Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt manifestimi tradicional “Dita e Hapur”

Sot (10 maj 2024), në një atmosferë mikpritëse në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), u mbajt manifestimi tradicional "Dita e hapur" për maturantët e Shkupit, Tetovës, Kumanovës, Gostivarit, Kërçovës, Strugës, Sarajit etj. Kontribut të madh në organizimin e këtij aktiviteti pati edhe Parlamenti dhe Asociacioni Studentor i UEJL-së.Gjatë këtij aktiviteti, maturantët, të cilët ishin në numër masiv, patën mundësi, që në prezantimet e organizuara enkas nga fakultetet e UEJL-së, të dëgjojnë drejtpërdrejtë për ofertën programore, për kushtet e studimit, bursat dhe programet e reja studimore.

Gara e Planit më të Mirë të Biznesit ishte një prej momenteve më emocionuese, ku maturanët shfaqën aftësitë e tyre në përgatitjen e një plani të vërtet të biznesit.

"UEJL mbetet universitet i përkushtuar tre gjuhësor me dominim dhe strukturë të stabilizuar të studentëve, një strukturë të qëndrueshme multietnike, ku 70% mësojnë pastër në gjuhën shqipe, 20% në gjuhën angleze dhe 10% në gjuhën maqedonase, me tendencë rritëse për të studiuar në gjuhën angleze”, theksoi Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.”

Ai, gjithashtu e theksoi faktin se përveç programeve të reja studimore, UEJL, në vitin e ri akademik fillon me fakultetin e shtatë, Fakultetin e Shkencave Teknike, ndërsa Parlamenti Studentor ka qenë mjaftë aktiv në shpjegimin e ofertës programore, pasi ata më së miri komunikojnë dhe e dinë gjuhën e gjeneratave të reja.

Për argëtimin e studentëve u kujdes grupi “Labinot dhe Lulesa Band”, për aktivitetet sportive u kujdes Departamenti i Sportit, ndërsa aktivitete të lira të vizatimit dhe pikturimit u organizuan nga Parlamenti dhe Asociacioni Studentor në Bashkëpunim me Bibliotekën “Maks va nder Shtul”.

Google+