Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Përkrahje financiare


Apliko për Bursë

Afatet:

Afati i parë për aplikim (I):
Deri më 12.09.2026

Rezultatet preliminare:
15.09.2026

Shpallja e rezultateve përfundimtare:
17.09.2026

Konfirmimi i bursës
(Award Letter):
21.09.2026 – 09.10.2026

Programi i bursave meritore të UEJL-së (MBS)

UEJL, përmes Programit të Bursave Meritore (MBS), mundëson përkrahje financiare për studentët e rinj që do të regjistrohen në vitin akademik 2026/2027 në ciklin e parë të studimeve.


Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët:  

  • që i plotësojnë kushtet për regjistrim në UEJL, sipas Konkursit për regjistrim në ciklin e parë të studimeve (viti akademik 2026/2027);
  • që regjistrohen si studentë të rregullt në studime derdiplomike (ciliki i parë) në njërin nga programet e studimit (tre- ose katërvjeçare) në vitin akademik 2026/2027;
  • që kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm gjatë shkollimit të mesëm (notë mesatare 4.50 – 5.00);
  • të janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Bursa meritore (MBS) akordohet në fillim të studimeve në UEJL, në bazë të suksesit të arritur gjatë shkollimit të mesëm (notë mesatare 4.50 – 5.00) dhe është e vazhdueshme - ripërtërihet çdo vit akademik - për tërë periudhën e studimeve deridiplomike (3, gjegjësisht 4 vite studimi), përderisa studenti arrin t’i plotësojë kushtet akademike (notë mesatare të lartë gjatë studimeve).

Të drejtë aplikimi kanë edhe studentët që transferohen nga institucione të tjera të arsimit të lartë dhe regjistrohen në vitin e dytë të studimeve deridiplomike.

Në varësi të notës mesatare nga shkollimi i mesëm, përcaktohet lartësia e bursës në vitin e parë të studimeve. Në kalkulimin e notës së përgjithshme mesatare, llogaritet nota mesatare për secilin vit (viti I, II, III dhe IV), pa notat e maturës shtetërore.

Kandidatët që kanë kryer shkollimin e mesëm në shtete të tjera, i ekuivalojnë notat sipas sistemit të notimit të RMV-së.

Lartësia e bursës, sipas kategorisë:
→ Grupi A = 60% e shkollimit vjetor [notë mesatare 5.00]
→ Grupi B = 40% e shkollimit vjetor [notë mesatare 4.50 – 4.99]

Lartësia e bursës vjetore, sipas fakultetit, për studentë e rinj që do të regjistronhen në vitin akademik 2026-27: 

Fakulteti

Pagesa vjetore për shkollim

Bursë meritore (Grupi A)

Bursë meritore (Grupi B)

[60% e shkollimit]

[40% shkollimit]

Biznes dhe Ekonomi (BE)

2.400 EUR

1.440 EUR

960 EUR

Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore (ShTB)

2.400 EUR

1.440 EUR

960 EUR

Drejtësi

1.800 EUR

1.080 EUR

720 EUR

Shkencat Bashkëkohore Sociale (ShBS)

1.500 EUR

900 EUR

600 EUR

Gjuhë, Kulturë dhe Komunikim (GjKK)

1.500 EUR

900 EUR

600 EUR

Shkencat Teknike (ShT)

2.400 EUR

1.440 EUR

960 EUR

Shkencat Shëndetësore (ShSh)

1.800 EUR

1.080 EUR

720 EUR

Varësisht nga kategoria e bursës që fiton, bursisti paguan dallimin si pjesëmarrje në pagesën vjetore të shkollimit.

Kandidati që transferohet nga një institucion tjetër i arsimit të lartë, përveç notës mesatare nga shkollimi i mesëm (4.50 – 5.00), duhet të ketë notë mesatare në studime së paku 9.0. Lartësia e bursës në vitin akademik në të cilin transferohet në UEJL përcaktohet në bazë të notës mesatare nga shkollimi i mesëm.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë:

  • formularin e aplikimit për bursë meritore (MBS Application Form AY 2026/2027);
  • kopje të dëftesave për përfundimin e vitit të parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të arsimit të mesëm;
  • kopje të letërnjoftimit.

