Përmes këtij programi, studentët do të fitojnë aftësi të avancuara, dituri dhe kompetenca në fushën e komunikimit, me një theks të veçantë tek strategjitë e mediave. Përgjithësisht, punësimet që kanë të bëjnë me komunikimin janë në rritje dhe pritet që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen. Me programet që i ofron, UEJL-i mund të shndërrohet në qendër udhëheqëse në krijimin e kuadrit kompetent në fushën e strategjive të mediave në rajonin e Evropës Juglindore. Programi përfshin aspekte profesionale dhe akademike, me mundësi të theksimit të njërit prej tyre, duke u mundësuar studentëve ta zgjedhin njërin prej tyre.
Kërkime shkencore, komunikim profesional, sjellje e vendimeve, zgjidhje e problemeve, konflikteve; etikë publike; mendim kritik – kompetenca për vlerësim kritik; dizajnim i mesazheve efektive të mediave, dizajnime dhe realizime të fushatave mediale dhe përkufizim i mënyrave për vlerësimin e tyre.
Të aftë të krijojnë plane mediale për probleme të caktuara të komunikimit.
Hollësisht e organizojnë strukturën dhe përmbajtjen e strategjisë së komunikimit në segmentet e saj kryesore: informim, vetëdijesim dhe bindje.