Programi studimor studime evropiane nga cikli i parë dhe cikli i dytë i studimeve do t’i kualifikojë studentët për punë të pavarur dhe analitike profesionale në fushën e çështjeve evropiane në nivel kombëtar dhe në nivel të BE-së. Programi, në të dy ciklet, integron disa disiplina të studimeve evropiane: shkenca politike (në veçanti marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat krahasimtare), ekonomi, drejtësi, shkenca shoqërore (me theks të veçantë në aftësitë metodologjike) dhe komunikim (duke theksuar rëndësinë e dy gjuhëve të huaja) me zbatimin e tyre në çështjet qendrore të integrimit evropian (BE) dhe të ndërtimit më të gjerë të Evropës. Të dy programet janë të ndërlidhura, por ato mund të studiohen edhe si të pavarur, sepse janë konceptuar si tërësi si të mëvetësishme.
Programi studimor studime evropiane do të kualifikojë studentët për punësim në institucionet e BE-së dhe në organizatat tjera ndërkombëtare (evropiane), në nivel kombëtar, në veçanti në ministritë e punëve të jashtme, në ministritë për çështjet evropiane, ministrinë për zhvillim ekonomik dhe social; mundësi të punësimit janë gjithashtu edhe institucionet në nivel Gjithsejal (nga komunat dhe qytetet), OJQ-të, mediat dhe partitë politike, ekspertiza në fushën e proceseve të BE-së dhe politikat. Gjithashtu, tregu i brendshëm i punës bën të diplomuarit adekuat për sektorin e biznesit brenda dhe jashtë BE-së
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Tregon njohuri themelore dhe të kuptuarit për fushën shkencore të hulumtimit (ose studimit), duke identifikuar metodologji përkatëse për zgjidhjen e problemeve, si në mënyrë sistematike ashtu edhe në mënyrë kreative, gjë që ofron një bazë ose një mundësi për origjinalitet në zhvillimin dhe/ ose aplikimin e ideve autonome në kontekst të kërkimit;
- Tregon aftësi për identifikimin e njohurive të zgjeruara dhe të thelluara;
- Tregon nivel njohurish dhe kompetencë në një apo më shumë fusha të veçanta shkencore;
- Ka njohuri të një apo të më shumë lëmenj, të cilat, në fushat e caktuara shkencore, bazohen në hulumtimet me më renome të hulumtimeve ndërkombëtare shkencore në këtë fushë shkencore.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Aftësi për zgjidhje kritike, të pavarur dhe krijuese të problemeve me një origjinalitet të caktuar në mjedise të reja ose dhe në kontekst multidisiplinar lidhur me fushën e studimit.
Aftësitë për të vlerësuar
- Aftësi sintetizimin dhe integrimin e njohurisë;
- Aftësi për t'u përballur me çështjet, sistematikisht dhe në mënyrë krijuese, për një vlerësim solid, madje edhe kur informacionet janë jo të plota ose të kufizuara, por të cilat i përfshijnë përgjegjësitë personale, sociale dhe etike në zbatimin e njohurive të fituara dhe të vlerësimit;
- Aftësi për identifikimin dhe përzgjedhjen e teorive shkencore, të metodologjive, mjeteve dhe shkathtësitë të përgjithshme nga fushëveprimi i lëndëve dhe inicimi i analizave dhe zgjidhjeve të reja në baza shkencore.
Aftësitë e komunikimit
- Aftësi për këmbimin e konkluzioneve dhe propozimeve me argumentim dhe me mbështetje racionale të tyre, si me persona profesionistë ashtu edhe me joprofesionistë, qartazi dhe paluhatshëm;
- Marrja e përgjegjësisë së konsiderueshme për rezultatet e përbashkëta; drejtimin dhe inicimin e aktiviteteve.
Aftësitë e të mësuarit
- Aftësi për njohjen e nevojave personale për dituri te mëtejshme edhe aftësi për veprim të pavarur dhe të mëvetësishëm gjate fitimit te diturive dhe aftësive dhe shkathtësive të reja në korniza shoqërore;
- Aftësi për marrjen e përgjegjësisë për zhvillim dhe përkryerje profesionale te mëtejshme.