Studentët që bëjnë transferim dorëzojnë edhe pasqyrën e notave (transkriptin) nga institucioni i arsimit të lartë.

Afati i aplikimit: 12.09.2026

Dokumentacioni i paraparë për aplikim dorëzohet në Zyrën për Ndihmë Financiare në Tetovë ose në Shërbimet Studentore në Qendrën në Shkup.

Bursa meritore ripërtërihet çdo vit akademik në bazë të performancës akademike. Me ripërtëritjen vjetore, bursistit i mundësohet të kalojë nga grupi B në grupin A të bursë dhe anasjelltas – si element konkurrues.

Gjithashtu, akumulimi me kohë i 60 kredive ECTS është një kusht tjetër për bursistin, i cili e motivon të diplomojë brenda afatit të paraparë për përfundimin e studimeve (graduation on time).

Kushtet për vazhdimin e bursës (pas vitit të parë, të dytë apo të tretë) janë si në vijim:

  • 60 kredi ECTS të fituara në fund të çdo viti akademik;
  • notë mesatare (kumulative) së paku 8.50 për kategorinë e bursës B dhe notë mesatare (kumulative) së paku 9.00 për kategorinë e bursës A.

Lartësia e bursës dhe kushtet për vazhdim konfirmohen në Letrën e Akordimit të Bursës (Scholarship Award Letter) në fillim të çdo viti akademik. Arritja akademike e bursistit rishikohet në fund të çdo viti akademik.

Në bazë të notës mesatare (kushtet e sipërshënuara për vazhdimin e bursës), Zyra për Ndihmë Financiare konfirmon ripërtëritjen ose ndërprerjen e bursës për vitin e ardhshëm. Nëse bursisti nuk arrin notë mesatare së paku 8.50 në fund të çdo viti akademik, e humb të drejtën e bursës për vitin e ardhshëm akademik.

Ripërtëritja e bursës (nota mesatare dhe lartësia e bursës):

Kategorita e bursës meritore

Grupi A

[60% e shkollimit]

Grupi B

[40% e shkollimit]

Nota mesatare (kumulative) në UEJL

[9.00 -10.00]

[8.50 - 8.99]

Apliko për Bursë Sociale
 

Afatet:

Afati i parë për aplikim (I):

Deri më 12.09.2026

Intervista me kandidatët:
12.10-21.10.2026

Shpallja e rezultateve përfundimtare:
02.11.2026

Konfirmimi i bursës
(Award Letter):
03.11.2026 – 14.11.2026


 

Programi i bursave sociale të UEJL-së(Merit + need-based Scholarship Program) - NBS

UEJL, përmes Programit të Bursave Sociale (NBS) në vitin akademik 2026/2027, mbështet raste individuale të kandidatëve të shkëlqyeshëm që janë në nevojë të lartë financiare. Me këtë program përfshihen edhe kandidatët me aftësi të kufizuara.

UEJL, përmes Programit të Bursave Sociale (NBS), mundëson përkrahje financiare për studentët e rinj që do të regjistrohen në vitin akademik 2026/2027 në ciklin e parë të studimeve – në studime të rregullta.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët:  

  • që i plotësojnë kushtet për regjistrim në UEJL, sipas Konkursit për regjistrim në ciklin e parë të studimeve (viti akademik 2026/2027);
  • që regjistrohen si studentë të rregullt në studime derdiplomike (ciliki i parë) në njërin nga programet e studimit (tre- ose katërvjeçare) në vitin akademik 2026/2027;
  • që kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm gjatë shkollimit të mesëm (notë mesatare 4.50 – 5.00);
  • të dëshmojnë nevojë për ndihmë sociale, përaprësi kandidatët me nevoja të veçanta
  • të janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Bursa sociale (NBS) është e vazhdueshme dhe ripërtërihet çdo vit akademik për tërë periudhën e studimeve deridiplomike (3, gjegjësisht 4 vite studimi), përderisa studenti arrin t’i plotësojë kushtet akademike (notë mesatare të lartë gjatë studimeve).

Të drejtë aplikimi kanë edhe studentët që transferohen nga institucione të tjera të arsimit të lartë dhe regjistrohen në vitin e dytë të studimeve deridiplomike.

