Fakulteti i Drejtësisë
Programet tona, në të gjitha ciklet e studimeve, ofrojnë një numër të konsiderueshëm të disiplinave juridike dhe kriminalistike, që kanë për mision përparimin e vazhdueshëm të arsimimit profesional juridik në pajtim me standardet më të larta të kualitetit, duke dhënë një kontribut të çmueshëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit juridik, shkencës juridike dhe profesionit juridik në vendin tonë dhe më gjerë.
Programet tona janë të formuluara në pajtim me Procesin e Bolonjës dhe eksperiencat evropiane, përmes implementimit të plotë të sistemit evropian të transferit të kredive, duke mundësuar mobilitetin e studimeve në vend dhe jashtë vendit, me ç'rast sigurohet njohja e diplomës nga vendet evropiane të përfshira në procesin e Bolonjës. Programet tona stimulojnë edhe mendimin kritik në mënyrë që studentët tanë të jenë personalitete të lira dhe të respektuara në aspektin profesional në vendin tonë, në rajon dhe në kuadër të Bashkimit Evropian.
Në procesin e arsimimit profesional juridik dhe kriminalistik, është i përfshirë stafi akademik në thirrjet mësimore: profesorë ordinarë, profesorë inordinarë, docentë, asistentë dhe asistentë të rinj, si dhe personeli administrativ. Procesi arsimor zhvillohet në amfiteatro, lokacione për orët praktike, gjykatore të improvizuar ku zhvillohet mësimi klinik si dhe biblioteka universitare që posedon një fond të pasur të literaturës profesionale juridike.
Fakulteti ynë, tashmë tradicionalisht, gjatë muajit prill organizon vizitën studimore me studentët e semestrit të 6-të në fakultetet juridike dhe institucione të rëndësishme në Evropë, si: Gjykatat ndërkombëtare në Hagë, Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian, Fakulteti Juridik i Bolonjës, Fakulteti Juridik i Lublanës, Parlamenti i Belgjikës, Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, Fakulteti juridik I Sorbonws, Organizata Botwrore Tregtare, etj.
Komuniteti akademik i Fakultetit tonë, përbëhet nga profesorë dhe asistentë të dalluar të të gjitha lëmenjve të së drejtës, me përvojë të madhe të arsimimit juridik si dhe anëtarë të organizatave të ndryshme profesionale juridike, në vend dhe më gjerë.