Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Studime të së drejtës dhe politikës ndërkombëtare - E drejta ndërkombëtare (120 SЕТК)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Insituti Max van der Stoel
SETK: 120 (2 vite)
Vendimi:

Ky program përfshin qasjen multidisiplinare të zgjerimit dhe thellimit, gjegjësisht të diferencimit të arsimimit në kuadër të studimeve juridike-politike dhe juridike-ekonomike në ciklin e dytë.

Këto studime janë të ndërtuara nga 3 module-drejtime të cilat bëjnë pjesë në sferën e studimeve juridike ndërkombëtare bashkëkohore.

Modulet të cilat ofrohen janë:

  1. E drejta ndërkombëtare
  2. Marrëdhëniet ndërkombëtare
  3. E drejta ndërkombëtare biznesore

Në një kohë të globalizimit botëror i cili është nxitësi kryesor i proceseve integruese globale, është thelbësore ta njohim rëndësinë e këtyre rrjedhave ndërkombëtare që paraqiten si nxitës të jashtëm dhe të brendshëm të politikave dhe të programeve shtetërore dhe bazohen në dinamizmin e së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Këto marrëdhënie juridike-politike realizohen në biznesin ndërkombëtar në suaza të të cilit lidhen aleanca dhe lindin konflikte në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Duke pasur parasysh rëndësinë në rritje të këtyre fushave dhe tendencave të vendit tonë për përfshirje në këto integrime botërore, programi është i dizajnuar për t'iu përgjigjur këtyre nevojave të reja kadrovike të vendit.

Pas përfundimit të këtij program studimor, studentët do të jenë në gjendje, në bazë të njohurive dhe aftësive të fituara, të punojnë në institucionet kombëtare që zbatojnë ligjin, sidomos të drejtën ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare biznesore dhe marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare të cilat kanë nevojë për personel te këtij profili. Studentët që do të orientohen në të drejtën ndërkombëtare e kanë edhe mundësinë për vazhdimin e arsimimit në sistemin juridik kombëtar dhe praktikimin e së drejtës kombëtare.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Tregon njohuri dhe të kuptuar për fushën shkencore të hulumtimit (ose studimit), e cila mbindërtohet mbi ciklin e parë, duke aplikuar metodologji përkatëse për zgjidhjen e problemeve komplekse, si në mënyrë sistematike ashtu edhe në mënyrë kreative, gjë që siguron bazë ose mundësi për origjinalitet në zhvillimin dhe/ose aplikimin e ideve autonome në kontekst të hulumtimit.
  • Ka aftësi për të përdorur njohuri të zgjeruara dhe thelluara.
  • Tregon një nivel të lartë të kompetencës profesionale në një ose më shumë fusha të caktuara shkencore.
  • Ka njohuri nga një ose më shumë fusha shkencore, të cilat në fushat e dhëna shkencore bazohen në hulumtimet më me renome ndërkombëtare në atë fushë fushë shkencore.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Aftësi për zgjidhur problemet në mënyrë kritike, të pavarur dhe kreative, me një origjinalitet të caktuar në mjedise të reja ose të panjohura, në një kontekst multidisiplinar, të lidhura me fushën e studimit.

Aftësitë për të vlerësuar
  • Aftësi për të zgjidhur problemet në mënyrë kritike, të pavarur dhe kreative, me një origjinalitet të caktuar në mjedise të reja ose të panjohura, në një kontekst multidisiplinar, të lidhura me fushën e studimit.
  •  Aftësi për të sintetizuar dhe integruar njohuritë;
  •  Aftësi për t'u ballafaquar me çështje komplekse, në mënyrë sistematike dhe kreative, për të vlerësuar në mënyrë solide edhe kur informacioni nuk është i tërësishëm ose është i kufizuar, por të cilat përfshijnë përgjegjësitë personale, shoqërore dhe etike gjatë aplikimit të njohurive dhe të vlerësimit;
  • Aftësi për të vlerësuar dhe përzgjedhur teoritë shkencore, metodologjitë, veglat dhe aftësi të përgjithshme nga fushat përkatëse dhe përcaktimin e analizave të reja dhe vendimeve në bazë shkencore.
Aftësitë e komunikimit
  • Aftësi për të shkëmbyer konkluzione dhe propozime me argumente dhe mbështetje të arsyeshme, si me njerëz të kualifikuar ashtu edhe me njerëz të pakualifikuar, qartë dhe pa mëdyshje;
  • Marrja e përgjegjësisë për rezultate të përbashkëta të rëndësishme, udhëheqje dhe inicim të aktiviteteve.
Aftësitë e të mësuarit
  • Aftësi për të njohur nevojën personale për dituri dhe aftësi të mëtejshme për veprim të pavarur gjatë përvetësimit të njohurive dhe shkathtësive të reja në korniza shoqërore;
  • Aftësi për të marrë përgjegjësi për zhvillim të mëtejshëm dhe për t’u përsosur profesionalisht.