UEJL do të akordojë një numër të kufizuar të bursave me komponentë sociale, në varësi të rasteve. Buxheti në nivel universiteti është deri në 5.000 euro.

Komponenta sociale është pjesë shtesë e bursës meritore dhe arrinë deri në 80% të pagesës vjetore për shkollim në programit përkatës studimor.

Paraseleksionimi

Do të shqyrtohen vetëm aplikacionet e kompletuara. Pas verifikimit të kushteve të përgjithshme, fillimisht do të aplikohet kriteri meritor në bazë të notës mesatare. Kandidatët që nuk e plotësojnë këtë kusht nuk kualifikohen për vlerësim të mëtejshëm.

Përcaktimi i nevojës për asistencë financiare (need)

Nevoja për ndihmë financiare (need) do të vlerësohet në bazë të dokumentacionit të dorëzuar, verifikimit përkatës të të dhënave dhe nevojës për ndihmë të posaçme.

Intervista me kandidatët

Për akordimin e bursave në këtë program, varësisht nga numri aplikuesve mund te organizohet komision do të mbajë intervista me aplikuesit, në bazë të të cilave do të bëjë vlerësimin e kandidatëve në aspektin meritor dhe do të kryejë verifikimin përkatës të dytë të nevojës për ndihmë financiare.

Akordimi i bursës (përzgjedhja e kandidatëve)

Komisioni do të bëjë përzgjedhjen e aplikuesve në bazë të kriterit meritor dhe nevojës për ndihmë financiare. Gjatë përzgjedhjes, përparësi u jepet kandidatëve me nevoja të veçanta.

Kandidatët që nuk përfitojnë bursë sociale (NBS), mbajnë të drejtën e bursë meritore, sipas kushteve dhe kritereve të Programit të Bursave Meritore (MBS) për vitin akademik 2026/2027.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë:

Afati i aplikimit: 12.09.2026

Dokumentacioni i paraparë për aplikim dorëzohet në Zyrën për Ndihmë Financiare në Tetovë ose në Shërbimet Studentore në Qendrën në Shkup.

Bursa sociale ripërtërihet në fillim të çdo viti akademik, në bazë të dokumentacionit përkatës.

Për vazhdimin e bursës sociale pas vitit të parë, të dytë apo të tretë, studenti duhet të arrijë progres akademik, sipas kushteve në vijim:

  • 60 kredi ECTS të fituara në fund të çdo viti akademik;
  • notë mesatare (kumulative) së paku 9.00.

Komponenta sociale (nevoja për ndihmë financiare) rishikohet çdo vit në bazë të dokumentacionit përkatës.

Lartësia e bursës dhe kushtet për vazhdim konfirmohen në Letrën e Akordimit të Bursës (Scholarship Award Letter) në fillim të çdo viti akademik.

Nëse bursisti nuk arrin sukses të dalluar akademik (notë mesatare së paku 9.00) në fund të çdo viti akademik dhe nuk dëshmon nevojën për ndihmë financiare, humb të drejtën për vazhdimin e bursës sociale në vitin e ardhshëm akademik.

Apliko për Punë & Studime

Afatet:

Afati aplikimit:
Deri më 10.09.2025


Intervista me kandidatët:
23.09.2025 – 15.11.2025


 

QËLLIMI I PROGRAMIT

Me programin “Punë dhe studime”, UEJL u mundëson studentëve përkrahje financiare gjatë studimeve dhe mundësi për të marrë përvojë pune. Në vitin akademik 2025/2026 nga ky program do të përfitojnë rreth 100 studentë.

KUSHTET E PËRGJITHSHME

  • Studentët mund të angazhohen deri në 12 orë pune në javë dhe studentit i lejohet që gjatë studimeve të angazhohet më së shumti deri në pagesën e shkollimit për një vit akademik.
  • Të drejtë aplikimi në programin “Work and study” kanë të gjithë studentët, por në përzgjedhjen e kandidatëve përparësi do të kenë studentët që kanë nevojë financiare dhe që do të dëshmojnë shkathtësi për vendin e punës.

MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Të interesuarit që dëshirojnë të përfitojnë nga ky program duhet të dorëzojnë:

  • Aplikacion për programin "Work and study" dhe
  • Dokumentacionin e nevojshëm për gjendjen sociale dhe ekonomike të studentit.

AFATI PËR APLIKIM

Deri më 10 shtator 2025 (studentët që do të regjistrohen në vitin e parë)

Aplikacionin për programin "Punë dhe studime" mund ta shkarkoni këtu Formular për Aplikim, ose mund të merret prej te Zyra për Ndihmë Financiare (Tetovë), ndërtesa 801.

Apliko

Afatet:

Afati Aplikimit:
01.12.2025 – 28.02.2026

Lehtësimi financiar vlen vetëm për studentët të cilët nuk kanë përfitime ose bursë nga programet tjera për financim, të financuara nga UEJL ose nga institucione tjera.


 

Lehtësimi financiar
(studenti i dytë dhe i tretë prej një familje)

Zyra për ndihma financiare е UEJL-së shpall dhe administron aplikimet për lehtësimin financiar në pagesë të shkollimit për studentin e dytë dhe të tretë të një familjeje (vetëm anëtarë të familjes së ngushtë - bërthamë).

Lehtësimi financiar aplikohet për studentë aktiv të regjistruar në UEJL në vitin akademik 2025/26 në ciklin e parë ose të dytë të studimeve.


QËLLIMI PROGRAMIT

Lehtësimi financiar në pagesë të shkollimit për dy apo më tepër studentë të një familje (vetëm anëtare të familjes së ngushtë vëlla apo motër) që studiojnë në UEJL do të bëhet sipas skemës në vijim:

Për vitin akademit 2025/26 rreth 15.000 Euro do të ndahen për këtë program.

Lartësia e lehtësimit financiar (zbritjes):

  • Studenti i parë i familjes paguan 100% të shkollimit
  • Studenti i dytë i familjes paguan 85% të shkollimit (15 % zbritje)
  • Studenti i tretë i familjes paguan 75% të shkollimit (25% zbritje)

Kushtet e aplikimit të lehtësimit financiar:

  • Të drejtë aplikimi për lehtësim financiar (zbritje nga shuma vjetore e shkollimit) kanë anëtarët e një familjeje të ngushtë të regjistruar në vitin akademik 2025/26
  • Aplikuesit duhet të kenë ngarkesë financiare për vitin akademik 2025/26
  • Zbritja e shkollimit aplikohet tek studenti i dytë dhe i tretë i familjes
  • Lehtësimi financiar (zbritja) nuk mundësohet:
    • nëse ndonjëri nga studentët – anëtar të familjes së ngushtë - gjatë vitit akademik 2025/26 është akorduar me bursë ose ndihmë financiare nga fondet që administrohen në UEJL ose fonde tjera të jashtme
    • nëse ndonjëri nga studentët – anëtar të familjes së ngushtë - është i angazhuar në programin „Work-study“.
    • nëse ndonjëri nga studentët – anëtar të familjes së ngushtë - në vitin akademik 2025/26 ka ngarkesë financiare në lartësi më pak se 50 % e shumës së një semestri.

Shënim: Nëse ndonjëri nga aplikuesit ka ngarkesë financiare më tepër se 50% e shumës së një semestri por më pak se shuma e plotë për një vit akademik, atëherë i mundësohet gjysma zbritjes së paraparë.

Dokumentacioni i nevojshëm

  • Formulari për aplikim
  • Çertifikatë të lindjes (fotokopje), vetëm për studentët që aplikojnë për zbritje financiare për herë të pare.

Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në Zyrën për Ndihmë Financiare, kampusi UEJL në Tetovë, ndërtesa nr.801.

Të gatshëm për t’ju ofruar ndihmë

Zyra për Ndihmë Financiare jep informacione dhe asistencë për studentët gjatë gjithë vitit akademik, edhe pse shumica e studentëve mendojnë për ndihmë financiare vetëm një herë në vit.

Për prenotim të takimeve me stafin tonë:

Hapur, ora 8:00 deri 16:00 (e Hënë deri të Premten)
financialaid@seeu.edu.mk
P: +389 (044) 356 044
Google+