Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, dhe Kryetarja e ISOS-it, znj. Vesna Prentoska, të cilët vlerësuan se ky hap do të kontribuojë drejtpërdrejt në përgatitjen e kuadrove profesioniste, duke lidhur teorinë akademike me nevojat reale të komunitetit biznesor dhe kontabilist.
Përmes kësaj marrëveshjeje, studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë të UEJL-së do të kenë mundësi për praktikë profesionale dhe stazh pranë IKKA-së, ndërsa ekspertët e institutit do të kontribuojnë në procesin mësimor përmes ligjëratave dhe trajnimeve praktike.
Bashkëpunimi parasheh, gjithashtu, organizimin e konferencave të përbashkëta, seminareve dhe aktiviteteve kërkimore, si dhe pjesëmarrjen në Panairin e Karrierës të UEJL-së, duke krijuar mundësi të reja për integrimin e studentëve dhe të diplomuarve në tregun e punës.
Nëpërmjet këtij Memorandumi hapet rruga e bashkëpunimit më intensiv me institucione relevante të fushave përkatëse me qëllim sigurimin e praktikës profesionale për studentët e UEJL-së.
