Qëllimet kryesore të programit janë:
- Kontributi në tendencat e mjedisit jetësor që zhvillohen në shoqërinë tonë.
- Nxitja e opinionit publik për të zgjidhur problemet mjedisore.
- Kërkimi shkencor.
Me përfundimin e këtyre studimeve studentët fitojnë 120 ECTS kredi, me çka mund të vazhdojnë studimet e ciklit të tretë. 120 ECTS kreditë e fituara do t’u mundësojnë studentëve të vazhdojnë studimet e tyre në ato institucione të arsimit të lartë në vend dhe jashtë vendit që kanë studime të harmonizuara, ekuivalente dhe/ose analoge sipas procesit të Bolonjës.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Proceset natyrore që ndodhin në mjedis.
- Temat e mjedisit si efekti serë, shiu i athtë, ndotja e ajrit.
- Rëndësia e veprimit efektiv për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Hulumtimet shkencore.
- Njohja e proceseve ekologjike, ekonomike dhe edukativo-arsimore.
- Ndjekja e vazhdueshme e trendeve shkencore botërore.
Aftësitë për të vlerësuar
- Njohja e koncepteve, strategjive dhe mundësitë e aplikimit të tyre në zgjidhjen e problemeve të caktuara në fushën e menaxhimit të mjedisit.
- Njohja e marrëdhënieve reciproke midis shoqërisë dhe mjedisit.
- Shkathtësitë në mbledhjen, përgatitjen, analizimin dhe prezantimin e të dhënave mjedisore të nevojshme për menaxhim.
Aftësitë e komunikimit
- Aftësi për të shkëmbyer në mënyrë të qartë gjetjet dhe propozimet duke i argumentuar dhe duke ofruar mbështetje racionale me njerëz profesionistë dhe joprofesionistë.
- Marrje e përgjegjësisë për rezultatet e përbashkëta, udhëheqje dhe inicim i aktiviteteve.
Aftësitë e të mësuarit
- Përgatitja e pyetjeve të duhura që çojnë drejt një studimi dhe hulumtimi të suksesshëm.
- Përkufizimi i koncepteve të tilla themelore siç janë: mjedisi jetësor, shoqëria, zhvillimi dhe teknologjia, pastaj aplikimi i përvojave vendore, kombëtare dhe globale.
- Zhvillimi i hipotezave të bazuara në informacione të ekuilibruara, analiza kritike dhe sinteza të kujdesshme dhe testimi i tyre ndaj informacioneve të reja, bindjeve dhe përvojës personale.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Qëllimi i kësaj lënde është që t’i njohë studentët me rëndësinë e metodologjisë së kërkimit shkencor, t’i njohë me thelbin e kërkimit shkencor, metodologjinë e hulumtimit, procedurat dhe llojet e hulumtimit, etj. Vëmendje e veçantë i kushtohet referimit të duhur të studentëve në thelbin e kërkimit shkencor, interpretimit, vlerësimit të rezultateve të hulumtimit dhe përgatitjes së punimit shkencor. Studentët gjithashtu njihen me procedurën dhe fazat e përgatitjes së tezës së magjistraturës.
-
[6 SETK]
E drejta mjedisore
Qëllimi i lëndës është:
* T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri të avancuara për të drejtat mjedisore, duke filluar nga korniza ligjore ndërkombëtare e deri te ajo kombëtare.
* Studentët gjithashtu do të njoftohen më gjerësisht me legjislacionin ndërkombëtar, standardet dhe normat që duhet të zbatohen nga fusha e mjedisit jetësor.
* E drejta mjedisore, pra, do të mësohet si një disiplinë akademike, por edhe perspektivat e saj me problemet konceptuale teorike e praktike dhe me problemet me të cilat ballafaqohemi gjatë procesit të implementimit të së drejtës mjedisore.
* E gjithë kjo, pra, me qëllim të përfitimit të njohurive sa më të avancuara mbi të drejtën mjedisore.
-
[6 SETK]
Burimet natyrore
Përvetësimi i njohurive të avancuara mbi lëndën e studimit të kriminologjisë dhe të institucioneve kryesore kriminologjike, njohja me çështjet dhe tendencat bashkëkohore si dhe studimet mbi ndikimin e faktorëve të ndryshëm në kryerjen e veprave penale, ekzaminimet kriminologjike lidhur me kryesin dhe viktimën e veprës penale si dhe identifikimi dhe analizimi çështjeve bashkëkohore kriminologjike.
-
[6 SETK]
Zhvillimi teknologjik dhe mjedisi jetësor
Qëllimi kryesor i kësaj lënde është t’u mundësojë studentëve të fitojnë shkathtësi më të gjëra për zhvillimin teknologjik dhe teknologjinë e avancuar që përdoret nga kompanitë botërore dhe se si ato ndikojnë në mjedisin jetësor.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 1
-
Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari i përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
* T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
* T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t`u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
Semestri 2
-
[6 SETK]
Sistemet informative për menaxhimin e mjedisit jetësor
Përfitimi i njohurive të përgjithshme në lidhje me teknologjitë e informacionit, rreziqet dhe ndikimet në mjedisin jetësor dhe shëndetin. Njohuritë specifike për teknologjitë e informacionit dhe mënyrat e vlerësimit të informacioneve dhe teknologjive nga aspekti ekonomik.
-
[6 SETK]
Energjia dhe mjedisi jetësor
Qëllimi i lëndës është:
Përfitimi i njohurive të përgjithshme në lidhje me teknologjitë e energjisë, për rreziqet dhe ndikimet në mjedisin dhe shëndetin. Njohuritë specifike për energjinë dhe ndryshimet klimatike dhe mënyrat e vlerësimit të teknologjive të energjisë në aspekt mjedisor dhe ekonomik. Së fundi, vënia e njohurive të fituara në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm energjetik.
-
[6 SETK]
Struktura institucionale dhe bashkëpunimi mbi mjedisin jetësor
Qëllimi kryesor i kësaj lënde është që të zhvillojë njohuritë rreth institucioneve vendimmarrëse nga fusha e mjedisit dhe zhvillimit të ekoturizmit, studentët të njihen me strukturën institucionale, me bashkëpunimin reciprok të tyre dhe me bashkëpunimin me institucionet nga fushat e tjera.
-
[6 SETK]
Edukimi mjedisor dhe zhvillimi i qëndrueshëm
Kjo lëndë ka për qëllim të rrisë vetëdijësimin dhe kulturën në fushën e mjedisit, përfitimin e njohurive, të vlerave, shkathtësive dhe krijimin e qasjes pozitive ndaj mjedisit jetësor, si një nga shtyllat themelore të zhvillimit të qëndrueshëm.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 2
-
Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari i përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
* T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
* T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t`u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
Semestri 3
-
[6 SETK]
Ekonomia dhe menaxhimi i mjedisit jetësor
Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentët me mjetet ekonomike dhe metodat për analizimin e problemeve themelore të mjedisit jetësor. Përmbajtja paraqet kombinim të analizës teorike me diskutimet e disa politikave mjedisore. Në kuadër të kësaj lënde do të trajtohen edhe disa tema të analizës mikroekonomike dhe makroekonomike, problemet e shpenzimeve shoqërore, politika e përforcimit të përfitimeve nga mjedisi jetësor, etj.
-
[6 SETK]
Zhvillimi i qëndrueshëm dhe mjedisi jetësor
Ndërlidhshmëria: marrëdhëniet e anasjellta mjedisore, etika mjedisore; parimet ekologjike dhe zbatimi i tyre: parimet e ndërlidhura shkencore, ndërveprimet, llojet e ekosistemeve dhe komuniteteve, parimet e popullsisë, çështjet e njerëzimit; energjia: energjia dhe qytetërimi, burimet e energjisë, energjia bërthamore, ndikimet e njeriut në ekosistemet: ndikimi i njeriut në burimet dhe ekosistemet, planifikimi i përdorimit të tokës, dheu/toka dhe përdorimi i saj, metodat bujqësore dhe menaxhimi i dëmtuesve (të bimëve), menaxhimi i ujit; ndotja dhe politika: rreziku dhe kostoja; ndotja e ajrit, menaxhimi i mbetjeve të ngurta; mbeturinat e rrezikshme dhe toksike, gjeologjia dhe mineralet e joripërtëritshme; rreziqet mjedisore dhe shëndetësore; ndryshimi klimatik dhe dëmtimi i shtresës së ozonit; biodiversiteti.
Zhvillimi i qëndrueshëm dhe çështjet globale të mjedisit, njerëzit dhe qëndrueshmëria, ekologjia dhe qëndrueshmëria, popullimi i njerëzve dhe urbanizimi, mirëmbajtja e burimeve të qëndrueshme dhe cilësia e mjedisit.
