Ambasadori Bencze e shpjegoi mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet ambasadës hungareze dhe UEJL-së në fusha të caktuara të arsimit të lartë. Prorektori Reka foli për bashkëpunimin e deritashëm dhe atë aktual me ambasadën hungareze dhe shprehu gatishmërinë e UEJL-së për bashkëpunim më të ngushtë.
UEJL dhe ambasada hungareze planifikojnë të hartojnë propozime konkrete për rrugët e rreja të bashkëpunimit në drejtim të arsimit të lartë.