Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore
Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore është themeluar në vitin 2001, si fakultet i parë dhe unik në këtë fushë akademike në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon. Fakulteti përgatit udhëheqës të ardhshëm kryesisht për institucionet qeveritare dhe për organizatat jo-qeveritare. Programet studimore bëjnë një lidhje midis teorisë dhe praktikës, si një nga kushtet më të rëndësishme për përvetësimin e shkathtësive dhe njohurive të nevojshme për karrierë të suksesshme në administratën publike. Studentët e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore gjatë studimeve të tyre do të jenë në gjendje që të fitojnë njohuri në menaxhim publik, drejtësi, ekonomi, por edhe të fitojnë aftësi hulumtuese, komunikimi efektiv dhe aftësi për të punuar dhe menaxhuar në mjedise të ndryshme publike. Të diplomuarit do të jenë në gjendje të kontribuojnë në krijimin, zbatimin, zhvillimin dhe vlerësimin e politikave publike, për të mirën e shoqërisë.
Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore është i përfshirë në mënyrë aktive në bashkëpunimin akademik ndërkombëtar me universitete dhe institute të ndryshme, kryesisht me Institutin e Administratës Publike Ena (Paris), Shkollën Spaer (Gjermani), Universitetin e Pitsburgut, Universitetin Indiana, Universitetin Appalachian (SHBA). Të gjitha këto bashkëpunime akademike mundësojnë shkëmbimin e kuadrit akademik dhe studentëve, organizimin e takimeve shkencore dhe profesionale, konferencave, seminareve dhe publikimeve.
Ne vazhdimisht bëjmë rishqyrtimin e programeve tona studimore në përputhje me nevojat e ndryshueshme në tregun e punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon.