Lajmet e fundit
-
Klaus Tohterman zgjidhet kryetar i ri i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore
11 shtator 2020Sot (11 shtator 2020), u mbajt mbledhja konstituive e përbërjes së re të Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore. Në këtë mbledhje, u konstatua anëtarësia e re e Bordit, i cili gjithsej numëron shtatë anëtarë.
-
UEJL fitues i 11 granteve hulumtuese nga BE-ja dhe institucionet nacionale
3 shtator 2020Universiteti i Evropës Juglindore nëpërmjet fakulteteve dhe Institutit Hulumtues “Maks van der Shtul”, për periudhën 2019-2020, ka arritur të jetë pjesë e 11 granteve hulumtuese të ndara nga BE-ja, institucionet të tjera ndërkombëtare dhe nga institucione nacionale.
-
Për herë të parë studenti i doktoratës Nuhi Besimi publikon punim shkencor në revistën e njohur shkencore ndërkombëtare "Microprocessors and Microsystems" me faktor impakti 1.6
28 gusht 2020Studenti i doktoratës në Universitetin e Evropës Juglindore, Nuhi Besimi, ka publikuar punimin shkencor me temë "Using Distributed Raspberry PIs to Enable Low-Cost Energy-Efficient Machine Learning Algorithms for Scientific Articles Recommendation", në revistën shkencore ndërkombëtare "Microprocessors and Microsystems" (MICPRO). Është student i vetëm në studimet e doktoratës, në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, që ka publikuar me faktor impakti 1.61 (sipas Clarivate Analytics).
-
Albërie Xhemaili, Alumni i UEJL-së zgjidhet atashe dhe përfaqësuese e rinisë në rrjetin Ambasadorët e Rinj Evropian
27 gusht 2020Albërie Xhemaili është zgjedhur të përfaqësojë rininë e Maqedonisë së Veriut dhe të Ballkanit Perëndimor nga rrjeti Ambasadorët e Rinj Evropian. Ajo është zgjedhur atashe evropiane e rinisë nga votat e drejtpërdrejta të fituara nga të rinjtë, ku nga Maqedonia e Veriut janë zgjedhur gjithsej 10 të rinj, 5 atashe dhe 5 ambasador, me mandat 3 vjeçar.
-
UEJL do ta fillojë vitin e ri akademik me sistem hibrid të mësimdhënies
27 gusht 2020Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore në vitin e ri akademik 2020-21, mësimin do ta ndjekin në kampus dhe online. Mësimdhënia do të jetë me sistem hibrid, ku ¼ e mësimdhënies do të jetë online për të gjithë studentët qoftë brenda vendit ashtu edhe ata që jetojnë jashtë Maqedonisë së Veriut. Pjesa tjetër, ose ¾ e procesit mësimor do të zhvillohet me prani fizike.
-
UEJL dhe Komuna e Tetovës mbajnë trajnim për aftësimin e arsimtarëve për përdorimin e TIK-ut në kohë pandemie
26 gusht 2020Kontributi në ngritjen e cilësisë në procesin e arsimor në shkollat fillore dhe të mesme është qëllimi i trajnimit treditor, me temë: ”Përdorimi i TIK-ut për përkrahjen e mësimdhënies dhe mesimnxënies në kohë pandemie”, që filloi sot (25 gusht), në Universitetin e Evropës Juglindore, kampusi në Tetovë.
-
U mbajt trajnimi i rregullt i stafit në kushte të jashtëzakonshme të pandemisë Kovid -19
20 gusht 2020Universiteti i Evropës Juglindore në vitin e ri akademik 2020-21, mësimdhënien do ta realizojë nëpërmjet pranisë fizike dhe pranisë online të studentëve. Këtë e kanë kërkuar studentët, tha rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në pjesën e dytë të trajnimit të stafit të Universitetit, me temë boshte: Funksionimi i Universitetit gjatë pandemisë: ruajtja e cilësisë, që po mbahet nga 19 deri 21 gusht.
-
Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore i UEJL-së fitues i grantit për të ofruar lëndë dhe program të magjistraturës në Buxhetimin e përgjegjshëm gjinor
18 gusht 2020Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore i Universitetit të Evropës Juglindore është fitues i grantit në kuadër të Erasmus KA203 -Partneritete strategjike për arsimin e lartë.
