
Programi: |
Zbatimi i Teknologjive të Informacionit dhe të Komunikimit (TIK) në Procesin Mësimor (2019/2020) |
Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
Fakulteti: | Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore |
Kodi i programit: | N-MCSTAICTT60C |
Viti akademik: | 2023 / 2024 |
Titulli: | Magjistër i Informatikës / Drejtimi: Zbatimi i Teknologjive të Informacionit dhe të Komunikimit (TIK) në Procesin Mësimor |
SETK: | 60
(1 vit)
![]() |
Vendimi: |
![]() |
Zbatimi i teknologjive të informacionit dhe të komunikimit (TIK) në procesin mësimor - 60 ECTS është një program koheziv studimi i dizajnuar për të rritur njohuritë, aftësitë dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe të të tjerëve me një qasje bashkëkohore për adoptimin e njohurive të reja. Këto studime master përqendrohen në shfrytëzimin sa më efektiv të teknologjisë në fushën e arsimit dhe mësimdhënies. Gjatë këtyre studimeve fitohen njohuri të reja rreth asaj se si të hartohet një program, që bazohet në teknologjinë, përdorimin e teknologjive të informacionit për përgatitjen dhe mirëmbajtjen e orëve, si dhe përdorimin dhe zhvillimin e platformave për të mësuar. Po ashtu në këtë cikël bëhet krijimi i përmbajtjeve arsimore digjitale, e-mësim, aplikacione arsimore dhe projekte multimediale në klasë. E tërë kjo ofron zhvillimin profesional për mësuesit dhe të interesuarit të tjerë për studime në arsim. Studimet janë të bazuara në hulumtimet e fundit dhe në praktikat në e-mësim dhe përmirësimin e të mësuarit përmes TIK. Ky program zhvillon aftësitë praktike dhe të kuptuarit analitik të TIK, si dhe të nxënit elektronik dhe rolit të tij në praktikën profesionale.
Studenti i cili do ta përfundoj këtë program studimor do të aftësohet për:
- zbatimin e TIK në procesin e mësimdhënies dhe vlerësimit - kontrollimit;
- dizajnimin e lëndëve moderne;
- dizajnimin e lëndëve për studentë me nevoja të veçanta;
- ndjekjen dhe të kuptuarit e trendeve zhvillimore të TIK dhe zbatimin e saj në mësimdhënien moderne.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Aftësi për zhvillimin dhe aplikimin e TI ideve origjinale dhe kreative me qëllim sigurimin e kualitetit në mësimdhënie.
- Aftësi për aplikimin e TI shkathtësive dhe njohurive dhe demonstrimin e kompetencave speciale nga shkencat kompjuterike dhe informatika me qëllim organizimin e mësimdhënies interaktive në arsim.
- Posedimi i njohurive dhe të kuptuarit nga fusha e shkencave kompjuterike, inxhinieri (programim, ueb teknologjitë, bazat e të dhënave, hyrje në rrjeta, sistemet kompjuterike dhe të informacionit dhe multimedia);
- Posedon njohuri nga një ose më shumë fusha, që mund ta karakterizojnë studentin si ekspert në aplikimin e njohurive në fushën e dhënë.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Aftësia që në mënyrë kritike, të pavarur dhe kreative të zgjidhin probleme të pa njohura deri atëherë ose në rrethana me të cilat nuk kanë përvoja paraprake në arsim. Planifikimi, udhëheqja dhe evaluimi i hulumtimeve të pavarura në domenin e arsimit, por edhe krijimin dhe implementimin e materialeve përkatëse interaktive, mjeteve multimediale për mësim dhe online testimet përmes lojërave;
- Kreativiteti dhe origjinaliteti në interpretimin e dijes nga informatika për të zgjidhur problemet që lidhen me objektivat dhe materiale në fushën, ku ata japin mësim;
Aftësitë për të vlerësuar
- Aftësi për integrim kreativ dhe sintezë e njohurive nga më shumë fusha në arsim, si dhe administrimi i procesit arsimor dhe evaluimi i nxënësve me aplikimin e mjeteve të TI-së të krijuara për një problematikë të caktuar. Krijimi i proceseve edukative me përdorimin e veglave dhe teknikave kompjuterike;
- Aftësi për t'u përballur me situata komplekse, që lidhen me proceset specifike arsimore, që rezultojnë në kohë reale në arsim;
- Aftësi për të identifikuar instancat e duhura të specializuara në arsim dhe sjelljen e vendimeve të bazuara në mungesë të informatave të kompletuara, ose të dhënave të bazuara në parimet personale, sociale dhe etike dhe përgjegjësitë e lidhura me aplikimin e njohurive dhe të kuptuarit;
Aftësitë e komunikimit
- Aftësi për këmbimin e përfundimeve dhe sugjerimeve me argumentim dhe mbështetje e arsyeshme e tyre, si me njerëz ekspertë, ashtu edhe me joekspertë, qartë dhe pa mëdyshje;
- Marrja e përgjegjësive të konsiderueshme për rezultatet e përbashkëta;
- Drejtimi dhe inicimi i aktiviteteve.
Aftësitë e të mësuarit
- Aftësia për identifikimin e nevojave personale dhe të drejtimeve për kualifikim individual dhe autonom dhe performancën e saj të pavarur dhe autonome në fushat e zakonshme informatike;
- Aftësi për marrjen e përgjegjësive për studim të vazhdueshëm individual në fushat e specializuara të biznesit dhe informatikës në kuadër të rrjetit ekonomik;
- Aftësi për marrjen e përgjegjësive për zhvillimin dhe përmirësimin e mëtutjeshëm profesional.
