Lajmet e fundit
-
Ambasadorja e Holandës në RMV, Ozlem Canel, ligjëroi në UEJL me temë “Çfarë ardhmërie dëshironi?”
27 tetor 2026Ambasadorja e Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Ozlem Canel, zhvilloi sot një takim me Rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Sadudin Ibrahimi. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin aktual ndërmjet Ambasadës së Holandës dhe UEJL-së, si dhe për mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë. Në takim ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit, Mr. Nebi Xhemali dhe Këshilltare për Marrëdhënie me Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi.
-
Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
21 tetor 2026Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Offenburg, po e zgjeron ofertën akademike me një program të ri studimesh të ciklit të dytë – Master në Shkenca Kompjuterike, i cili do të realizohet sipas modelit të diplomës së dyfishtë (Double Degree).
-
Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
15 tetor 2026Më 12–14 tetor 2026, në Podgoricë u mbajt Konferenca e 10-të vjetore e Palëve të interesit të shtyllës së shkencës, arsimit, kërkimit dhe inovacionit të Procesit të Berlinit, me temën “Ballkani Perëndimor në Evropë: Njerëzit – Inovacioni – Transformimi”.
-
Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
15 tetor 2026Financimi i qëndrueshëm, liria akademike dhe vlerat që krijojnë universitetet në shoqëri ishin ndër temat kryesore të Forumit të Asociacionit të Universiteteve Evropiane (EUA), ku Universiteti i Evropës Juglindore u përfaqësua nga drejtuesit e tij.
-
UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
9 tetor 2026Këtë javë, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) mirëpriti një delegacion nga Universiteti i Warmia-s dhe Mazury-t (UWM) nga Polonia, si pjesë e bashkëpunimit të tij të vazhdueshëm brenda Aleancës së Universiteteve Evropiane ChallengeEU. ⠀ Vizita studimore, e koordinuar nga Instituti “Max van der Stoel”(MVDSI), kishte për qëllim forcimin e partneriteteve institucionale, lehtësimin e shkëmbimit akademik dhe administrativ, si dhe hulumtimin e mundësive të reja për iniciativa të përbashkëta arsimore dhe kërkimore.
-
UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
9 tetor 2026Në mbledhjen e radhës të Bordit Strategjik të Aleancës Evropiane të Universiteteve, në kuadër të projektit ChallengeEU, të mbajtur në Universitetin e Shkencave Natyrore dhe Teknologjive të Letonisë (LBTU), u nënshkrua Marrëveshja për pranimin e Universitetit të Zaporizhias, Ukrainë, si anëtar asociativ i Aleancës.
-
Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
7 tetor 2026Ekspertë të Bankës Botërore prezantuan sot raportin vjetor dhe zhvilluan një bashkëbisedim me komunitetin akademik të Universitetit të Evropës Juglindore, në një aktivitet të organizuar nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i UEJL-së.
-
Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL
7 tetor 2026Aleanca Franceze në Tetovë shënoi 25-vjetorin e themelimit dhe inaugurimin e hapësirave të reja në Kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.
-
UEJL thellon partneritetin me Ambasadën e SHBA-së përmes rrjetit të alumnive
2 tetor 2026Universiteti i Evropës Juglindore po e zgjeron bashkëpunimin me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, duke e vendosur komunitetin e alumnive në qendër të mundësive të reja për shkëmbim, zhvillim profesional dhe angazhim në programe e iniciativa të mbështetura nga SHBA-ja.
-
Instituti „Max van der Stoel“ i UEJL-së bashkëorganizator i konferencës ndërkombëtare „OFA 25+: Mësime, Gjurmë, Horizonte“
26 shtator 2026Më 24 dhe 25 shtator 2026, në Shkup, u mbajt konferenca ndërkombëtare „OFA 25+: Mësime, Gjurmë, Horizonte“, e organizuar nga Pro Peace dhe Instituti „Max van der Stoel“ i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), me mbështetjen e Qeverisë së Landit Nordrhein-Westfalen.
-
UEJL-ja mirëpret Konferencën e 4-të CEE-Loc për Studimet e Qeverisjes Lokale
24 shtator 2026Përmes departamenteve të saj akademike dhe hulumtuese, UEJL-ja mbetet e përkushtuar të shërbejë si një pikë takimi ndërkombëtare për studiuesit, me qëllim shkëmbimin e hulumtimeve më të fundit në shkencat sociale.
-
Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA-së
23 shtator 2026Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, së bashku me Këshilltaren për Marrëdhënie me Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi, morën pjesë në pritjen e organizuar nga Seksioni për Çështje Publike i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, me rastin e prezantimit të Drejtoreshës së re për Çështje Publike, znj. Laura Djuragic.
-
UEJL mirëpret gjeneratën e re: Një hap drejt dijes dhe së ardhmes
22 shtator 2026Studentë të shumtë, profesorë dhe staf morën pjesë sot në Pritjen Zyrtare të Mirëseardhjes për studentët e rinj, të organizuar në Kampuset e UEJL-së në Tetovë dhe Shkup, duke shënuar fillimin e rrugëtimit të tyre akademik në Universitetin e Evropës Juglindore.
-
NJOFTIM
14 shtator 2026NJOFTIM
-
Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
14 shtator 2026Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) mori pjesë në një simpozium ndërkombëtar të organizuar në Universitetin Bilkent në Ankara, i cili iu kushtua rolit në zhvillim të bibliotekave universitare. Ky aktivitet shënoi përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ KA210 "Fuqizimi i Profesionistëve të Informacionit" (Empowering Information Professionals).
-
Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
9 shtator 2026Këtë javë (7 deri më 11 shtator 2026), Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë është nikoqir i Shkollës Verore "Common Sense Economics", e organizuar nga Instituti Alternativa Liberale (LAI) në bashkëpunim me Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë të UEJL-së, me mbështetjen e Economic Fundamentals Initiative (SHBA).
-
Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
1 shtator 2026Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) ka nisur sot trajnimin tradicional dyditor për stafin akademik dhe administrativ, i cili këtë vit zhvillohet nën temën “Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital”.
-
Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
25 gusht 2026Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se nga data 26 deri më 31 gusht vijon afati i aplikimit për realizimin e të drejtës për ushqim të subvencionuar për vitin akademik 2026/2027.
-
UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics
10 korrik 2026Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon të zgjerojë bashkëpunimin e tij ndërkombëtar me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics, një nga institucionet më prestigjioze në botë në fushën e informacionit dhe kërkimit ekonomik.
-
Vizita e delegacionit të Western Carolina University (SHBA) në UEJL
1 korrik 2026Sot, në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) qëndroi për vizitë zyrtare një delegacion nga Western Carolina University (WCU) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zgjerimit të partneriteteve akademike. Delegacioni i lartë u prit nga Prof. Dr. Veland Ramadani, Prorektor për Hulumtime, Planifikim dhe Ndërmarrësi, i shoqëruar nga dekanët e fakulteteve dhe drejtuesit e instituteve të UEJL-së.