Lajmet e fundit
-
U mbajt ceremonia e inaugurimit të Rektorit të ri të UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi
3 shtator 2025Në praninë e përfaqësuesve të korit diplomatik, rektorëve të universiteteve nga vendi, Shqipëria dhe Kosova, personaliteteve të jetës shoqërore e të biznesit, familjarëve, stafit akademik dhe studentëve, në Universitetin e Evropës Juglindore u mbajt ceremonia solemne e inaugurimit të rektorit të ri, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi.
-
Rektori Sadudin Ibraimi prezantoi vizionin dhe programin e tij për zhvillimin e UEJL-së (2025–2028)
27 gusht 2025Në kuadër të trajnimit tradicional të stafit të Universitetit të Evropës Juglindore, të organizuar nga Zyra e Cilësisë, sot Rektori i ri i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, prezantoi para stafit vizionin dhe programin e tij për zhvillimin e universitetit në periudhën 2025–2028.
-
UEJL dhe Instituti Strategers nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
21 gusht 2025Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe Instituti Strategers nënshkruan memorandum për të forcuar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në integrimin dhe zhvillimin evropian.
-
UEJL bëhet pjesë e Aleancës Evropiane për Etikë Akademike
9 korrik 2025Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) është bërë zyrtarisht pjesë e Ethos Universitas, një iniciativë e bazuar në vlera dhe e zhvilluar brenda Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë (në kuadër të Procesit të Bolonjës), me synimin për të ndërtuar një rrjet institucionesh të arsimit të lartë që veprojnë si shembuj etikë në komunitetet e tyre dhe më gjerë.
-
UEJL dhe Saïd Business School e Universitetit të Oksfordit nënshkruajnë Marrëveshje Pesëvjeçare Bashkëpunimi
1 korrik 2025Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i Universitetit të Evropës Juglindore dhe Saïd Business School i Universitetit të Oksfordit kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi pesëvjeçar për bashkëpunim ndërinstitucional.
-
U mbajt Ekspozita e 10-të e studentëve të Arkitekturës dhe Dizajnit të Fakultetit të Shkencave Teknike
1 korrik 2025Në Organizim të Fakultetit të Shkencave Teknike të Universitetit të Evropës Juglindore, u mbajt Ekspozita e 10-të me radhë e punimeve të studentëve të programeve të Arkitekturës dhe Dizajnit.
-
Rektori Bexheti dhe Rektori në ardhje Ibraimi vizituan Universitetin“Nënë Tereza”
26 qershor 2025Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Rektori në ardhje, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, realizuan një vizitë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, ku u pritën nga Rektori i sapoemëruar i këtij institucioni, Prof. Dr. Bekim Fetaji.
-
Pjesëmarrësit e programit ndërkombëtar për Inteligjencën Artificiale vizituan UEJL-në
25 qershor 2025Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë mirëpriti sot pjesëmarrësit e programit ndërkombëtar “Inteligjenca Artificiale në Edukimin e Profesionistëve të së Ardhmes”, në kuadër të projektit Blended Intensive Programme (BIP) – një projekt Erasmus+ i implementuar nga UEJL në bashkëpunim me Universitat Politècnica de València (Spanjë), Hochschule Heilbronn (Gjermani), dhe Universitatea Babeș-Bolyai (Rumani).
-
Gjenerata e XXI hodhi kapelat në Ceremoninë e Absolventëve në UEJL
7 qershor 2025Të shtunën, më 7 qershor 2025, në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore u mbajt Ceremonia e Absolventëve, ku me emocion dhe krenari kapelat i hodhi gjenerata e XXI me radhë. Në këtë ngjarje madhështore, përveç studentëve, të pranishëm ishin prindër, familjarë, përfaqësues të trupit diplomatik, autoritete lokale, si dhe stafi akademik dhe administrativ i Universitetit.
-
Kur ishte gabim, atëherë kur thurte lavde me pritshmëri, apo sot kur kritikon pa dëshmi!
