Në fillim, programet e integruara do të ofrohen në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore (FSHTB), ku tashmë edhe janë të angazhuar edhe ekspertë ndërkombëtarë, të cilët do të ofrojnë ndihmesën e tyre në fushën e programeve të integruara.
Në kuadër të këtij Fakulteti, në fazë të akreditimit janë programet studimore të integruara me praktikën në fushën e Menaxhimit të bankave, Menaxhimit të biznesit dhe Menaxhimit të TIK në kompani. Këto programe, do të ofrohen në gjuhën angleze dhe në bashkëpunim me ekspertë të integruar nga Gjermania, ku 50% e mësimit zhvillohet në universitet, ndërsa 50% në kompani. Përqindja e punësimit të studentëve në këtë program zakonisht është 100%.