Fakulteti i Shkencave Shëndetësore
Fakulteti i përgatit studentët për punë në përmirësimin dhe modernizimin e kujdesit shëndetësor dhe shëndetin në përgjithësi në vend dhe në rajon.
Qëllimi i këtij fakulteti është të ketë ndikim në shërbimet shëndetësore në rajonin tonë dhe të ofrojë një program udhëheqës kombëtar dhe ndërkombëtar për arsimim mjekësor.
Studentët e këtij fakulteti do të dëshmojnë:
- dije/shkathtësi të shkencave bazë dhe klinike mjekësore dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve që është parakusht për kryerjen e veprimtarisë së duhur shëndetësore;
- aftësi komunikimi të nevojshme për të ndërtuar një marrëdhënie adekuate me të gjithë pacientët dhe profesionistët shëndetësorë.