Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Menaxhimi i projekteve (120 SETK)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
SETK: 120 (2 vite)
Vendimi:

 Programi studimor menaxhimi i projekteve është një kombinim i balancuar i njohurive thelbësore teorike dhe shkathtësive specifike profesionale. Struktura e programit dyvjeçar përfshin studime të cilat janë në thelb dinamike, integruese dhe interaktive. Programi është dizajnuar për të ofruar një qasje integruese ndaj temave të menaxhimit të projekteve, duke zbatuar këtë koncept përmes mësimdhënies dhe pjesës  praktike. Lëndët e përfshira në këtë program janë perspektiva të bazuara në teorinë e cila  lidhet ngushtë me zbatimin praktik në botën e biznesit. Ky program u mundëson studentëve fitimin e aftësive të nevojshme dhe përvoja të reja në menaxhimin e projekteve në organizatat private dhe jofitimprurëse. Programi  studentëve do t’u mundësojë: ngritjen e nivelit të menaxhimit dhe lidershipit të projekteve nga fushat e ndryshme, trajnimin dhe zhvillimin e menaxherëve të projekteve të profilit bashkëkohor: menaxherë të projekteve të gatshme për të ndërmarrë veprime dhe për t’i evituar rreziqet që shoqërojnë çdo iniciativë, individë fleksibilë, vendimtarë dhe të guximshëm, arsimim të menaxherëve të projekteve të kualifikuar dhe profesionalë, me aftësi drejtuese dhe me dëshirë për të trajtuar sfidat e mileniumit të ri; krijimi i menaxherëve të projekteve me perspektiva dhe ngritja e mënyrave të reja të të menduarit, zhvillimin e aftësive  për të parashikuar të ardhmen dhe për të pranuar  sfidat dhe mundësitë e të tanishmes .

Programi studimor   menaxhimi i projekteve  studentëve u mundëson  të pajisen me njohuri teorike dhe praktike për ballafaqim të suksesshëm gjatë inicimit dhe realizimit të iniciativave të ndryshme, respektivisht të projekteve. Ky program përfshin fitimin e shkathtësive për gjenerim të ideve për biznese të reja, shndërrim të tyre në biznese konkrete, formim të ekipeve për realizimin e projekteve, udhëheqje të ekipit projektues, krijimin e kushteve dhe kritereve për angazhimin e kuadrit për realizimin e projektit, dhe për zhvillimin e mekanizmave e stileve përkatëse në menaxhimin e projekteve.   

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka njohuri të nevojshme për funksionet e biznesit në vijim: marketing, financa, modelimit të biznesit, operacionet e menaxhimit, menaxhimin e riskut, udhëheqjen, menaxhimin strategjik, bazat e të drejtës biznesore dhe të planifikimit të biznesit të nevojshme për menaxhimin e suksesshëm të projekteve.

  • Ka njohuri të fushave  funksionale të menaxhimit të projekteve dhe inxhinieringut,

  • Ka njohuri për të kuptuar gjendjen ekonomike kombëtare, rajonale dhe globale të tregut që kërkohet  në menaxhimin e projekteve.

  • Fiton bazë të fortë për të filluar një projekt te ri dhe përgatitet për një karrierë në menaxhimin e projekteve.

  • Ka njohuri mbi  vegla  të ndryshme për marrjen e vendimeve gjatë menaxhimit të projekteve.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Aftësi për të shkruar profesionalisht dhe për të zhvilluar më tej projekt-planin e tyre  dhe zbatimin e tij në jetën reale.

  • Aftësia për të aplikuar parimet e nevojshme në menaxhimin e suksesshëm të një projekti të ri ose ekzistues.

  • Aftësi për të ndihmuar në formulimin dhe zbatimin praktik të marketingut të suksesshëm,  projekte financiare dhe  projektet e përgjithshme të menaxhimit.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Të mendojnë në mënyrë kritike dhe të aplikojnë njohuritë teorike, praktike dhe përvojën për të identifikuar dhe analizuar problemet e biznesit në inxhinieri dhe menaxhimin e projekteve.

  • Të analizojnë dhe të vlerësojnë në mënyrë kritike mundësitë e identifikuara për zbatimin e suksesshëm të projekteve.

  • Të mendojnë për strategjinë dhe arsyetimin rreth aktiviteteve që lidhen me zhvillimin, krijimin dhe mirëmbajtjen e modelit të duhur të projektit.
Aftësitë e komunikimit
  • T’i kuptojnë dinamikat individuale dhe grupore në organizata.

  • Veprojnë në mënyrë efektive në punën në grup gjatë përcaktimit dhe zbatimit të prjektit të caktuar.

  • Të merren efektivisht me njerëz me prejardhje të ndryshme sociale, ekonomike, kulturore dhe fetare, të cilët janë pjesë e një ekipi të projektit.

