Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL pjesë e shënimit të 17 Shkurtit të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup

Rektori i Universiteti i Evropës Juglindore, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, së bashku me Prorektorin për Planifikim, Hulumtime dhe Ndërmarrësi, Prof. Dr. Veland Ramadani dhe Këshilltaren për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Komunitetin, Prof. Dr. Besa Arifi, morën pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republika e Kosovës.

Delegacioni i UEJL-së u prit nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Sh.T. Florian Qehaja. Gjatë takimit, të dy palët uruan përzemërsisht 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e kësaj date historike për shtetin dhe qytetarët e saj.

Në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Evropës Juglindore dhe institucioneve përkatëse në Kosovë, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë – veçanërisht në arsimin e lartë, hulumtimin shkencor, mobilitetin akademik dhe projektet e përbashkëta ndërkombëtare.

Në këtë pritje morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, të trupit diplomatik, universiteteve dhe organizatave të ndryshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe lidhjeve të qëndrueshme ndërmjet vendeve të rajonit.

Google+