KLUBI I MENAXHMENTIT
Menaxhmenti, si një ndër degët ekonomike më të rëndësishme, zgjon interesim të posaçëm tek studentët, për shkak të natyrës së tij që kërkon: vëmendje, kreativitet, organizim të mirë, përpunim të saktë të informatave, udhëheqës të mirë si dhe mundësi që për raste të caktuara të kërkohen zgjidhje të reja.
KLUBI I MARKETINGUT
Arsyet e formimit të këtij klubi janë të shumta: rritja e vetëdijes së studenteve për degën e Marketingut, si dhe dhënia e mundësisë së shprehjes së talentit dhe aftësive të tyre. Jemi dëshmitarë se marketingu gjithnjë e më shumë po bëhet vendimtar në suksesin e kompanive, prandaj ata i kushtojnë rëndësi të veçantë pikërisht sektorit të marketingut.
KLUBI JURIDIK
Arsyet e formimit të këtij klubi janë të shumta: rritja vetëdijes së studenteve për degën e Drejtesisë si dhe dhënia e mundsisë së shprehjes së talentit dhe aftësive të tyre në lëmin e jurispodencës. Klubi u themelua më 21 Janar 2008 dhe vepron në kuadër të Unionit të Studentëve të UEJL-ës.
KLUBI I ADMINISTRIMIT PUBLIK
Duke e parë të nevojshme themelimin e Klubit te AdministrItimit Publik të universitetit tonë, Unioni i Studentëve, më 21 Janar 2008, formoi Klubin e Adminisrimit Publik. Arsyet e themelimit janë të shumta: rritja e vetëdijes së studentëve për drejtimin e tyre, si dhe mundësia e përsosmërisë profesionale mbi vlerat e mirëfillta të këtij drejtimi.
KLUBI I PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE
Arsyet e formimit të këtij klubi janë të shumta: rritja e vetëdijes së studenteve për çështje sociale të shoqërisë si dhe dhënia e mundësisë së shprehjes së talentit dhe aftësive të tyre në lëmin e Punës dhe Politikës Sociale. Klubi përbëhet prej studentëve të Programit Studimor të Punës dhe Politikës Sociale që meret me çështjet sociale të shoqërisë dhe ka për qëllim zgjidhjen e problemeve nga sfera sociale.
Për më tepër informacione kontaktoni Unionin e Studentëve:
Tel: +389 44 356 036
E-mail: us@seeu.edu.mk
web: www.us-uejl.org