  • Të demonstrojnë një kuptim dhe ndjeshmëri për përgjegjësitë etike, ligjore dhe sociale të kompanive në inicimin dhe zbatimin e një projekti.

  • Të jenë efikas në prezantimin e  ideve të biznesit në inxhiniering  dhe në projekt të caktuar.

  • Të demonstrojnë aftësive negociuese kyçe në negocimin e projektit  të caktuar.

  • Të interpretojnë të dhënat biznesore dhe treguesit ekonomik, si pjesë përbërëse e elaboratit të projektit të caktuar.
Aftësitë e të mësuarit
  • Të hulumtojnë dhe të zbulojnë burimet e të mësuarit;

  • Të aftësohen për mësim individual dhe grupor;

  • Të aftësohen për të bërë analiza të biznesit, për të shfrytëzuar literaturë shkencore dhe analizë të opinioneve dhe vlerësimeve të autorëve të tjerë.

Semestri 1

  • [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Qëllimi i lëndës është që t’i njohë studentët me thelbin e kërkimit shkencor, me metodologjinë kërkimore, me procedurat e hulumtimit dhe me llojet e hulumtimeve dhe punimeve shkencore. Vëmendje e veçantë i kushtohet fokusimit të duhur të studentëve në thelbin e kërkimit shkencor, për interpretim të duhur dhe për vlerësimin e rezultateve të anketës, por edhe procesin e shkrimit të punimit shkencor dhe publikimit të tij. Gjithashtu studentët gradualisht njihen me procedurat dhe fazat e përgatitjes dhe shkrimit të tezës.
  • [6 SETK] Bazat e menaxhimit të projekteve
    Lënda përfshin: planifikimin efektiv, komunikimin, pastaj zbatimin e projekteve dhe të ideve të projekteve që janë thelbësore për të gjitha llojet e organizatave që vazhdimisht të marrin iniciativa të reja, të ofrojnë shërbime të reja, të zhvillojnë qasje risimtare për ofrimin e shërbimeve, sajimin e komponentëve të rinj, për të hapur ndërtesa të reja, komplekse, etj, për futjen e teknologjive të reja në mënyrë që t'i përgjigjet mjedisit të ndryshueshëm dhe kërkesave të grupeve të synuara. Lënda ofron një hyrje në konceptet themelore dhe metodat për menaxhimin e projekteve. Studentëve u siguron vegla praktike që do t’i përgatisin ata të jenë menaxherë të suksesshëm të projekteve.
  • [6 SETK] Planifikimi dhe menaxhimi i resurseve
    Qëllimi i lëndës është që studentët të aftësohen: - të përgatisin dhe të marrin vendime me të cilat sigurohet prodhim dhe shërbime; - të përgatisin dhe të marrin vendime për të kontrolluar prodhimin dhe shërbimet; - të gjejnë një qasje të përshtatshme për të adresuar çdo situatë me çështjet komplekse të lidhura me prodhimin dhe shërbimet; - t’i kuptojnë aktivitetet e ndryshme të organizimit dhe funksionimit të mbarë sistemit të menaxhimit operacional;
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • Analiza dhe menaxhimi i riskut
    • Menaxhimi i cilësisë dhe sigurisë
    • Menaxhimi me shpenzimet dhe buxhetin e projektit
    • Menaxhimi i projekteve në industrinë e shërbimeve të integruara
    • Menaxhimi i projekteve në ndërtimtari
    • Analiza statistikore me menaxherë projektesh
    • Menaxhimi me ekipin e projektit
    • Menaxhimi i ndryshimeve organizative
    • Teknologjitë informative në menaxhimin e projekteve
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    • Retorika
    • Metodologjia e mësimdhënies
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional

