjuhës, kulturës, artit, arsimit dhe komunikimit. Qëllimet kryesore janë:
Programi për studime deridiplomike studentëve ju ofron kuptim të thellë dhe njohuri nga fusha e arsimit dhe kulturës, ndërsa në ndërkohë i orienton në fusha të caktuara, të cilat do të specializohen në vitin e fundit të studimeve. Gjatë kohës së programit studimor trevjeçar studentët kanë mundësi për punë praktike (internship), me anë të së cilës do të aftësohen për zbatimin e njohurive të përfituara në fushat përkatëse.
Përbërja e programit studimor ka për qëllim kombinim të balancuar të njohurive themelore dhe shkathtësive specifike profesionale. Viti i parë është i rëndësishëm për studentët, për shkak se ndërlidh një spektër të plotë të lëndëve ndërdisiplinore. Kjo do të ketë dobi të konsiderueshme për formimin e tyre profesional.
Me përfundimin e studimeve trevjeçare, respektivisht ciklin e parë të studimeve, studentët e Departamentit të gjuhës dhe letërsisë gjermane marrin shkallën Bachelor of Arts. Të diplomuarit e këtij programi studimor posedojnë njohuri, shkathtësi dhe kompetenca, të cilat u mundësojnë atyre vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë përkatësisht studimeve Master nga gjuha, letërsia dhe kultura gjermane, ose të fillojnë karrierën e tyre si mësimdhënës bashkëkohorë të gjuhës gjermane në shkollat fillore dhe të mesme ose në shkollat private. Përveç kësaj modulet nga fusha e linguistikës, letërsisë dhe kulturës dhe didaktikës i aftësojnë për kryerjen e veprimtarive tjera në: administratën shtetërore dhe marketing, në shërbimin diplomatik, në Institucione publike dhe private, ose si përkthyes dhe interpretues, në forcimin e marrëdhënieve gjermano-maqedone, në sferën e politikës, kulturës dhe ndërmjetësimit kulturor, veprimtari në fushën e gazetarisë si dhe në shtëpitë botuese, në ndërmarrjet ndërkombëtare ose në turizëm.