Semestri 1
-
[9 SETK]
Politikat e BE
Lënda do të përqendrohet në temat që vijojnë:
- Në analizën e politikave publike në zgjedhjen e problemeve shoqërore;
në rrethanat historike që ndikojnë në gjenezën e analizës së politikave publike bashkëkohore, zhvillimi i analizës së politikave publike dhe tendat bashkëkohore në kërkimore në këtë fushë; specifika e zhvillimit të analizës së politikave publike në vende të ndryshme - SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Sllovenia ...)
- Në procesin e politikave publike dhe ciklin e politikave publike (struktura / fazat e procesit të politikave publike dhe ciklin e politikave publike; ndërlidhja në mes të fazave të procesit të politikave publike; përcaktimin e agjendës dhe alternative për zgjidhjen e problemeve shoqërore).
- Te aktorët relevantë në procesin e politikave publike (skena politike, rrjetet në politikë) dhe veçoritë e aktorëve shtetërorë (instrumentet e politikave publike);
në llojet e analizës së politikave publike, qasjet e hulumtimit dhe modelet e analizës së politikës (pluralizmi i qasjeve dhe modeleve dhe aplikimi i të njëjtave);
në rëndësinë e teorisë, qasjeve dhe koncepteve të analizës së politikave publike në hulumtimin dhe politikë-bërjen dhe zbatimi i politikave të përbashkëta evropiane në rrethanat e qeverisjes shumëshkallëshe; në zbatimin e analizës së politikave publike në tre politika; në kohezionin (politikat rishpërndarëse të BE), mjedisit (politikat rregulluese të BE) dhe arsimi (politika e zbatuar sipas metodës së hapur të koordinimit).
-
[6 SETK]
BE në ekonominë globale
Lënda trajton pozitën e BE-së në ekonominë globale dhe marrëdhëniet e BE-së me aktorët kyç në sferën e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare (SHBA, BRICS). Gjithashtu, lënda analizon faktorët më të rëndësishëm për një ekonomi të suksesshme dhe karakteristikat kryesore të BE-së, dhe më konkretisht ekzaminon dilemat aktuale të politikave të BE-së. Lënda përqendrohet në krahasimin e BE-së me hapësirat tjera të rëndësishme ekonomike globale, duke identifikuar përparësitë krahasuese dhe dis-avantazhet e BE-së dhe mundësitë për të përmirësuar pozitën e saj në nivel global.
-
[3 SETK]
Gjuhë e huaj profesionale 1
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lire 1
Lëndë zgjedhore të lira
-
Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari i përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
* T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
• T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
• T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
• Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t`u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore-gjuhë e huaj 1

Semestri 2
-
[9 SETK]
Teoritë e integrimit evropian
Në këtë lëndë do të analizohen teoritë kyçe të integrimit evropian (federalizmi, funksionalizmi dhe neo-funksionalizmi, teoria liberale e bashkëpunimit ndërqeveritar), teoria e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe teoria e shkencave politike nga konteksti i (jo) zbatueshmërinë së tyre në interpretimin dhe kuptimin e integrimit evropian. Studentët do të fitojnë dije të thelluara në lidhje me një gamë të gjerë të qasjeve teorike për të kuptuar origjinën dhe zhvillimin e integrimit evropian duke trajtuar mendimet e dijetarëve si David Mitrany, Ernst Haas, Karl Deutsch, Stanley Hoffman, Philippe Schimitter, Robert Keohane, Wayne Sandholtz, Andrew Moravcsik, Fritz Scharpf, Gary Marks dhe Thomas Risse. Lënda do tu ofroj studentëve që paralelisht të aplikojnë çdo teori në procesin e politikave publike (politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë, politikat e drejtësisë dhe çështjet e brendshme, ekonomike dhe unioni monetar) si dhe në proceset e fundit në Bashkimin evropian, siç janë zgjerimin e Bashkimit evropian dhe ndërtimi e një identiteti evropian në sferën e mbrojtjes.
