
Programi: |
Studime të Sigurisë (2020/2021) |
Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
Fakulteti: | Drejtësia |
Kodi i programit: | SEC60 |
Viti akademik: | 2022 / 2023 |
Titulli: | Magjistër i shkencave juridike - Drejtimi: Studime të sigurisë |
SETK: | 60
(1 vit)
![]() |
Vendimi: |
![]() |
Programi studimor studime të sigurisë synon të ofrojë një gamë të moduleve që do ta përfshijnë bazën e të dijeve ndërkombëtare juridike për afrimin drejt profesionet juridike dhe profesionet që lidhen me lëmin e të drejtës ndërkombëtare dhe të sigurojë njohuri të fuqishme, të veçanta dhe sistematike për institucionet dhe koncepcionet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbi gjendjen dhe perspektivën e tyre në rajon dhe botë.
Diploma e Fakultetit juridik njihet nga Oda e avokatëve dhe e noterëve në RMV. Titujt profesionalë të avokatëve dhe të noterëve kërkojnë regjistrim formal në këto oda. Diploma e Fakultetit juridik u mundëson studentëve një qasje në organet shtetërore, sidomos në organet gjyqësore si: gjyqësia dhe prokuroritë publike. Fakulteti juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për trajnimin e gjykatësve dhe të prokurorëve publikë në RMV. Studentëve që do të kenë ambicie të merren me punë hulumtuese shkencore, Fakulteti juridik i UEJL-së, u mundëson vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studime të doktoratës). Studentët në këtë program, gjithashtu profesionalisht aftësohen edhe për të gjitha profesionet në fushën e sigurisë nacionale dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë të ushtrimit të profesioneve në kuadër të organeve të sistemit të sigurisë në vend.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Ka njohuri të avancuara teorike dhe praktike mbi sistemin e sigurisë nacionale dhe i riprodhon njohuritë mbi qëllimet dhe standardet e sigurisë;
- Ka njohuri dhe kuptime specifike mbi masat dhe veprimet preventive dhe represive të sigurisë në kuadër të menaxhimit me situata të krizës dhe mbi prioritetet në fushën e sigurisë;
- Ka njohuri të detajuara mbi kuptimin dhe pranimin e parimeve themelore të etikës profesionale në fushën e sigurisë;
- Ka kuptim specifik mbi teknologjitë dhe metodologjitë e hulumtimit në fushën e sigurisë;
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- I identifikon dhe i zbaton politikat, procedurat dhe rregullat në fushën e sigurisë;
- I identifikon dhe i analizon çështjet më komplekse në fushën e sigurisë, duke marrë pjesë aktivisht në të gjitha fazat e implementimit të politikave, të procedurave dhe të vendimeve në fushën e sigurisë dhe në krijimin e standardeve të sigurisë në organizata dhe institucione të fushës së sigurisë;
- I interpreton dhe i diskuton çështjet bashkëkohore komplekse që ndërlidhen me rreziqet, sfidat dhe kërcënimet në fushën e sigurisë;
- Formulon plane, raporte dhe dokumente strategjike në lëmin e menaxhimit me situata të krizës dhe të shfrytëzimit të teknikave e të mekanizmave kontrolluese të standardeve të sigurisë;
- I zbaton njohuritë e përfituara nëpërmjet hulumtimit të procesit të zgjidhjes së çështjeve komplekse dhe praktike të sigurisë;
Aftësitë për të vlerësuar
- Merr vendime për zgjidhjen e rasteve më komplekse praktike nëpërmjet hulumtimit të krijimit të politikave, procedurave dhe vendimeve nga fusha e sigurisë;
- I vlerëson dhe i dallon standardet e sigurisë të organizatave dhe të institucioneve nga fusha e sigurisë;
- Ka mendim më të zhvilluar kritik përmеs metodës së analizës dhe të krahasimit.
Aftësitë e komunikimit
- Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e sigurisë.
- Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe në debatin shkencor.
- I përdor gjuhët zyrtare të universitetit dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore.
Aftësitë e të mësuarit
- Zhvillon rregullore të punës kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
- Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në shërbimet diplomatike-konsullore të shtetit.
