Konviktet
Një veçori unike e UEJL-ës është mundësia e akomodimit në qytezë,e cila posedon 7 konvikte, me kapacitet strehimi për 450 studentë. Objektet e konviktit janë të ndara në objekte për meshkujt dhe objekte për femra. Për të gjitha kërkesat dhe problemet, që mund të kenë studentët, kujdeset kujdestari i konvikteve. Siguria e studentëve është pjesa e veçantë dhe për këtë qëllim, në tërë kampusin, bëjnë kujdestari ekipet e sigurimit të universitetit. Pas orarit të përcaktuar me rregulloren e brendshme të universitetit, çdo hyrje dhe dalje nga kampusi evidentohet. Siguria e studentëve është në nivelin maksimal.
Raportoni problemet lidhur me konviktet duke plotësuar formën në vazhdim: Helpdesk-u i konvikteve
Kushtet
Objektet e konvikteve janë moderne, kurse dhomat janë të pajisura me inventarin e nevojshëm. Karakteristikë është se në kuadër të dhomave janë edhe kuzhinat, të cilët janë të pajisura me aparaturën e nevojshme.
Të gjitha konviktet kanë qasje në rrjetin e universitetit (internet) dhe janë të dizajnuar për të përmbushur standardet e konvikteve moderne, duke u ofruar banuesve mundësinë e një vendi adekuat për studime. Të gjithë të interesuarit për vendosje në qytezë duhet, për shkak të kërkesës së madhe, të aplikojnë në afat sa më të shkurtër. Prioritet kanë studentët që vijnë nga qytetet që janë më larg.
Aplikimi
Apliko duke përdorur formularin (për studentët brenda në Maqedoni): FORMULAR
Apliko duke përdorur formularin (për studentët ndërkombëtar): FORMULAR
Qiradhënia
Përveç shërbimit të konvikteve për studentët dhe stafin, departamenti i Menaxhimit me asetet, menaxhon dhe ofron edhe objekte me qira për biznese dhe organizata të tjera.
Kontakt: dormitory@seeu.edu.mk
Tel: +389 (0) 44 356 116