1. Pagesa për studime për gjithë vitin akademik paraprakisht kur të regjistrohen. Për studentët që paguajnë paraprakisht për gjithë vitin akademik mundësohet lehtësim prej 3% nga detyrimi vjetor.
2. Pagesa për studime në dy këste. Studentët që zgjedhin pagesën në dy këste duhet të bëjnë pagesën e semestrit dimëror me regjistrimin e parë por jo më vonë se 30 shtator kurse pagesën e semestrit veror deri më 28 shkurt të vitit gjegjës akademik.
3. Pagesa në katër këste të barabarta sipas këtij plani:
a. Për studime deridiplomike:
Kësti i parë Paraprakisht me regjistrimin e parë, por jo më vonë se 30 shtatori;
Kësti i dytë 31 nëntori;
Kësti i tretë 28 shkurti;
Kësti i katërt 30 prilli.
b. Studime master dhe studime të doktoraturës:
Kësti i pare Paraprakisht me regjistrimin e parë, por jo më vonë se 30 shtatori;
Kësti i dytë 31 dhjetor;
Kësti i tretë 28 mars;
Kësti i katërt 31 maj.
Për studentët që zgjedhin të paguajnë detyrimet në katër këste aplikohet ngarkesë/pagesë shtesë. Pagesa shtesë përcaktohet nga Bordi i Universitetit.