Semestri 2

  • [6 SETK] Menaxhmenti dhe udhëheqja
    Qëllimi i lëndës është të sigurojë një bazë të kuptimit dhe motivimin për zhvillimin e udhëheqjes duke u ofruar studentëve bazat teorike, informatat praktike dhe mundësitë për vetëvlerësim gjë që do t’u mundësonte studentëve të zhvillojnë talentet e tyre drejtuese. Do të analizohet rëndësia në rritje e menaxhimit të informacionit në projektet multidisiplinare dhe strategjive për optimizimin e rrjedhjes së informacionit. Po ashtu, lënda mbulon procesin e lidershipit, mënyrave të ndryshme të udhëheqjes dhe fleksibilitetit të stileve të udhëheqjes.
  • [6 SETK] Komunikimi dhe menaxhimi i projektit
    Lënda është një përpjekje për të përmirësuar aftësitë e komunikimit të studentëve me udhëzime teorike dhe praktike të mënyrës së drejtë të komunikimit në mjedisin organizativ me të punësuarit dhe menaxherët, si dhe gjatë mbledhjeve, intervistave, si të përgjigjen gjatë intervistimit, negocimit dhe motivimin e atyre që i rrethojnë.
  • [6 SETK] Menaxhimi i zinxhirit të furnizimeve
    Përmes lëndës studentët do të fitojnë njohuri që të jenë në gjendje: - ta kuptojnë thelbin e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit; - t’i identifikojnë elementet kryesore të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit dhe lidhjen tyre me zinxhirë të krijimit të vlerës së shtuar në rrjetet e prodhimit dhe vlerës; - ta shfrytëzojnë potencialin e sistemeve të informacionit për të mbështetur menaxhimin e prokurimit dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit në krijimin e vlerës së shtuar në prodhimtari.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Analiza dhe menaxhimi i riskut
    • Menaxhimi i cilësisë dhe sigurisë
    • Menaxhimi me shpenzimet dhe buxhetin e projektit
    • Menaxhimi i projekteve në industrinë e shërbimeve të integruara
    • Menaxhimi i projekteve në ndërtimtari
    • Analiza statistikore me menaxherë projektesh
    • Menaxhimi me ekipin e projektit
    • Menaxhimi i ndryshimeve organizative
    • Teknologjitë informative në menaxhimin e projekteve
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 2
    • Retorika
    • Metodologjia e mësimdhënies
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional

Semestri 3

  • [6 SETK] Evaluimi dhe kontrolli i projekteve
    Lënda prezanton mjetet e nevojshme për vlerësimin dhe kontrollimin e projekteve. Kjo përfshin zhvillimin e një propozimi, vlerësimin dhe rishikimin e propozimprojektit. Elementet hyrëse të propozimit, si vlerësimi i rrezikut potencial, përcaktimi i kostos dhe përfitimet dhe studimi i fizibilitetit analizohen nëpërmjet teknikave tradicionale dhe bashkëkohore.
  • [6 SETK] Zhvillimi i biznesit global
    Qëllimi i lëndës është që studentët: - ta kuptojnë dallimin në mes të krijimit global, mirëmbajtjes dhe modifikimit krahasuar me strategjitë ndërkombëtare në aspektin e biznesit ndërkombëtar. - të fitojnë njohuri për të kryer analizën e kostos nga një perspektivë globale. - ta bëjnë SWOT analizën për kompani të ndryshme ndërkombëtare. - ta kuptojnë thelbin e biznesit global ndërkombëtar dhe shfrytëzimin e komunikimit global. - të përcaktojnë dhe të përdorin strategji për vlerësimin e sipërmarrjeve të përbashkëta (Joint Venture), bashkimin dhe blerjen e kompanive të ndryshme për të fituar qasje në tregjet e reja. - të gjejnë zgjidhje për segmentimin e tregjeve si dhe mënyrave për të hyrë në to.
  • [6 SETK] Kapston projekti (praktikë)
    Qëllimi i lëndës është që studentëve t’u ofrojë mundësi që gjatë semestrit të zgjidhin probleme reale të biznesit në kompanitë që do t’i përzgjedhin vet, në ekipe prej 3-4 studentësh. Studentët do të punojnë së bashku si një ekip këshilldhënës në një kompani të veçantë dhe do të kërkojnë zgjidhje për problemet e kompanisë, zgjidhje - e cila do të vihet në përdorim nga kompania. Ekipet e studentëve zhvillojnë analiza dhe rekomandime në dy afate duke përfunduar projektin me dorëzimin edhe prezantimin e raportit përfundimtar para udhëheqjes së kompanisë.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 3
    • Analiza dhe menaxhimi i riskut
    • Menaxhimi i cilësisë dhe sigurisë
    • Menaxhimi me shpenzimet dhe buxhetin e projektit
    • Menaxhimi i projekteve në industrinë e shërbimeve të integruara
    • Menaxhimi i projekteve në ndërtimtari
    • Analiza statistikore me menaxherë projektesh
    • Menaxhimi me ekipin e projektit
    • Menaxhimi i ndryshimeve organizative
    • Teknologjitë informative në menaxhimin e projekteve
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 4
    • Analiza dhe menaxhimi i riskut
    • Menaxhimi i cilësisë dhe sigurisë
    • Menaxhimi me shpenzimet dhe buxhetin e projektit
    • Menaxhimi i projekteve në industrinë e shërbimeve të integruara
    • Menaxhimi i projekteve në ndërtimtari
    • Analiza statistikore me menaxherë projektesh
    • Menaxhimi me ekipin e projektit
    • Menaxhimi i ndryshimeve organizative
    • Teknologjitë informative në menaxhimin e projekteve

Semestri 4

  • [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes, studenti pajiset me diplomë – Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: Menaxhimi i projekteve.
Google+