Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, në emër të Universitetit dhe në emrin e tij personal, u ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Hadëri, duke vlerësuar kontributin dhe mbështetjen e çmuar të Prof. Sulo Hadërit në rrugëtimin institucional të Universitetit.
Kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë e kujtojnë Prof. Hadërin me respekt dhe mirënjohje të veçantë për mbështetjen e parezervë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, që nga viti 2003 e deri para disa vitesh.
Bashkëpunimi i tij profesional dhe njerëzor ka lënë gjurmë të çmuara në zhvillimin e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë dhe të Universitetit në tërësi, thuhet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit.
