Buletini nr. 18
-
UEJL me ofertë konkrete për perspektivën e tregut global të punës
Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, më 9-13 prill, i hapi dyert për të gjithë maturantët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit tjerë për aktivitetin "Ditët e hapura". Ky universitet është i pari, i cili ka bërë organizimin e këtij aktiviteti jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon dhe tashmë, duke u shndërruar në aktivitet tradicional.
-
U mbajt testimi për bursat meritore
Për vitin e ri akademik 2012/2013, universiteti ka siguruar 146 bursa për studentët e ri.
-
Garë midis studentëve për ide më kreative për biznes
Më 9 dhe 10 prill 2011, në Universitetin e Evropës Juglindore në kuadër të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, për herë të parë u mbajt garë për ide kreative dhe të arsyeshme për biznes, e emëruar si “CST CUP”.
-
TIK – përparësi në UEJL
Duke qenë se UEJL është i pajisur shumë mirë me teknologjitë e informimit dhe te komunikimit (TIK), interesante është fakti që të shihet impakti që kanë këto ivestime në planin personal e institucional të përdorimit të ketyre kapaciteteve.