-
[6 SETK]
E drejta e Bashkimit evropian
Lënda synon në mënyrë kritike të vlerësoj zhvillimin e BE-së dhe të kornizës së saj institucionale dhe funksionimin e rendit juridik, si dhe raportet në me BE-së dhe shteteve anëtare. Struktura bazë e lëndës (që adaptohet në nivel vjetor në pajtim me zhvillimet e BE-së dhe rendit juridik) është si vijon:
- Kuptimi i teorive dhe metodave të integrimit evropian: një rivlerësim të zhvillimit të idesë së Evropës dhe në veçanti arsyet për suksesin e integrimit evropian të pasluftës si dhe metodat kyçe të integrimit;
- Ndryshimet kushtetuese në Bashkimin Evropian: shtjellimi i BE-së si shtet dhe baza e " saj kushtetuese", krahasime të konstitucionalizmit evropian me rendin kushtetues të shteteve anëtare;
- Ndërtimi i institucioneve të BE-së: analiza e ekuilibrit institucional, e sistemit të kontrollit e ekuilibrit ndërmjet institucioneve të BE-së dhe e roleve të tyre përkatëse në funksionimin e BE-së;
- Ligji i BE-së, si rend juridik supranacional: kuptimi i parimeve themelore të ligjeve të BE-së (primati, efekti i drejtpërdrejtë, autonomia e ligjeve të BE-së) dhe sistemi i shqyrtimit gjyqësor sipas ligjeve të BE-së;
- Zhvillimi i kufijve (kornizës) të ligjeve të BE-së: analizë të raporteve ndërmjet BE-së dhe shteteve anëtare (çështja e ndarjes së kompetencave legjislative, parimi i subsidiaritetit), çështjet e hapura të supranacionalitetit evropian dhe solucionet për zgjedhjen e këtyre çështjeve;
- Zhvillimi dhe kufijtë e komunitetit politik evropian: kuptimi i zhvillimit të BE-së në dritën e teorive bashkëkohore të federalizmit, çështja e finalitetit të integrimit evropian, çështja e identitetit evropian dhe transformimet e mundshme kushtetuese në të ardhmen;
-
[3 SETK]
Gjuhë e huaj profesionale 2
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lire 2
Lëndë zgjedhore të lira
-
Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari i përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
* T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
• T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
• T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
• Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t`u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore - gjuhë e huaj 2
-
Anglishtja për qëllime specifike 1
Anglishtja për qëllime specifike 1 (Shkencat e komunikimit) është një kurs që zgjat një semester, vlerësohet me 6 kredi dhe është i obligueshëm për të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave të Komunikimit pas përfundimit të nivelit të katërt të aftësive bazë të Anglishtes. Ky kurs është i dizajnuar në atë mënyrë që të pajis studentët me aftësitë gjuhësore që janë të nevojshme për të lexuar, shkruar dhe për të kryer hulumtime në gjuhën Angleze, e më konkretisht në fushën e shkencave sociale. Kursi kryesisht përqëndrohet në studimin e teorive të komunikimit si në fjalime, në praktikat komunikuese duke filluar nga komunikimi ndërnjerzor dhe ai në grupe të vogla, identifikimi i problemeve dhe gjetja e nje zgjidhjeje me anë të komunikimit dhe gjerr tek të shprehurit për të informuar apo bindur. Në këtë kurs, duke mësuar në lidhje me proceset dhe praktikat e komunikimit, studentët do të fitojnë aftësi gjuhësore të nevojshme që të jenë në gjendje të prezentojnë kërkime, te punojnë dhe të komunikojnë në mënyrë efektive në gjuhën angleze në grupe të vogla mbrenda një diversiteti kulturor, si dhe të mësojnë gjuhën/shkathtësitë e nevojshme për të ruajtur dhe vlerësuar marrëdhëniet personale dhe për të analizuar dhe kritikuar marrëdhëniet e të tjerëve. Së fundi, ky kurs fokusohet në ngritjen e vetëdijes në lidhje me diversitetin social si një fakt i jetës kulturore që ka implikime të thella në komunikimin tonë me të tjerët. Pasi që komunikimi efektiv kërkon të menduarit kritik, ky kurs i kushton një vëmendje të veçantë inkurajimit të mendimit kritik.