Semestri 1

  • [6 SETK] Çështjet bashkëkohore të së drejtës ndërkombëtare
    Qëllimi i kësaj lënde është të prezantohet e drejta ndërkombëtare publike, e cila përfshin parimet dhe rregullat me të cilat rregullohen marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe ndërveprimet mes tyre, si dhe marrëdhëniet e shteteve me aktorët tjerë ndërkombëtarë. Përmes kësaj lënde, studentët do të fitojnë njohuri mbi rregullat e përgjithshme me të cilat rregullohen marrëdhëniet ndërkombëtare dhe aftësi praktike të kërkimit, arsyetimit dhe shkrimit për çështjet ndërkombëtare.
  • [6 SETK] Teoria e tregtisë ndërkombëtare
    Në suaza të kësaj lënde përfshihen: - Tregtia ndërkombëtare dhe ekonomia; - Çështjet (problemet) e tregtisë ndërkombëtare; - Faktorët e lëvizshmërisë; - Politikat e ndryshme kombëtare tregtare; - Teoria e tregtisë ndërkombëtare (oferta); - Teoria e tregtisë ndërkombëtare (kërkesa); - Faktorët e rritjes dhe ndryshimet teknologjike. - Tregtia dhe rritja e ekonomisë në vendet në zhvillim; - Kostot e transportit dhe teoria e vendndodhjes; - Politika tregtare (tarifa doganore, kontrolli devizor, tregëtia shtetërore, diskriminimi i çmimit dhe karteli, integrimi ekonomik); - Ndarja ndërkombëtare e mjeteve, tatimet dhe migrimi; - Procedura e përshtatjes; - Qarkullimi i kapitalit (kapitali afatshkurtër dhe afatgjatë); - Marrëveshjet monetare ndërkombëtare.
  • [6 SETK] Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe globalizimi
    Në suaza të kësaj lënde jepet një pasqyrë e zhvillimit historik të marrëdhënieve ndërkombëtare duke filluar nga idetë fillestare mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, nga fillimi i shekullit të 20 dhe analiza e tyre përmes funksionimit të organizatave ndërkombëtare, e deri në trendet më të reja në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe globalizmi.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - gjuhë e huaj 1
    • Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 1
    • Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2
    • Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 3
    • Gjuhë gjermane 1
    • Gjuhë gjermane 2
    • Gjuhë gjermane 3
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    • Retorika
    • Metodologjia e mësimdhënies
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional

Semestri 2

  • [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Qëllimi i lëndës metodologjia e hulumtimit është që të prezantohet se si mund të zbatohen metodat në problemet e hulumtimit, si mund të bëhet një projekt-skicë kërkimore, si t’u qaset studenti në mënyrë kritike marrëdhënieve në mes teorisë, qasjes metodologjike, çështjes hulumtuese dhe analizës. Qëllimi thelbësor është mundësia e një studenti të zhvillojë në mënyrë të pavarur një projekt hulumtues shkencor.
  • [6 SETK] Institucionet ndërkombëtare
    Në kuadër të kësaj lënde janë përfshira disa çështje teorike lidhur me institucionet ndërkombëtare në nivel universal dhe rajonal, zhvillimi i tyre historik, roli, funksionet dhe kompetencat. Vëmendje e posaçme do t’i kushtohet çështjes së rolit të institucioneve ndërkombëtare në zgjidhjen e problemeve kolektive në politikën globale. Fokusimi do të jetë në rolin e tyre në sferën e paqes dhe sigurisë, zhvillimit ekonomik, të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës, si dhe organeve kryesore të krijuara në kuadër të institucioneve, të cilat janë përcaktuar për realizimin e qëllimeve të caktuara.
  • [6 SETK] E drejta humanitare
    Lënda do ta përfshijë pyetjen: “A u nënshtrohen luftërat rregullimit me ligj, dhe nëse po, në çfarë shkalle dhe në çfarë mënyre ky rregullim është i mundshëm?” Pjesëmarrësit gjithashtu do të njihen me prejardhjen historike dhe konceptuale të përpjekjeve njerëzore për të kontrolluar sjelljen e pjesëmarrësve në luftë. Lënda pastaj e analizon ligjin për armiqësitë e armatosura, duke përfshirë edhe parimet themelore dhe ndalesat e veçanta. Theksi vendoset në procesin nëpërmjet së cilit dispozitat e përgjithshme normative shëndrohen në rregulla dhe standarde konkrete. Pjesëmarrësit do të diskutojnë për mbrojtjen e viktimave dhe ndihmën ndaj tyre, si dhe për zbatimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare në luftat civile. Komponenta substanciale e lëndës përfundon me vlerësimin e mjeteve të ndryshme për zbatimin mjeteve të lartëpërmendura në praktikë.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - gjuhë e huaj 2
    • Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 1
    • Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2
    • Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 3
    • Gjuhë gjermane 1
    • Gjuhë gjermane 2
    • Gjuhë gjermane 3
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 2
    • Retorika
    • Metodologjia e mësimdhënies
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional

