Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të mërkurën (15 maj 2013), në praninë e ministrave të ekonomisë dhe arsimit të Maqedonisë, kryetares së Tetovës dhe përfaqësuesve të disa ambasadave të akredituara në Maqedoni u bë hapja solemne e Parkut Teknologjik.
Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së nën udhëheqjen e dekanit, Prof. Dr. Ismail Zejneli, prodekanit Doc. Dr. Jeton Shasivari si dhe profesorëve: Prof. Dr. Asllan Bilalli dhe prof. dr. Adnan Jashari, realizuan vizitën studimore në Spanjë, me ç'rast vizituan Senatin e Kortesit spanjoll në Madrid, ku u njoftuan për së afërmi mbi historikun, organizimin, përbërjen, funksionet dhe procedurat ligjvënëse parlamentare.
Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe Kompania Ecolog, të martën (14 maj 2013) kanë nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi, ku theksohet bashkëpunimi, objektivat, vizioni dhe partneriteti ndërmjet të dy palëve. Kjo Marrëveshje në veçanti e thekson partneritetin ndërmjet UEJL-së dhe kompanisë Ecolog dhe bashkimin e forcave të tyre në zhvillimin dhe realizimin e programit të ciklit të dytë Menaxhimi me Projektet i përshtatur për të ndjekur trendet e industrisë/tregut të punës dhe kujdeset jo vetëm për nevojat kompanisë Ecolog, por edhe punëdhënësit tjerë vendor dhe ndërkombëtarë që veprojnë në kontekst ndërkombëtar dhe global.
Të premten (10 maj 2013), në UEJL, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze organizoi simpozium mbi veprimtarinë e poetes amerikane Sylvia Plath për të shënuar 50 vjetorin e vdekjes së saj. Me këtë rast u organizuan edhe gara recitale të poezisë së Sylvia Plat, në të cilën morën pjesë rreth 40 nxënës të shkollave të mesme, nga qytete të ndryshme Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Shkupi.
Dekani i Fakultetit Juridik të UEJL-së në takim zyrtar me Dekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit Autonom të Madridit
Një delegacion nga 5 universitete të Shqipërisë, në kudër të projektit të përkrahur nga USAID – Rritje Albania, ka qëndruar në Universitetin e Evropës Juglindore me qëllim të marrjes së përvojës lidhur me themelimin dhe funksionimin e Qendrës së Karrierës si dhe përfshirjen e lëndëve për zhvillimin e karrierës në planprogramet studimore.
Të enjten (9 maj 2013) në kampuset e UEJL-së në Tetovë dhe Shkup, nëpërmjet ligjëratave enkas për këtë ditë u shënua Dita e Evropës.
Në Universitetin e Evropës Juglindore të mërkurën ( 8 maj) u hap solemnisht Panairi i Karrierës, i cili organizohet nga Qendra e Karrierës.
Punëtoria u mbajt 26 prill 2013 në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. 29 profesorë të shkollave të mesme nga qytete të ndryshme të Maqedonisë morën pjesë në punëtori dhe në fund u shpërblyen me një certifikatë për përfundimin e suksesshëm të kësaj punëtorie.
Në qendrën Informative të Komisionit Evropian në Shkup, të enjten (25 prill 2013) u bë promovimi i programit të ri studimor (diplomë e përbashkët), Studime Evropiane në organizim të Universitetit të Evropës Juglindore dhe Universitetit të Lubjanës.
Ligjëratë inauguruese e akademik Abdylmenaf Bexheti në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë
Të mërkurën (24 prill 2013), në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës u mbajt ligjërata inauguruese e akademik Alajdin Abazi me temë "KONCEPTET E RRJETAVE ENERGJETIKE INTELIGJENTE DHE KUALITETI I FUQISË".
“Simply Visualizing Politics.” është projekti, i cili duhet të realizohet brenda gjashtë muajve, kurse bartës të projektit janë profesorët Visar Shehu dhe Adrian Besimi, ligjërues në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore të Universitetit të Evropës Juglindore.
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të premten dhe të shtunën (19-20 prill 2013) u mbajt Panairi tradicional i shkollave të mesme të Maqedonisë “Randevu Arsimore”. Në panair morën pjesë rreth 1000 nxënës nga 25 shkolla të mesme të Maqedonisë, së bashku me arsimtarët e tyre.
Maturantët , prindërit, profesorët nga shkollat e mesme dhe të gjithë të interesuarit të tjerë, të shtunën (13 prill 2013), në kudër të manifestimit “Dita e Hapur” patën mundësi që të njihen me programet studimore që i ofron Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) për vitin e ri akademik 2013/2014 dhe me tërë infrastrukturën përcjellëse që e posedon universiteti për studime të standardizuara ndërkombëtare.
Delegacioni i Universitetit të Evropës Juglindore i udhëhequr nga Rektori Prof.Dr. Zamir Dika, Dekani i Fakultetit të SHTB-së Prof. Betim Çiço dhe Prodekani i Fakultetit të SHTB-së Adrian Besimi në periudhën 8-10 prill kryen një vizitë të suksesshme në Universitetin Linnaeus në Växjö, Suedi, duke realizuar një seri takimesh frytdhënëse me përfaqësuesit më të lartë të këtij universiteti.
Prodekani i Fakultetit Juridik mori pjesë në mbrojtjen e projekt detyrave të maturantëve të Gjimnazit të Tetovës
Takim me studentët romë me rastin e Ditës së romëve
Instituti për të drejtat e njeriut nga Universiteti i Kolumbisë në Nju Jork dhe Instituti “Maks van der Shtul” nga Universiteti i Evropës Juglindore nga 26-28 mars kanë realizuar trajnimin e mësimdhënësve nga universitetet e Ballkanit Perëndimor për bartjen e kurrikulës në kuadër të programit “Zgjidhja e konflikteve dhe harmonia sociale”.
Nga 26-28 mars 2013, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ekspertë nga Universiteti i Kolumbisë në Nju Jork, do t’i trajnojnë mësimdhënësit e universiteteve të Ballkanit Perëndimor (Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë), që në kuadër të planprogrameve për Programin “Zgjidhja e konflikteve dhe harmonia sociale”, të jenë të gatshëm ta ligjërojnë këtë lëndë në universitetet e tyre.