Eduroam është rrjet global ëireless që ofron qasje për përdoruesit në hulumtim dhe komunitetin arsimor, nëpërmjet infrastrukturës ëireless të institucioneve pjesëmarrëse në mobilitet dhe duke hequr barrën nga administrata e institucionit për qasje në rrjet si mysafir.
Eduroam është zgjidhje autentike e përbashkët që lejon përdoruesit që vizitojnë institucionet pjesëmarrëse të kenë qasje të sigurt në rrjetet wireless duke përdorur të njëjtat kredenciale, si emri i përdoruesit/fjalëkalimin që ata përdorin në institucionin e tyre në shtëpi për qasje në rrjetin wireless.
Duke filluar në Evropë, Eduroam ka fituar vrull në të gjithë komunitetin e hulumtimit dhe edukimit dhe tani është në dispozicion në 59 vende të botës.