Konkursi për zgjedhje/emërim të rektorit
Mandati i Rektorit aktual përfundon në gusht të këtij viti, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) (www.seeu.edu.mk), e fillon procedurën, në përputhje me Ligjin dhe Statutin e Universitetit, për zgjedhjen/emërimin e rektorit. UEJL është Universitet privat-publik jofitimprurës me rreth 4000 studentë, me pesë fakultete (Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit), me qendrën e tij kryesore akademike në Tetovë dhe qendrën tjetër në Shkup. Rektori është shefi ekzekutiv i Universitetit, i cili drejton një ekip të vogël menaxhues dhe i raporton Bordit, të përbërë nga anëtarë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, i cili është edhe organi i emërimit. Kërkesat thelbësore për pozitën janë:
(i) thirrje mësimore-shkencore profesor ordinar të njohur në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
(ii) përvojë në menaxhim - mundësisht të fituar në mjedis universitar,
(iii) entuziazëm për zhvillimin e misionit të veçantë të UEJL-së.
Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret janë të mirëpritur të aplikojnë. Përparësi do të kenë kandidatët që zotërojnë mirë të tri gjuhët e punës të Universitetit (shqip, maqedonisht dhe anglisht).
Mandati i emërimit është tre vjet, duke filluar nga 1 shtatori 2022. Materialet e nevojshme për aplikim, si dhe detaje të mëtejshme për pozitën dhe procedurën mund të merren nga Sekretari i Përgjithshëm, Dr. Xhevair Memedi (x.memedi@seeu.edu.mk).
Aplikimet që do të jenë (vetëm) sipas formularit të përshkruar, do të pranohen nëpërmjet e- mailit nga Sekretari i Përgjithshëm, deri më 22 prill 2022. Pyetje joformale mund t'i parashtrohen edhe Kryetarit të Bordit të Universitetit, Dr. Klaus Tochtermann (kw.tochtermann@seeu.edu.mk).
Konkursi për zgjedhje/emërim të rektorit: https://bit.ly/3DJPXrl