-
Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore i UEJL-së fitues i grantit për Nxitje të shkencës përmes STEM edukimit
18 gusht 2020Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore i Universitetit të Evropës Juglindore është fitues i grantit në kuadër të Erasmus KA201 (Partneritete strategjike për edukimin shkollor).
-
Interes i shtuar për tu regjistruar në UEJL - Akreditohet Arkitektura dhe Dizajni
10 gusht 2020Në Universitetin e Evropës Juglindore interesimi i studentëve për tu regjistruar në programet studimore është mjaft i kënaqshëm, thonë në Shërbimin Studentor. Interesim të shtuar ka në të gjitha programet studimore dhe në veçanti në programet e reja të akredituara.
-
Ndahet nga jeta profesori i Fakultetit të Shkencave Shoqërore i UEJL-së, Agni Aliu
8 gusht 2020Universiteti i Evropës Juglindore e njofton opinionin me të gjerë, se sot 8 gusht 2020, ka ndërruar jetë Agni Aliu, profesor në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore.
-
Universiteti i Evropës Juglindore po krijon Qendrën e Burimeve Rinore (QBR) në Gostivar për të gjithë rajonin e Pollogut
28 korrik 2020Universiteti i Evropës Juglindore, përmes një projekti të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, po krijon një Qendër të Burimeve Rinore (QBR) në Gostivar për të gjithë rajonin e Pollogut.
-
Filloi trajnimi i përvitshëm i stafit të UEJL-së
14 korrik 2020“Funksionimi i universitetit në kohë pandemie: sigurimi i cilësisë” është tema e trajnimit të stafit të Universitetit të Evropës Juglindore, që filloi sot (14 korrik) me sesionet para-trajnuese. Trajnimet do të vazhdojnë pas pushimeve verore, më 19 gusht dhe do të zgjasin deri më 21 gusht.
-
Instituti Kërkimor “Max van der Stoel” fitues i grantit të Komisionit Evropian, në suaza të programit Erasmus+ për partneritetet strategjike në arsimin e lartë
14 korrik 2020Instituti Kërkimor “Max van der Stoel” në Universitetin e Evropës Juglindore është fitues i grantit të Komisionit Evropian, në suaza të programit Erasmus+ për partneritetet strategjike në arsimin e lartë. Ky grant është ndarë për realizimin e projektit me akronimin URA: Ngritja e urave të ndershmërisë midis arsimit të lartë, biznesit dhe shoqërisë (BRIDGE: Bridging Integrity in Higher Education, Business, and Society), i cili do të fillojë në shtator të këtij viti.
-
Rektori Bexheti dërgoi telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta e Prof. Dr. Hajrullah Gorani
8 korrik 2020Me rastin e ndarjes nga jeta e Prof. Dr. Hajrullah Gorani, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në emrin e tij, të Universitetit dhe si ish student dërgoi telegram ngushëllimi familjes së profesorit të ndjerë.
-
Biblioteka Universitare e UEJL-it nikoqire online e tryezës së rrumbullakët të bibliotekistëve ndërkombëtarë
7 korrik 2020Biblioteka Universitare e Universitetit të Evropës Juglindore, ishte nikoqire e tryezës së rrumbullakët e bibliotekistëve ndërkombëtarë, që u mbajt online ditën e shtunë (4 korrik), me temë “10 vite përvojë e ALUMNI-ve të Programit të Lidershipit të Vizitorëve Ndërkombëtar (PLVN)”.
-
UEJL në vitin e ri akademik me program studimor për studentët që duan të bëhen arkitekt
4 korrik 2020Studentët e ardhshëm të Universitetit të Evropës Juglindore, për herë të parë në vitin e ri akademik, do të kenë mundësi të zgjedhin të studiojnë për Arkitekturë dhe Dizajn, dhe të kualifikohen si Master shkencor në Arkitekturë dhe Dizajn.
-
Donacion i UEJL-it dhe USAID-it për Kryqin e Kuq
12 qershor 2020Donacion i UEJL-it dhe USAID-it për Kryqin e Kuq
-
Pasojat e COVID-19 në sistemin e edukimit: perspektiva ligjore
4 qershor 2020Prof. Dr. Dennis Farrington
-
Senati nominoi tre anëtarët e ri në Bordin e Universitetit
27 maj 2020Senati i Universitetit të Evropës Juglindore, në mbledhjen me prani fizike, të mbajtur të martën (26 maj 2020), zgjodhi tre anëtarë të ri, të nominuar për Bordin e Universitetit.