Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Aktivitete sportive

Departamenti i Sportit

Departamenti i Sportit është njësi e posaçme, që funksionon në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore dhe kujdeset për aktivitetet sportive të studentëve.

Në kuadër të këtij departamenti, organizohen gara të ndryshme sportive, me të vetmin qëllim që studentët të zhvillojnë aktivitete fizike të rëndësishme për shëndetin, mirëqenien dhe cilësinë e jetës studentore.

Parimi i mundësive të barabarta, se nevojat e çdo të riu për aktivitete sportive, kulturore dhe arsimore duhet të përbëjnë bazën e planifikimit të një shoqërie të shëndoshë është një nga postulatet kryesore e Departamentit të Sportit.

Në kuadër të Departamentit të Sportit, studentët mbështeten edhe me mjete financiare (bursë), me të cilat mbulojnë një pjesë të shkollimit të tyre në UEJL. 

Gjatë ditës, studentët mund të përdorin fushat sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, si dhe objekte të mbyllura për shah, ping pong, pilates, fitnes, vallëzim dhe joga. 

Klubi i Futbollit të Vogël SEE University

Klubi i Futbollit të Vogël SEE University (KFV SEE University), është themeluar në vitin 2004 dhe funksion në kuadër të Departamentit të Sportit të Universitetit të Evropës Juglindore. Qëllimi kryesor i themelimit të tij është që studentëve tanë dhe nxënësve të shkollave të mesme t’ju ofrojë mundësi dhe kushte sa më kualitative që të merren me aktivitete sportive dhe rekreative duke e ruajtur kështu shëndetin fizik dhe atë mental.

Klubi SEE University, po ashtu, ka për qëllim të siguroj pjesëmarrje të plotë të studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme në jetën sportive, kulturore dhe arsimore. Kjo nënkupton mundësi të barabarta pa dallim të përkatësisë etnike, fetare dhe socio-ekonomike. 

KFV SEE University merr pjesë në garat republikane në kuadër të ligës së parë dhe ligës së dytë në futboll të vogël të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, si dhe në garat universitare (Universiada) në RMV.  Një ndër aktivitetet e KFV SEE University është zhvillimi i futbollit të vogël (Futsal) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe promovimin e masave efektive për parandalimin e dhunës në terrenet sportive, që nënkupton “Fair Play” in te studentët, nxënësit dhe te të rinjtë në përgjithësi.

Anëtarë të Klubit janë studentë aktual dhe nxënës të shkollave të mesme që kanë dhunti për sport, e në veçanti për futboll të vogël.

Kontakti

Për pajisjet sportive (topa për futboll, basketboll, volejboll, shah dhe pingpong), si dhe për organizimin e aktiviteteve sportive, kontaktojeni Departamentin e Sportit, që ndodhet pranë fushave sportive në ndërtesën 202.01./3 

Departamenti i Sportit - UEJL

Mujdin Livoreka, 

Kontakt: 

Tel.në zyrë: 044 356 264 dhe 044 356 020; 

e-mail:  m.livoreka@seeu.edu.mk

Google+