Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së

Ekspertë të Bankës Botërore prezantuan sot raportin vjetor dhe zhvilluan një bashkëbisedim me komunitetin akademik të Universitetit të Evropës Juglindore, në një aktivitet të organizuar nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i UEJL-së.

Në këtë prezantim morën pjesë një numër i madh i studentëve dhe anëtarë të stafit akademik të Universitetit, të cilët patën mundësi të dëgjojnë nga afër perspektivat e ekspertëve të Bankës Botërore mbi zhvillimet ekonomike dhe arsimore, si dhe sfidat aktuale dhe perspektivat për të ardhmen.

Aktivitetin e hapi Prof. Dr. Blerta Abazi – Çaushi, Dekanе e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, e cila vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit të Universitetit me institucione ndërkombëtare dhe theksoi se prania e ekspertëve të Bankës Botërore në UEJL përbën një mundësi të rëndësishme për komunitetin akademik.

Në kuadër të aktivitetit, ekspertët e Bankës Botërore ndanë perspektivat e tyre mbi çështje aktuale në fushën e ekonomisë dhe arsimit, duke ofruar analiza dhe njohuri nga përvoja e tyre profesionale dhe puna kërkimore. Prezantimi u pasua nga një bashkëbisedim i hapur me komunitetin akademik të UEJL-së, ku u diskutuan tema me interes për zhvillimin ekonomik, tregun e punës, arsimin dhe sfidat e politikave publike.

Delegacioni i Bankës Botërore përbëhej nga Sanja Madzarevic Sujster, ekonomiste e lartë; Stefanie Koettl-Brodmann, ekonomiste e lartë; Bojana Naceva, specialiste e lartë për arsimin; Marko Josimovski, ekonomist; Aleksandar Stojanov, ekonomist; Arlan Brucal, ekonomist dhe Anita Bozhinovska, Asistente e Lartë për Marrëdhënie me Jashtë në Bankën Botërore.

Organizimi i këtij aktiviteti në UEJL dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe organizatave ndërkombëtare, duke krijuar hapësira për dialog, shkëmbim të ekspertizës dhe ideve, si dhe për ndërlidhjen e arsimit universitar me zhvillimet ekonomike dhe shoqërore.

Google+