-
Anglishtja për qëllime specifike 2
Anglishtja për qëllime specifike 2 (Shkencat e Komunikimit) është një kurs që zgjat një semester, vlerësohet me 6 kredi dhe është i obligueshëm për të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave të Komunikimit pas përfundimit të nivelit të katërt të aftësive bazë të Anglishtes. Ky kurs është i dizajnuar në atë mënyrë që të pajis studentët me aftësitë gjuhësore që janë të nevojshme për të lexuar, shkruar dhe për të kryer hulumtime në gjuhën Angleze dhe më saktësisht në fushën e shkencave sociale. Kryesisht ky kurs përqëndrohet në studimin e teorive të komunikimit, parimet dhe praktikat e intervistimit, argumentimi dhe debatimi dhe komunikimi në vendin e punës. Duke mësuar rreth proceseve të komunikimit studentët do të fitojnë aftësi gjuhësore të nevojshme për të argumentuar idetë e tyre dhe për të bindur anën tjetër. Ky kurs ka për qëllim të pajis studentët me një sërë strategjish sistematike që do të rrisin aftësitë e studentëve për të reaguar në mënyrë kritike dhe për të formuar argumente. Ky kurs do të ndihmojë studentët të parashtrojnë pyetje sa më konkrete, të japin përgjigje sa më të mira dhe të arrijn qëllimet e tyre gjatë karrierës në të ardhmen. Studentët do të mësojnë që të grumbullojnë arsye, të marrin informata të dobishme, të jenë të suksesëshëm gjatë argumentimit dhe të japin mendimin e tyre kritik.
Semestri 3
-
[9 SETK]
Seminar hulumtues-përgatitja e Tezës
Në këtë lëndë studentët do të trajnohen në lidhje me metodat e ndryshme hulumtuese, do të dizajnojnë hulumtimin e tyre origjinal që mund të jetë bazë për tezën e magjistraturës. Në këtë lëndë do të përfshihen qasje dhe parime të ndryshme metodologjike (prej racionalizmit deri te relativizmi). Lënda po ashtu inkorporon qasje cilësore, sasiore dhe të përziera. Do të vlerësohen problemet reale. Me aplikimin e këtyre metodave kujdes i veçantë do t’i kushtohet: grumbullimit të të dhënave dhe vlerësimit të cilësisë së tyre edhe për burimet primare (anketa, intervista, fokus grupe) por edhe për të dhënat dytësore (vëmendje e veçantë u kushtohet të dhënave nga Eurostati), analiza e të dhënave, prezantimi i rezultateve. Rekomandohet njohuri paraprake nga statistika dhe metodat hulumtuese (metodat multivariate apo ekonometri).
-
[6 SETK]
Çështje bashkëkohore në Bashkimin evropian si aktor kryesor
Lënda përqendrohet në çështjet (analizë vertikale) politike, ekonomike, zhvillimin shoqëror, juridike, mbrojtjen e ambientit, energjinë në BE si aktor global. Premisa bazë e analizës është ndërrajonalizmi. Lënda ofron përkufizimin e koncepteve siç janë rajoni, rajonalizmi, rajonalizimi ndërrajonalizmi. Gjithashtu, përqendrohet në qasjet teorike të studimit të regionalizmit dhe ndër-rajonalizmit. Lënda ofron njohuri mbi aspektin historik të rajonalizmit si fenomen dhe si koncept për analizë teorike. Më pas në këtë lëndë ofrohet një mapim i aktorëve në rajonalizmin dhe rajonalizimin dhe ngrit analizën në nivel ndër-rajonal të raporteve të BE-së me:
1) rajonet e institucionalizuara (ndërrajonalizëm i 'pastër'): BE-ja në raport me rajonet dhe sub-rajonet amerikane (p.sh. OAS, Unasur, Mercosur, Komuniteti Andeve), rajonet dhe sub-rajonet afrikane (Unioni Afrikan, SADDC, ECOWAS), rajonet dhe sub-rajonet aziatike (p.sh. ASEAN), sub-rajonet pacifike (Pacific Islands Forum), Gadishulli Arabik (Liga Arabe);
2) rajonet jo të institucionalizuara (ndërrajonalizmi ‘hibrid’): BE - Unioni për Mesdheun, BE-ACP), dhe 3) çështjet brenda transrajonalizmit (p.sh. Takimi Azi-Evropë - ASEM).
