Nxënësit e shkollave 'Liria' dhe 'Kikish', nga Tetova, të shoqëruar nga mësimëdhënëset e tyre, tashmë janë pjesë e këtij panairi tradicional, i cili i kushtohet inkluzivitetit, që nënkupton krijimin e hapësirave dhe sigurimin e qasjeve në mjedise pa barriera fizike, sigurimin e mjeteve mësimore, qasje më të lehtë në libra dhe materiale mësimore me ekspozim dukshmërie dhe lexueshmërie për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore dhe pajisje me teknologji ndihmëse.
Sipas dekanit të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, prof. dr. Demush Bajrami, ky panair për nxënësit me nevoja të veçanta ofron një qasje të re dhe një ndryshim në konceptin e trajtimit të këtyre fëmijëve.
"Duke u nisur nga nevojat e të gjithë fëmijëve dhe allimet e tyre në mjedis, kjo qasje e re mund të shprehet më së miri brenda 'shoqërisë gjithëpërfshirëse', e cila i vendosë mësimdhënësit para sfidave të reja për të ndryshuar dhe përshtatur mënyrën e mësimdhënies dhe aktivitetet tjera përcjellëse me qëllim të plotësimit të kërkesave të këtyre fëmijëve si pjesë e pandashme e shoqërisë", tha prof. Bajrami.
Prof. dr. Agim Poshka, tha se që nga themelimi UEJL ka qënë universitet inkluziv në shumë aspekte, si në përdorimin fleksibil të gjuhëve por edhe në respektimin e multikukturalizmit. "Dekadën e fundit kemi një fokus më të madh me fëmijët me nevoja të veçanta dhe përfshirjen e studentëve tanë në aktivitete vullnetare të përbashkëta me këtë kategori dhe promovimin e arsimit inkluziv", përfundoi prof. Poshka.
Edhe arsimtaret e këtyre shkollave të praanishme, duke e vlerësuar shumë këtë panair, theksuan se janë duke ecur në hap me ndryshimet që i kërkon koha e sotme. Sipas tyre, arsimtarët i përshtaten nevojave dhe kërkesave që kanë fëmijët, duke përfshirë këtu edhe përshtatjen e në çdo aspekt, në mënyrë që të mund t'u ofrohen kushte sa më të mira pedagogjike, insfrasturore dhe plërkujdesje.