Memorandumi u nënshkrua në hapësirat e UEJL-së nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, dhe Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, z. Remzi Bajrami.
Në kuadër të memorandumit, parshihet organizimi i praktikës profesionale për studentët, promovimin dhe edukimin e studentëve, të punësuarve dhe publikut për shtyllën e dytë dhe të tretë të sistemit pensional.
Bashkëpunimi, gjithashtu, përfshinë mbështetje të ekspertëve dhe përfshirjen e stafit profesional në aktivitete mësimore dhe kërkimore, si dhe shkëmbimin e të dhënave, publikimeve dhe informacioneve relevante.
Përmes këtij partneriteti, UEJL dhe MAPAS synojnë të kontribuojnë në afrimin e arsimit të lartë me praktikën profesionale dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e edukimit financiar dhe të sistemit pensional.
UEJL dhe MAPAS nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për avancimin e edukimit financiar dhe praktikës profesionale
28 tetor 2026Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS) nënshkruan dje, më 27 tetor 2026, një Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim krijimin e një partneriteti strategjik për avancimin e arsimit, trajnimit praktik, edukimit financiar dhe ndërgjegjësimit publik në fushën e sigurimit pensional me financim kapital.
Më shumë lajme
- UEJL dhe Instituti i Kontabilistëve të Autorizuar të Maqedonisë së Veriut nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi me UEJL-në
- Ambasadorja e Holandës në RMV, Ozlem Canel, ligjëroi në UEJL me temë “Çfarë ardhmërie dëshironi?”
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU