South East European University
bringing knowledge to life!

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Familjes së Prof. Dr. Beshir Ciceri

E pranuam me keqardhje lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Beshir Ciceri, një profil i spikatur i dijeve në fushën e financave dhe doajen shumëvjeçar i arsimit shqip në hapësirat tona.

Ishim të nderuar që bashkëpunuam me Prof. Cicerin, kontributi i të cilit përshkohej nga sinqeriteti njerëzor dhe përkushtimi shkencor e akademik.

Ajo që ngelë përtej ndarjes fizike është vepra e tij voluminioze, e shtrirë në shumëdimensionalitetin e saj përmbajtjesor e problemor. Emri dhe vepra e Prof. Dr. Beshir Cicerit le t’i shërbejë kurajës sonë intelektuale si nxitje për ta përsosur sistemin tonë të vlerave humane e shkencore.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Prof. Dr.Beshir Ciceri

Tetovë, 16.08.2022

Rektori i UEJL-së

Akad.Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti

Google+