7 qershor 2025Reagim ndaj dezinformatave të Emira Selimit, ish-studente e UEJL-së
-
Prof. Dr. Sadudin Ibraimi zgjidhet rektor i ri i UEJL
5 qershor 2025Sot (5 qershor 2025), në një mbledhje të veçantë, me votim të fshehtë, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ia dha besimin Prof. Dr. Sadudin Ibraimi që në tri vitet e ardhshme ta drejtojë Universitetin. Rektori i ri, vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të rektorit të tretë të UEJL, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili dy mandate radhazi e udhëhoqi me sukses këtë institucion unik të arsimit të lartë në Maqedoninë Veriore.
-
Rektori Bexheti mori pjesë në manifestimin për shënimin e 76-vjetorit të themelimit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”
30 maj 2025Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, mori pjesë në manifestimin e shënimit të 76-vjetorit të themelimit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
-
Hapet ekspozita “Pollution Painting – Tetova” në Galerinë e Arteve të Tetovës
28 maj 2025Në ambientet e Galerisë së Arteve të Tetovës u hap sot ekspozita dyditore me titull “Pollution Painting – Tetova”, e cila mblodhi së bashku studentë, profesorë, personalitete të artit dhe kulturës, si dhe përfaqësues nga University of Birmingham. Ekspozita u organizua nga Instituti "Maks van der Shtul" i Universitetit të Evropës Juglindore.
-
Presidenti i Bordit të UEJL-së - Klaus Tochtermann – zgjidhet President i EOSC-A
28 maj 2025Antverpen, 28 maj 2025 — Klaus Tochtermann, President i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), është zgjedhur Presidenti i ri i Shoqatës së Resë Evropiane për Shkencë të Hapur (European Open Science Cloud- EOSC), duke pasuar Karel Leiben, i cili mbajti role udhëheqëse në EOSC për gati shtatë vjet.
-
Vizitë studimore e përfaqësuesve dhe studentëve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajit në Universitetin e Evropës Juglindore
23 maj 2025Sot, në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, u zhvillua një vizitë studimore e përfaqësuesve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt (UShAF), të shoqëruar nga një grup studentësh të këtij universiteti.
-
Raundi Kombëtar i Olimpiadës së Ekonomisë në UEJL – Një skenë e inovacionit rinor
20 maj 2025Më 17 maj 2025, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë u shndërrua në një qendër të gjallë të dijes, inovacionit dhe mendimit kritik, duke mirëpritur Raundin Kombëtar të Olimpiadës së Ekonomisë – një ndër garat më prestigjioze për nxënësit e shkollave të mesme në vend.
-
U mbajt Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Fizioterapisë – Platformë e dijes, inovacionit dhe bashkëpunimit rajonal!
18 maj 2025Më 17 maj 2025, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë u zhvillua me sukses Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Fizioterapisë, një ngjarje e rëndësishme që mblodhi profesionistë të shëndetit, studiues, ligjërues dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare nga fusha e fizioterapisë.
-
Biblioteka “Max van der Stoel” – Biblioteka e Vitit 2024!
16 maj 2025Në Konferencën e 5-të Nacionale, të organizuar nga Shoqata e Bibliotekistëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, biblioteka jonë u nderua me çmimin prestigjioz “Biblioteka e Vitit 2024”!
-
Rektori Bexheti në 15-vjetorin e IBC-Mitrovicë: Thirrje për bashkëpunim rajonal në arsimin e lartë
15 maj 2025Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akademik Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, mori pjesë në ceremoninë solemne të përvjetorit të 15-të të Kolegji Publik Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovicë (IBC-M), që nga viti 2023, funksionon si universitet publik në Kosovë. Ceremonia u mbajt sot (15.05.2025) në kampusin е IBC-M në Mitrovicë.
-
ISCBE 2025: UEJL në Qendër të Debatit Global për Qëndrueshmërinë dhe Inovacionin Ekonomik
8 maj 2025Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore organizoi sot (8 maj 2025), edicionin e tetë të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare për Biznes dhe Ekonomi – ISCBE 2025, me temë "Rezilienca dhe Qëndrueshmëria Ekonomike - Sfidat dhe Perspektivat".