Semestri 1
-
[MICTT-105]
[6 SETK]
Dizajnimi i e-Mësimit: Të mësuarit, Instruksionet dhe Vlerësimi
Lënda mbulon metodologjinë, aftësitë dhe teknikat e nevojshme për zhvillimin e zgjidhjeve efektive të mësimit elektronik. Kjo lëndë siguron themelin për zhvillimin e mësimdhënies. Qëllimet kryesore përfshijnë: -Vlerësimin e teorive, parimeve, metodologjive dhe teknikave aktuale të të mësuarit në internet -Krijimin e zgjidhjeve interaktive eLearning, që i plotësojnë nevojat e nxënësve -Ndërtimi i njohurive dhe aftësive të forta për të dizajnuar ndërveprimet e eLearning, që e rrisin efektivitetin e të mësuarit.
-
[MICTT-106]
[6 SETK]
Analiza e të Dhënave
Qëllimet e lëndës janë: Të kuptuarit e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave; Përdorimi i probabilitetit dhe statistikave në analizën e të dhënave; Ndarja midis analizës statistikore deskriptive dhe inferenciale; Prodhimi i vizualizimeve efektive për të dhënat e fituara dhe të përgatitura; Kryerja e analizave të të dhënave duke përdorur R; Nxjerrja e rezultateve nga analizat statistikore dhe sigurimi i njohurive më të mëdha për të dhënat; Vlerësimi i rezultatve nga testet e ndryshme statistikore.
-
[MAICTT-103]
[6 SETK]
Metodologjia e Hulumtimit
Kjo lëndë ofron një hyrje gjithëpërfshirëse në metodologjitë kërkimore, teoritë dhe protokollet themelore kërkimore, si dhe në shkrimin e propozimeve kërkimore. Studentët, në këtë lëndë do të mësojnë për natyrën ciklike të kërkimit të aplikuar dhe procesin iterativ të shkrimit kërkimor. Lënda i mëson studentët si ta identifikojnë temën e studimit, si të formulojnë pyetje, të organizojnë grumbullim të literaturës dhe të zgjedhin projektet dhe metodologjitë e duhura kërkimore. Deri në fund të lëndës, studentët do të përfundojnë një propozim, që përfshin një hyrje, përkufizim të problemit (kuptimin e studimit), përmbledhje të literaturës, seksion për metodologjinë, referencat dhe orarin e projektit.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [MAICTT-102] Sistemet Kompjuterike
- [MAICTT-301] Hyrje në Bazat e të Dhënave
- [MAICTT-203] Multimedia në Arsim
- [MAICTT-201] Softueri i Dedikuar për Arsim
- [MAICTT-101] Hyrje në Teknologjitë Arsimore
- [MAICTT-302] Etika Profesionale e Teknologjive të Informacionit
- [MAICTT-202] Teknologjitë Ndihmëse për Nxënësit me Nevoja të Veçanta
- [EMAICTT-202] Dizajnimi dhe Evaluimi i Rrethinave për Mësim i Bazuar në Ueb
- [EMAICTT-201] Përpunimi i të Dhënave në Arsim
- [MAICTT-104] Sistemet e Menaxhimit të Mësimit
- [MAICTT-204] Krijimi i Përmbajtjeve Digjitale
- [MAICTT-205] Gamifikimi i Mësimit
- [MAICTT-304] Mediat Sociale në Arsim
- [MFE07] Aplikacione për Përpunimin Statistikor të të Dhënave
- [EMAICTT-203] Mjetet për Shkrimin e Punimeve Shkencore
- [MFE01] Retorika
- [MFE02] Multilingualizmi dhe Multikulturalizmi
- [MFE05] Komunikimi Profesional
- [MFE11] Menaxhimi i Projekteve
- [MFE12] Metodat e Optimizimit
- [MFE13] Çështjet Etike dhe e Drejta në Teknologjitë e Informacionit (TI)
- [MFE14] Mbrojta e të Drejtave të Njeriut
- [MFE15] Аplikacionet e TI për Përpilimin e një Punimi Shkencor
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [MAICTT-102] Sistemet Kompjuterike
- [MAICTT-301] Hyrje në Bazat e të Dhënave
- [MAICTT-203] Multimedia në Arsim
- [MAICTT-201] Softueri i Dedikuar për Arsim
- [MAICTT-101] Hyrje në Teknologjitë Arsimore
- [MAICTT-302] Etika Profesionale e Teknologjive të Informacionit
- [MAICTT-202] Teknologjitë Ndihmëse për Nxënësit me Nevoja të Veçanta
- [EMAICTT-202] Dizajnimi dhe Evaluimi i Rrethinave për Mësim i Bazuar në Ueb
- [EMAICTT-201] Përpunimi i të Dhënave në Arsim
- [MAICTT-104] Sistemet e Menaxhimit të Mësimit
- [MAICTT-204] Krijimi i Përmbajtjeve Digjitale
- [MAICTT-205] Gamifikimi i Mësimit
- [MAICTT-304] Mediat Sociale në Arsim
- [MFE07] Aplikacione për Përpunimin Statistikor të të Dhënave
- [EMAICTT-203] Mjetet për Shkrimin e Punimeve Shkencore
- [MFE01] Retorika
- [MFE02] Multilingualizmi dhe Multikulturalizmi
- [MFE05] Komunikimi Profesional
- [MFE11] Menaxhimi i Projekteve
- [MFE12] Metodat e Optimizimit
- [MFE13] Çështjet Etike dhe e Drejta në Teknologjitë e Informacionit (TI)
- [MFE14] Mbrojta e të Drejtave të Njeriut
- [MFE15] Аplikacionet e TI për Përpilimin e një Punimi Shkencor
Semestri 2
-
[MAICTT-400]
[30 SETK]
Punimi i Magjistraturës
Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - Punimin e Magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.