Në bazë të Ligjit për veprimtari kërkimore-shkencore (Gazeta Zyrtare e R. Maqedonisë nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 45/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 257/20 dhe 163/21) dhe Rregullores për kushtet e veçanta dhe për procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore - shkencore, thirrje mësimore - profesionale, thirrje shkencore dhe thirrje bashkëpuntori, Universiteti i Evropës Juglindore – Tetovë, Instituti “Maks Van Der Shtul”, shpall konkurs
Për zgjedhje/rizgjedhje në thirrje shkencore dhe thirrje bashkëpunëtori hulumtues – Asistent hulumtues
- Zgjedhje/rizgjedhje në thirrje shkencore, Bashkëpunëtor shkencor nga lëmitë: Marketing (50325) dhe Kontabilitet (50328);
- Zgjedhje/rizgjedhje në thirrje shkencore, Bashkëpunëtor shkencor nga lëmitë: Biznes menaxhment (50603) dhe Menaxhimi me burimet njerëzore (50622);
- Zgjedhje/rizgjedhje në thirrje shkencore, Bashkëpunëtor shkencor nga lëmi: Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Historia e diplomacisë (50815);
- Zgjedhje/rizgjedhje në thirrje bashkëpunëtori hulumtues, Asistent hulumtues nga lëmi: Komunikimi dhe mas mediumet (50706);
Për më shumë informata, rreferojuni dokumentacionit bë vazhdim.