Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Hulumtimi në UEJL

Universiteti i Evropës Juglindore(UEJL), që nga themelimi është angazhuar në zbulimin dhe përhapjen e njohurive. Universiteti i ndjek këto qëllime përmes përsosmërisë në mësimdhënie dhe promovimin e hulumtimit. 

Hulumtimi është preokupim qendror i UEJL-së. Nga anëtarët e stafit akademik pritet të jenë hulumtues aktiv dhe të demonstrojnë një nivel të lartë të integritetit të shkencëtarit dhe etikës hulumtuese. Anëtarët e stafit akademik i regjistrojnë botimet e tyre hulumtuese në Bazën e të dhënave për hulumtim të Universitetit dhe suksesi individual hulumtues vlerësohet gjatë procesit të vlerësimit vjetor të tyre. Të gjitha këto të dhëna shqyrtohen drejtpërsëdrejti gjatë diskutimeve rreth promovimit të mundshëm në thirrje mësimore -shkencore për stafin mësimdhënës.

Universiteti ka dy institute hulumtuese kryesore, të cilët kanë për qëllim nxitjen e hulumtimit bashkëpunues dhe multidisciplinar në mesin e stafit të UEJL-së dhe me partnerët e jashtëm:

Institutin Hulumtues “Maks Van der Shtul“- koordinon projektet e mëdha të universitetit që përfshinë shkencat politike, juridike dhe sociale dhe

Institutin e Mjedisit dhe Shëndetit, i cili fokusohet kryesisht në çështjet që përfshijnë menaxhimin e shëndetit dhe administrimin ekologjik.

Në kuadër të këtyre instituteve, grupe kërkimore të stafit të përzgjedhur dhe të bashkëpunëtorëve kombinojnë specializimet e tyre në mënyrë që të realizojnë punë të kalibrit ndërkombëtar.

Zyra e Hulumtimit është burim i centralizuar i Universitetit për mundësi hulumtuese, ndihmë rreth botimit dhe bën promovimin sistematik të kërkesa shkencore. Zyra e Hulumtimit në bashkëpunim me institutet hulumtuese e mbështet, koordinon dhe menaxhon në mënyrë të vazhdueshme profilin hulumtues dhe portofolin e Universitetit. Gjithashtu mbikëqyrproliferimin ndërkombëtar të revistave dhe konferencave të dyshimta apo grabitqare dhe i këshillon anëtarët e stafit në legjitimitetin ose paligjshmërinë e revistave, konferencave dhe botuesve.

UEJL ka zhvilluar projekte hulumtuese nga fondet e brendshme hulumtuese, projekte TEMPUS dhe ka qenë koordinator në projekte të tjera hulumtuese ndërkombëtare të financuara nga FP7, RRPP, UNDP, ASO, etj.

UEJL ka botuar disa tekste universitare dhe raporte për projektet hulumtuese nga i gjithë vargu i disiplinave akademike. Universiteti rregullisht publikon revistën shkencore “SEEU Review”, me punime të ndryshme nga stafi i UEJL-së dhe autorëve të huaj në kuadër të bashkëpunimit universitar. 

Google+