Literaturа:
1. G. Tyler Miller & Skott E. Spoolman (2010): Environmental science, Belmont, USA
2. Eldon D. Enger & Bradley F. Smith (1995): Environmental science, Boston, Burr Ridge, Dubuque, Madison, New York, San Francisco, St Louis, USA
-
[6 SETK]
Menaxhmenti operativ
Qëllimi themelor i lëndës është t’i pajisë studentët me një kuptim të gjerë dhe me njohuri të operacioneve dhe me disa koncepte të menaxhimit. Koncepte të tilla përfshijnë (por nuk janë te kufizuara në) operacionet e strategjisë së menaxhimit, procesi i dizajnit, parashikimi i menaxhimit të inventarit, planifikimi, dhe cilësia. Theksi do të vihet në zbatimin e këtyre koncepteve në situatat aktuale të biznesit. Pas përfundimit të këtij kursi, studenti duhet të jetë në gjendj:
* Të kuptojë dhe të aplikojë konceptet dhe përmirësimin e procesit si dhe reengineering;
* Të jetë i vetëdijshëm për teknologjitë e ndryshme të prodhimit dhe për qëllimet e tyre;
* Të kuptojë rëndësinë e menaxhimit të cilësisë dhe kontrollit statistikor të procesit;
* Të rekomandojë një lokacion për një strukturë dhe dizajn të saj;
* Të përdorë një varietet të teknikave parashikuese;
* Ta dallojë shtytjen dhe sistemet e tërheqjes;
* Ta kuptojë menaxhimin e projektit dhe të jetë në gjendje t’i aplikojë teknikat projektit;
-
[6 SETK]
Analiza strategjike konkurruese
Lënda kërkon një qasje formale për studimin e organizatës industriale; analizon mënyrën se si kompania sjell vendime për prodhim dhe shitje dhe si të ndërveprojë me njëri- tjetrin në mënyrë strategjike ne treg. Lënda është e ndarë në katër pjesë. Fillojmë duke studiuar polisat e çmimit optimal duke përfshirë versioning, bundling dhe strategjitë lidhur me segmentimit e tregut. Më pas aplikohet teoria e lojës së studimit të ndërveprimit oligopol, duke u përqendruar në çmimet dhe strategjitë e prodhimit në një mjedis dinamik. Në pjesën e fundit të lëndës, analizohen strategjitë për dominim të fortë, veçanërisht nëpërmjet pengimit te konkurrencës potenciale. Qëllimi kryesor i lëndës është zhvillimi i intuitës për çmimet bazë dhe i formave të tjera të sjelljes strategjike nga ana e firmave, si dhe gjeturia gjatë përballjes me modelet komplekse të kërkesës konsumatore dhe me konkurrentët strategjikë. Leximi i teksteve do të sigurojë sfond dhe hyrje në një larmi temash, shumë prej të cilave do të mbulohen në klasë në thellësi më të madhe. Ligjëratat, grupet e problemeve dhe provimet do të fokusohen në analiza formale. Do të ketë projekte në klasë të fokusuara në kartelat, bashkimet dhe mbledhjet. Leximet plotësuese të rastit do të sigurojnë motivimin shtesë dhe mundësitë për të zhvilluar intuitën.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Etika dhe të menduarit kritik
Kjo lëndë synon të rris nivelin e vetëdijes morale të sudentëve duke iu ofruar atyre korniza për të marrë vendime morale dhe etike në kuadër të organizatave. Lënda poashtu do t’i njoftoj studentët me kodin etik të komunikimit dhe do t’i diskutoj dilemat etikе në përdorimin e teknologjive të informacionit. Mendimi kritik do te merret në konsideratë, si një proces me të cilin ne i zhvillojmë dhe mbështesim besimet tona si dhe vlerësojmë forcën e argumenteve të bëra nga të tjerët në situata të jetës reale.
-
Menaxhimi i sistemeve të informacionit
Lënda synon të sigurojë njohuri për aplikacionit e teknologjive të informacionit (IT) në adresimin e problemeve të burimeve mjedisore. Për më tepër, lënda thekson rreziqet dhe ndikimin e TI në shëndetin dhe mjedisin. Gjithashtu lënda përfshin metodologjitë specifike për vlerësimin e IT-it nga aspekti ekonomik dhe mjedisor.
Semestri 4
-
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Ky modul u mundëson studentëve t’i bartin shkathtësitë dhe dituritë e tyre për hulumtimin dhe hartimin e detyrës më të komplikuar – shkrimit të punimit të magjistraturës. Lënda është paraparë që tërësisht të jetë praktikë dhe studentët t’i fitojnë dituritë dhe aftësitë, shkathtësitë dhe besimin e nevojshëm që t’i qasen hulumtimit dhe shkrimit të tezës. Lënda ka vetëm një rezultat kthyes – t’u mundësojë studentëve ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me efektivitet maksimal. Gjithçka që është paraparë të bëhet ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe të stilit të shkrimit të tezës së magjistraturës, duke pasur kujdes me këtë rast për ndalimin e shërbimit me mjetet e palejueshme siç janë: plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.