Semestri 1
-
[MCCR1220]
[6 SETK]
E drejta penale materiale
Bazë për mësimdhënie në këtë lëndë janë programet e lëndëve e drejta penale - pjesa e përgjithshme dhe e drejta penale - pjesa e posaçme. Me rastin e zhvillimit të mësimit në këtë lëndë, në vend të metodës tradicionale eks katedra, aktivisht do të zbatohet metoda e studimit të rastit si dhe metoda klinike.
-
[MCCR1040]
[6 SETK]
Kriminologjia
Përvetësimi i njohurive të avancuara mbi lëndën e studimit të kriminologjisë dhe të institucioneve kryesore kriminologjike, çështjet dhe tendencat bashkëkohore si dhe të bëhen studime mbi ndikimin e faktorëve të ndryshëm në kryerjen e veprave penale, ekzaminimet kriminologjike lidhur me kryesin dhe viktimën e veprës penale si dhe identifikimi dhe analizimi çështjeve bashkëkohore kriminologjike.
-
[MCCR2040]
[6 SETK]
Kriminalistika
Specializimi në këtë fushë është i nevojshëm sidomos për ato kuadro që do të punojnë në organet e drejtësisë – në gjykata, prokurori publike dhe në policinë gjyqësore. Kriminalistika në thelbin e saj e ka legjislacionin penal material dhe procedural, si dhe aktet nënligjore që burojnë prej zbatimit të tyre. Çdo qenie ligjore e veprës penale pëmban në vete përcaktimin e tërësisë së fakteve dhe të rrethanave që janë relevante për zgjidhjen e gjithanshme dhe të drejtë të rastit penal.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [MCCR3030] E drejta e kundërvajtjeve
- [EM478] Metodika kriminalistike
- [MCCR3010] Viktimologjia
- [MCCR2010] Penologjia
- [MCCR1310] E drejta procedurale penale
- [MCCR1420] Delikuenca e të miturve
- [EM477] E drejta penale krahasuese e të miturve
- [MCCR3020] Krimi i organizuar
- [MCSS2031] Teknikat dhe taktikat kriminalistike
- [MCSS2032] Psikologjia kriminalistike
- [EMSS3030] Kriminaliteti kompjuterik
- [MCSS3040] Etika në kriminalistikë
- [MCSS2030] E drejta policore
- [MFE01] Retorika
- [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
- [MFE15] Аplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
- [MFE05] Komunikimi profesional
- [MFE11] Menaxhimi i projekteve
- [MFE12] Metodat e optimizimit
- [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
- [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [MCCR3030] E drejta e kundërvajtjeve
- [EM478] Metodika kriminalistike
- [MCCR3010] Viktimologjia
- [MCCR2010] Penologjia
- [MCCR1310] E drejta procedurale penale
- [MCCR1420] Delikuenca e të miturve
- [EM477] E drejta penale krahasuese e të miturve
- [MCCR3020] Krimi i organizuar
- [MCSS2031] Teknikat dhe taktikat kriminalistike
- [MCSS2032] Psikologjia kriminalistike
- [EMSS3030] Kriminaliteti kompjuterik
- [MCSS3040] Etika në kriminalistikë
- [MCSS2030] E drejta policore
Semestri 2
-
[MCSS4010]
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Kjo lëndë u mundëson studentëve t’i bartin shkathtësitë dhe dituritë e tyre për hulumtimin dhe hartimin e detyrës më të komplikuar - shkrimit të punimit të magjistraturës. Lënda është paraparë që tërësisht të jetë praktike dhe studentët t’i fitojnë dituritë dhe aftësitë, shkathtësitë dhe besimin e nevojshëm që t’i qasen hulumtimit dhe shkrimit të tezës. Lënda ka vetëm një rezultat kthyes – t’u mundësojë studentëve ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me efektivitet maksimal. Gjithçka që është paraparë të bëhet ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe të stilit të shkrimit të tezës së magjistraturës duke pasur kujdes me këtë rast për ndalimin e shërbimit me mjetet e palejueshme siç janë: plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.