Semestri 3

  • [6 SETK] E drejta penale ndërkombëtare
    Lënda ofron një analizë dhe një vështrim në historinë dhe në prapavijën e së drejtës ndërkombëtare penale: zhvillimet në Versajë pas Luftës së parë botërore, në Nyrmberg dhe Tokio pas Luftës së dytë botërore, në Ballkan dhe Ruandë pas Luftës së ftohtë dhe më vonë. Lënda fokusohet në katër krimet kryesore të përcaktuara me Stautin e Romës për Gjykatën ndërkombëtare penale (krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, gjenocid dhe agresion) si dhe diskutimet e fundit lidhur me torturën dhe terrorizmin. Lënda do të merret me pjesët kryesore të së drejtës ndërkombëtare penale nga marrëveshjet ndërkombëtare – GJPN dhe tribunalet ad hoc dhe hibride – çështjet procedurale, përfshirë imunitetin. Ajo gjithashtu hulumton edhe pjesëmarrjen e korporatave në krimet ndërkombëtare.
  • [6 SETK] E drejta diplomatike dhe konsullore
    Lënda siguron një pasqyrë në të drejtën diplomatike dhe konsullore, zhvillimin e saj historik, rastet nga praktika që lidhen me zbatimin e rregullave të saj, rrethveprimin e përfaqësuesve diplomatikë dhe konsullorë dhe çështjet që lidhen me zbatimin e së drejtës diplomatike në sistemet nacionale. Lënda gjithashtu i analizon dhe i studion parimet e së drejtës ndërkombëtare, zbatimin e tyre dhe ndikimin në marrëdhëniet politike mes shteteve, si dhe përdorimin e marrëdhënieve diplomatike në konfliktet ndërkombëtare. Lënda do të përqëndrohet në kushtet formale për funksionimin e këtyre dy profesioanve (diplomat dhe konsull) duke u mbështetur në të drejtën diplomatike dhe konsullore.
  • [6 SETK] Të drejtat ndërkombëtare të njeriut
    Kjo lëndë ofron perspektiva filozofike, juridike dhe politike për të drejtat e njeriut. Pas trajtimit të shkurtër historik për të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, do të analizohen marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, gjykatat dhe institucionet. Pastaj, fokusimi do të kthehet në tema të të drejtave të njeriut, si ç’është teoria, duke mbuluar edhe disa teori bashkëkohore filzofike për të drejtat e njeriut. Pjesa e fundit i hulumton problemet dhe polemikat e lidhura me të drejtat e njeriut, siç janë të drejtat ekonomike dhe sociale, të drejtat grupore dhe relativizimi kulturor.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • Analiza e politikës së jashtme
    • E drejta e BE-së
    • E drejta ndërkombëtare bankare
    • Problemet bashkëkohore shoqërore
    • Analiza krahasuese e sistemeve juridike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 2
    • Analiza e politikës së jashtme
    • E drejta e BE-së
    • E drejta ndërkombëtare bankare
    • Problemet bashkëkohore shoqërore
    • Analiza krahasuese e sistemeve juridike

Semestri 4

  • [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe të bëjnë detyra më të ndërlikuara - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme dhe aftësitë e shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, si: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
Google+