Konferencën e shpalli të hapur prorektori për hulumtime i UEJL-së, Prof. Dr. Blerim Reka, i cili tha se kjo konferencë ka një temë shumë të rëndësishme dhe mbahet në një kohë po aq të rëndësishme.
Demush Bajrami, këshilltar i rektorit, tha se decentralizimi nënkupton që vendimet të cilat i përkasin atij niveli të qeverisjes në të edhe të zbatohen.
Në konferencë mori pjesë edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë, Nevzat Bejta, i cili tregoi përvojën e tij si kryetar komune, deputet dhe ministër në realizimin e këtij procesi në Maqedoni.
Drejtori i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare, Prof. Dr. Ylber Sela tha se qëllimi i konferencës është vlerësimi i procesit të decentralizimit, çfarë është bërë deri më tani, problemet që janë hasur gjatë këtij procesi dhe cilat janë tendencat për të ardhmen.