Sipas ambasadorit të Zvicrës në Maqedoni, Stefano Laxaroto mbajtja e kësaj konferencë në Tetovë është shumë e rëndësishme, pasi ky qytet mban epitetin e qytetit shumëgjuhësor dhe shumëkulturor, ngjashëm si edhe Zvicra si vend frankofon.
Universiteti i Evropës juglindore si pjesë aktive e rrjetit të frankofonisë jo vetëm që angazhohet për vlerat, të cilat i promovon, por në të ardhmen, do të formojë grupe studimore në gjuhën frënge”, tha rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.
Sipas pjesëmarrësve në këtë konferencë, asnjëherë nuk është e mjaftueshme të flitet për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Maqedonia si anëtare e plotfuqishme e Organizatës së Vendeve Frankofone është e detyruar t’i respektoj vlerat për të cilat angazhohet frankofonia, si nj lloj lëvizjeje.
Konferenca u organizua nga Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike i UEJL-së dhe Rrethi Frankofon nga Shkupi.