-
[3 SETK]
Punë praktike
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Politika e jashtme evropiane
Kjo lëndë përqendrohet në analizën e diversifikimit të politikave të përbashkëta të jashtme dhe te sigurisë së BE-së dhe në politikat e jashtme evropiane. Evoluimi i këtyre koncepteve pasqyrohet me analizën e kornizës primare të BE-së dhe zhvillimet më të reja të veprimeve të jashtme të BE-së, Gjithashtu në këtë lëndë përshkruhet kombinimi i politikave të përbashkëta dhe të sigurisë me relacionet e jashtme. Politika e jashtme evropiane ngërthen edhe politikat e jashtme të shteteve anëtarë të BE-së: Kështu, fillimisht lënda ofron një analizë gjithëpërfshirëse konceptuale të politikave të jashtme të shteteve dhe veprimit të jashtëm të BE-së. Së dyti, lënda ka për qëllim të aplikojë kornizën konceptuale në rastet individuale të veprimit të jashtëm të BE-së dhe politikat e jashtme të vendeve të zgjedhura. Kjo analizë realizohet në tri dimensione :
a) analiza e ambientit të politikës së jashtme,
b) analiza e procesit të politikës së jashtme (formulimi, vendimmarrje, zbatimi dhe
c) analiza e politikës së jashtme (vlerat, qëllimet dhe strategjia).
-
Siguria evropiane
Lënda do të përqendrohet në analizën dhe vlerësimin e paradigmave bashkëkohore të sigurisë, në procesin e evoluimit të konceptit të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimin në mes BE-së dhe NATO në sferën e sigurisë, si dhe rolin e institucioneve tjera evropiane në sferën e sigurisë (p.sh OSBE).
-
Analiza e vlerave evropiane
Kjo lëndë përqendrohet në sintetizimin e qasjeve teorike dhe gjetjeve empirike në lidhje me dinamikën e ndryshimeve në shoqëritë evropiane në kontekstin zgjerimit të BE-së. Tema e hulumtimit është krahasimi, vlerësimi dhe interpretimi i observimeve, besimit, dhe sjelljes së popullatës së BE-së. Pyetësori që paraqet bazën empirike të lëndës paraqet koncept të gjerë tematik meqenëse ngërthen çështje siç janë vlerat politike, sociale, ekonomike dhe religjioze të popullatës në BE. Gjatë semestrit studentët do të përfitojnë njohuri me të gjitha dimensionet e hulumtimit krahasues në shkencat sociale duke shfrytëzuar data bazat ,,online,, me theks në zhvillimin e shkathtësive të interpretimit substancial, argumentimit në shkencat sociale, përdorimin analitik, sintezën dhe analizën e gjetjeve të hulumtimit.
-
Diplomacia e BE
Lënda fokusohet në Bashkimin Evropian si një aktor në marrëdhëniet ndërkombëtare nëpërmjet aktivitetit diplomatik. Një segment i kësaj analize konceptualizon diplomacinë e BE-së në bazë të të qenit unik në BE si aktor shumë nivelësh dhe shumë anëtarësh, që hyn në marrëdhënie me aktorët tjerë (shtetet, organizatat universale dhe totale dhe aktorët joqeveritarë) në mënyrë unike. Korniza bazike juridike e diplomacisë së BE-së është shërbimi i veprimit të jashtëm evropian nocion i përcaktuar në Traktatin e Lisbonës dhe përbërja e saj është përcaktuar nga institucionet e BE-së dhe vendet anëtare të BE-së. Një vështrim i qasjeve teorike për hulumtimin e BE-së dhe politikës së jashtme nënkupton e aktiviteteve bazike diplomatike të BE-së në botë. Lënda përqendrohet në aktorët e politikave të jashtme të BE-së dhe relacionet në mes tyre dhe bazën kontraktuale për veprimin e jashtëm të instrumenteve të politikave të jashtme të BE-së. Aplikimi i kësaj dije tek një numër i caktuar i rasteve në diplomacinë e BE-së siç janë:
a) marrëdhëniet bilaterale (në mes të shteteve anëtare të BE-së dhe subjekteve të treta në marrëdhëniet ndërkombëtare),
b) marrëdhëniet multilaterale (në kuadër të Evropës dhe marrëdhëniet ndërkombëtare), dhe
c) marrëdhëniet multibilaterale (negociatat me BE-në dhe shtetet anëtare me vendet e treta në mënyrë individuale do të fokusohet në problemin e konsistencës së aktorëve të ndryshëm, objektivat dhe resurset e tyre në nivele të ndryshme të diplomacisë së BE-së.
