Lajmet e fundit
-
Sqarim në Lidhje me Certifikatat për Diplomim
13 dhjetor 2022Universiteti i Evropës Juglindore, nga fillimi me punë e deri më sot, ka funksionuar në pajtim me ligjet e arsimit të lartë, të cilët kanë qenë në fuqi në periudha të ndryshme në shtetin tonë. Në vitin e parë të funksionimit të këtij institucioni të arsimit të lartë (2001), Universiteti ka punuar sipas Ligjit të Arsimit të Lartë (LAL) Nr. 64/2000. Ky Ligj ka qenë në fuqi deri në vitin 2008 dhe deri atëherë ka pësuar tre ndryshime dhe plotësime. I rëndësishëm për studimet deridiplomike është ndryshimi i parë i këtij Ligji, i ndodhur në vitin 2003.
-
Rektori Bexheti folës kryesor në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare Bridge 2022
11 dhjetor 2022Në bashkëorganizim me Universitetin “Ukshin Hoti”, të Prizrenit, me 9 dhe 10 dhjetor, në Prizren u mbajt konferenca e Parë Shkencore Ndërkombëtare Bridge 2022 “Trendet e reja në botën në ndryshim”.
-
Dëshmi të drejtpërdrejta nga Ukraina në tribunën e mbajtur në UEJL
7 dhjetor 2022“Dëshmi nga Ukraina”, ishte tema e Tribunës, që u mbajt sot (7 dhjetor 2022), në Universitetin e Evropës Juglindore, në të cilën përfaqësues të qeverisjes lokale të Rrethit të Kievit dhe qytetit Irpin shpalosën dëshmitë e drejtpërdrejta për ngjarjet në Ukrainë.
-
Informatë për opinion
1 dhjetor 2022Universiteti i Evropës Juglindore është institucion i pavarur privat-publik jofitimprurës me status të veçantë të paraparë me Ligjin e arsimit të lartë të RMV-së.
-
Zgjedhjet e Parlamentit dhe Asociacionit Studentor (PAS)
1 dhjetor 2022Zgjedhjet e Parlamentit dhe Asociacionit Studentor (PAS)
-
U mbajt takimi përmbyllës i projektit për ngritjen e kapaciteteve dhe luftës kundër lajmeve të rreme
29 nëntor 2022Në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (29 nëntor 2022), u mbajt takimi përmbyllës i projektit me titull “Ngritja e kapaciteteve për stafin e universiteteve dhe përfaqësuesit e mediave në luftën kundër lajmeve të rreme, keqinformimit dhe fushatave të dezinformimit”, që u realizua nga Instituti “Maks van der Shtul” (IMVDS), në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë në Maqedoninë e Veriut.
-
Urime 28 Nëntori!
28 nëntor 2022Urime 28 Nëntori!
-
21 vite përkushtim dhe arritje – UEJL shënoi përvjetorin e themelimit
18 nëntor 2022Në prani të stafit, studentëve, familjarëve, mysafirëve të ftuar, Universiteti i Evropës Juglindore, me një Ceremoni Solemne, sot (18 nëntor 2022), shënoi 21 vjetorin e themelimit. Gjatë kësaj Ceremonia u promovuan edhe studentët e diplomuar të doktoraturës.
-
U mbajt turneu tradicional “Memoriali Arben Xhaferi”
18 nëntor 2022Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 21 vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore, të enjten në organizim të Departamentit të Sportit në sallën e sportit të shkollës së mesme të mjekësisë u mbajt turneu tradicional në futboll të vogël „MEMORIALI ARBËN XHAFERI“.
-
Panel diskutimi i studentëve me kryetarin e Bordit Klaus Tochtermann
17 nëntor 2022Në organizim të Parlamentit Studentor të UEJL-së, me rastin e 17 Nëntorit-Ditës ndërkombëtare të studentëve, sot panel diskutimi me studentët mbajti kryetari i Bordit, Klaus Tochtermann, me temë: “Merr nota të mira!” (Get good gradës).
-
Universiteti i Evropës Juglindore dhe Albanian University nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi
15 nëntor 2022Zhvillimi i bashkëpunimit akademik në nivelin e studimeve universitare, si dhe zhvillimi i aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe kulturore është qëllimi kryesor i Marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) dhe Universitetit “Albanian University” (AU) të Tiranës, që u nënshkrua sot (15 nëntor 2022), në Tetovë.
-
Përfaqësues të Universitetit Shtetëror të Misurit Veriperëndimor vizituan Universitetin e Evropës Juglindore
14 nëntor 2022Përfaqësues të Universiteti Shtetëror i Misurit Veriperëndimor ( Northwest Missouri State University), nga SHBA-të, sot (14.11.2022) e vizituan Universitetin e Evropës Juglindore dhe realizuan një takim me rektorin Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.
-
UEJL-ja dhe Ministria e Shoqërisë Informatike nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
3 nëntor 2022Kuadri akademik i Universitetit të Evropës juglindore, do të bashkëpunojë me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, duke iu siguruar të punësuarve të dhëna nga hulumtime, analiza profesionale, propozime, konkluzione shkencore dhe literaturë profesionale.
-
U mbajt sesion informues për mundësitë e studimit në ShBA
2 nëntor 2022Në organizim të Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (2 nëntor), u organizua sesion informues për studentet dhe të punësuarit mundësitë e studimit në ShBA.
-
Ministri Spasovski mbajti ligjëratë për studentët e UEJL-së për harmonizimin e legjislacionit vendor me atë të BE-së
31 tetor 2022“Harmonizimi i legjislacionit në RMV me standardet dhe rregulloret evropiane në kuadër të MPB-së”, ishte tema e ligjëratës së ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, që e mbajti sot (31 tetor 2022), para studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore, të organizuar nga Parlamenti dhe Asociacioni Studentor dhe Fakulteti Juridik.
-
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për tërheqjen e studentëve potencial nga Lindja e Mesme
25 tetor 2022Rektori i Universiteti i Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Konsulli i Përgjithshëm i Nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Siri, z. Mazen I. Hammour, sot (25 tetor 2022), nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për ndërkombëtarizimin e programeve studimore.
-
Debat për krizën energjetike dhe inflatorike në organizim të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor
18 tetor 2022“Kriza energjetike dhe inflatorike”, ishte tema e Panelit të diskutimit, që në organizim të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor u mbajt sot (18.10.2022), në Universitetin e Evropës Juglindore.
-
Rektori Bexheti prezantoi modelin unik funksional të UEJL-it në konferencën ndërkombëtare për arsimin e lartë në Kosovë
14 tetor 2022Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, të enjten (13 tetor 2022), në Prishtinë, mori pjesë në Konferencën e Dyte Vjetore për Arsimin e Lartë në Kosovë.
-
Inaugurohet Fakulteti i ri i Shkencave Shëndetësore
5 tetor 2022Me prerjen e shiritit nga rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexhet dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot (5 tetor 2022) edhe zyrtarisht filloi me punë Fakulteti i ri i Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Evropës Juglindore.
-
Për herë të parë në rajonin e Pollogut mbahet Panairi i Sipërmarrësisë Sociale
5 tetor 2022Në praninë e shumë kompanive dhe përfaqësues të institucioneve publike, si dhe studentëve, sot (5.10.2022), në UEJL u mbajt Panairi i Sipërmarrësi së Sociale i organizuar nga Agjencia për Përkrahje të Bizneseve – ESA Tetovë në bashkëpunim me Qendrën për Biznes dhe Inovacion dhe Qendrën e Karrierës së Universitetit të Evropës Juglindore, si dhe me Këshillin Ekonomik e Social i Komunës së Tetovës.