Kryetari i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor është zgjedhur më 4 dhjetor 2012, kurse avokatja studentore është zgjedhur me zgjedhje të drejtpërdrejta nga studentët e UEJL-së.
“Besoj që do të bëjmë aktivitete të ndryshme që do ta ringjallin jetën studentore brenda kampusit. Do te angazhohemi qe të bëjmë aktivitete që gjithë studentët të gjejnë veten, duke i inspiruar dhe përkrahur në çdo sfere. Mbi të gjitha ne do te jemi zëri i studenteve dhe gjithmonë përkrah tyre dhe në shërbim të tyre”, thotë Ilir Rexha.
“Jam e sigurt që kjo pozitë do t’iu mundësojë të gjithë studentëve të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe rrjedhimisht te arrijmë në zgjidhje të pëlqyeshme, korrekte dhe cilësore, gjithnjë duke qenë në përputhje me rregulloren e Universitetit të Evropës Juglindore ”, thotë Valdeta Pajaziti, avokatja studentore.
Unioni Studentor ka qenë organizata, që ka përfaqësuar studentët e UEJL-së, deri në zgjedhjen e Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, që u krijua si rrjedhojë e ndryshimeve të legjislacionit aktual për organizim studentor në Maqedoni.
Kryetar i parë i Unionit Studentor i UEJL-së ka qenë Elmi Aziri, i cili është pasuar nga Ali Aliu, Amir Shabani, Agon Ferati dhe i fundit ka qenë Pajtim Thaçi.