Buletini nr. 43
-
UEJL në prezantimin zyrtar të Koalicionit SustainED University
Sot (23 shkurt 2026), në Shkup, u prezantua zyrtarisht Koalicioni Kombëtar SustainED University Coalition, një iniciativë e formuar në partneritet me Organizata e Kombeve të Bashkuara, me qëllim institucionalizimin dhe koordinimin e rolit të arsimit të lartë në zbatimin e Agjendës 2030 dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).
-
Rektori Ibraimi takon ambasadoren e Holandës: UEJL histori suksesi e bashkësisë ndërkombëtare
Rektori i Universiteti i Evropës Juglindore, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Holandës në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Saj Ozlem Xhanel (Özlem Canel). Në takim ishte e pranishme edhe Këshilltarja për Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi.
-
Universiteti i Evropës Juglindore pjesë aktive në debatin për reformat në arsimin e lartë
Përfaqësues të menaxhmentit të lartë dhe dekanët e Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), të udhëhequr nga Rektori, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, morën pjesë në debatin publik të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
-
UEJL dhe Ministria e Shëndetësisë formalizojnë bashkëpunimin për kërkim shkencor dhe trajnim profesional në sektorin e shëndetësisë
Memorandumi synon të krijojë një kornizë bashkëpunimi për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit, kërkimit shkencor dhe trajnimit profesional në sektorin e shëndetësisë.
-
UEJL në QS World University Ranking 2026: Ekselencë dhe mundësi globale
Universiteti i Evropës Juglindore konfirmon edhe një herë vendin e tij si një nga institucionet më dinamike dhe më të qëndrueshme në arsimin e lartë, sipas QS World University Ranking 2026, duke u radhitur në top 3 universitetet më të mira në Maqedoninë e Veriut.
-
Dita e Hapur në UEJL: Vendi ku formësohet karriera e së ardhmes
Në Universitetin e Evropës Juglindore sot u mbajt me sukses aktiviteti tradicional “Dita e Hapur”, duke mirëpritur një numër të madh maturantësh nga shkollat e mesme të Tetovës, Shkupit, Gostivarit, Strugës, Dibrës, Kërçovës, si dhe nga qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut.
-
Vizitë e Ambasadës së SHBA-ve dhe prezantimi i programeve të shkëmbimit arsimor në UEJL
Në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), për vizitë sot (15 prill 2026), qëndruan përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, z. Charles M. Santiago, zyrtar për Diplomaci Publike dhe z. Gazmend Ilazi, Koordinator për programin Alumni.
-
UEJL pjesë e Konferencës Vjetore të EUA-së në Stamboll
Delegacioni i Universiteti i Evropës Juglindore, i kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, së bashku me këshilltarin e tij, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Drejtorin e Financave dhe Burimeve Njerëzore, z. Nebi Xhemali, po merr pjesë në Konferencën Vjetore të Asociacionit Evropian të Universiteteve (EUA Annual Conference 2026), që po mbahet më 16–17 prill në Stamboll, i organizuar nga Universiteti Yeditepe.
-
Nxënësit më të talentuar të ekonomisë garuan në Olimpiadën Nacioanle të Ekonomisë që u mbajt në UEJL
Olimpiada Nacionale e Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut u mbajt me sukses dje (18 prill 2026) në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, duke mbledhur nxënësit më të talentuar të shkollave të mesme në fushën e ekonomisë.
-
Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, priti në takim Ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom
Sot (20 prill 2026), në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), Rektori Prof. Dr. Sadudin Ibraimi realizoi një takim zyrtar me Ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, Sh. S. Kristin Melsom. Ky takim shërbeu si një platformë e rëndësishme për të diskutuar mundësitë e reja të bashkëpunimit akademik dhe për të forcuar lidhjet institucionale midis UEJL-së dhe Norvegjisë.
-
Në UEJL u mbajt Panairi i Karrierës 2026 – një urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës
Në organizim të Qendrës së Karrierës, sot (28 prill 2026), në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) u mbajt Panairi i Karrierës 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme vjetore që synon të afrojë studentët me tregun e punës dhe të krijojë mundësi konkrete për zhvillim profesional.