-
Mirëqeverisja në BE
Lënda trajton bazat teorike për analizën e mjedisit socio-ekonomik për zhvillimin dhe afrimin e shoqërisë së dijes dhe ekonomisë në kuadër të kornizës së BE-së. Kujdes i veçantë i kushtohet konceptit të qeverisjes (socio-ekonomike), siç është përkufizuar nga OECD në kuadër të tranzicionit nga ekonomia e hapur neoklasike dhe qasja konkurruese në një koncept ku elaborimi i objektivave strategjike, vlera dhe politikat për implementimin e tyre bazohen në konsensusin e palëve të interesuara në nivel të BE-së, shteteve anëtare dhe rajoneve. Analiza përfshin marrëdhëniet interaktive si dhe sinergjinë pozitive / negative në kuadër të kornizës zhvillimore globale, përmbajtjen dhe kulturën e vendimeve dhe politikave në BE, planifikimin dhe zhvillimin e politikave të përbashkëta siç janë: arsimi i lartë, politikat e zhvillimit ndërkombëtar, politikat në sferën e inovacionit, si dhe në determinantat tjera të zhvillimit që rezultojnë me zhvillim ekonomik, cilësi të jetesës dhe ambientit, si dhe në identitetin e përbashkët të BE-së dhe shteteve anëtare. Kujdes të veçantë i kushtohet procesit të formulimit të politikave në kuadër të BE-së dhe qeverisjes gjatë fazave të implementimit si në nivelin e BE-së ashtu edhe të shteteve anëtare.
-
BE dhe zhvillimi global
Kjo lëndë trajton çështjen e zhvillimit të vendeve të botës së tretë dhe relacionet e tyre me vendet e zhvilluara, kryesisht me BE. Kujdes i veçantë në këtë lëndë u kushtohet problemeve të brendshme të zhvillimit duke analizuar tiparet specifike të ambientit socio-ekonomik të këtyre vendeve si dhe mënyrën e intervenimit të BE-së si donator më i madh në nivel global. Duke marrë parasysh se aspektet ndërkombëtare ndikojnë në zhvillimin ekonomik, çështjet si tregtia ndërkombëtare, ndihmat dhe investimet kanë trajtim të veçantë në këtë lëndë.
Lënda ka përmbajtjen si vijon:
- Përkufizimi dhe përmbajtja e ekonomisë zhvillimore, trajtimi historik i zhvillimit ekonomik, teoritë dhe strategjitë e zhvillimit, çështjet dhe problemet e zhvillimit (dimensioni i jashtëm dhe dimensioni i brendshëm);
- Varfëria/distribuimi jo i drejtë i pasurisë;
- Çështjet e popullsisë -, demografia, shëndetësia, arsimi;
- Punësimi, zhvillimi rural dhe urban, migracioni;
- Bujqësia në vendet në zhvillim.
Problemet e zhvillimit dhe çështjet/ aspekte ndërkombëtare / të jashtme:
- Tregtia ndërkombëtare;
- Financat ndërkombëtare dhe zhvillimi: ndihmat për zhvillim, çështjet e borxhit;
- Investimet e drejtpërdrejta të jashtme dhe zhvillimi;
- Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 2

Semestri 4
-
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Ky modul u mundëson studentëve të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe të bëjnë detyra më të ndërlikuara - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme dhe aftësitë e shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, si: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.