Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Përfaqësuesit e UEJL-së marrin pjesë në mbledhjen e Bordit Strategjik të Aleancës ChallengeEU në Valencia

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, Këshilltari i Rektorit, Akademik Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, si dhe drejtori i Financave dhe Burimeve Njerëzore, Mr. Nebi Xhemali, morën pjesë në mbledhjen e Bordit Strategjik të Aleancës Universitare ChallengeEU, të mbajtur në Valencia të Spanjës.

Mbledhja e Bordit Strategjik u fokusua në koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet universiteteve anëtare, diskutimin e prioriteteve strategjike dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat e arsimit të lartë, hulumtimit shkencor, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të UEJL-së në këtë takim të nivelit të lartë pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të universitetit ndaj Aleancës ChallengeEU dhe rolin e tij aktiv në formësimin e iniciativave të përbashkëta evropiane, që synojnë rritjen e cilësisë akademike, lëvizshmërisë dhe konkurrueshmërisë ndërkombëtare.

Aleanca ChallengeEU përfaqëson një platformë të rëndësishme për bashkëpunim ndërmjet universiteteve evropiane, brenda së cilës UEJL kontribuon me ekspertizën e vetë akademike dhe institucionale, duke forcuar më tej pozicionin e tij në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.

Google+