Plani i pagesës në këste
Zyra e bursarit merret me çështjet e gjitha pagesave për studim, duke përfshirë pagesat dhe ngarkesat e papaguara.
Studentët paguajnë kompensim për studime në shumë të caktuar për programin përkatës të studimeve dhe për vitin përkatës së studimeve. Pagesat përcaktohen në bazë vjetore dhe studentët mund të parashikojnë rritje eventuale të pagesës për studime gjatë tri viteve të studimit. Shumat caktohen nga Bordi i universitetit dhe publikohen në konkursin për regjistrim të studentëve.
Pagesa shtesë administrative aplikohen në këto raste:
- 50 euro për lëshimin e diplomës dhe çertifikatën
- 15 euro për ri-lëshim të kartelës ID
Plani i pagesës në këste
Pagesat për studime deridiplomatike
Pagesa për studime mund të paguhet në më shumë mënyra.
Studentët mund të paguajnë kompensimin e tyre për studime për gjithë vitin akademik paraprakisht kur të regjistrohen.
Lartësia e pagesës varet nga regjimi i studimeve(i rregullt, me korrespondencë).
Për studentët që paguajnë paraprakisht për gjithë vitin akademik mundësohet lehtësim prej 3% nga detyrimi vjetor.
Ky lehtësim nuk vlen për studentët që marrin bursa.
Përshkrimi | Afati | Drejtësi/ GJKK/ SHSHB | BE/ SHTB | PS në anglisht |
---|---|---|---|---|
Kësti i parë | Tetor | 1300 EU | 1800 EU | 2000 EU |
Zbritje 3% | 39 EU | 54 EU | 60 EU |
Studentët që zgjedhin pagesën në dy këste duhet të bëjnë pagesën e semestrit dimëror më së voni gjer 30 tetor kurse pagesën e semestrit veror gjer 28 shkurt të vitit gjegjës akademik.
Përshkrimi | Afati | Drejtësi/ GJKK/ SHSHB | BE/ SHTB | PS në anglisht |
---|---|---|---|---|
Semestri dimëror | Tetor | 650 EU | 900 EU | 1000 EU |
Semestri veror | Shkurt | 650 EU | 900 EU | 1000 EU |
Studentët që zgjedhin pagesën e studimit ta bëjnë në katër këste duhet të bëjnë atë në 4 pagesa të barabarta sipas këtij plani:
- 30 tetor
- 30 dhjetor
- 28 shkurt
- 30 prill
Përshkrimi | Afati | Drejtësi/ GJKK/ SHSHB | BE/ SHTB | PS në anglisht |
---|---|---|---|---|
Kësti i 1 | Tetor | 325 EU | 450 EU | 500 EU |
Kësti i 2 | Dhjetor | 325 EU | 450 EU | 500 EU |
Kësti i 3 | Shkurt | 325 EU | 450 EU | 500 EU |
Kësti i 4 | Prill | 325 EU | 450 EU | 500 EU |
Studentët që zgjedhin të paguajnë në dymbëdhjetë këste duhet të bëjnë pagesa të barabarta mujore për tërë vitin akademik (pagesat duke filluar në fund të shtatorit dhe duke vazhduar në fillim të çdo muaji vijues deri në gusht)
Përshkrimi | Afati | Drejtësi/ GJKK/ SHSHB/ Fizioterapi | Infermeri e Përgjithshme | BE/ SHTB | PS në anglisht |
---|---|---|---|---|---|
Kësti i 1 | Deri me 30 shtat. |
108.3 EU (6 667 den) |
125 EU (7 688 den) |
150 EU (9 127 den) |
166.6 EU (10 250 den) |
Kësti i 2 | Deri me 10 tetor |
108.3 EU (6 667 den) |
125 EU (7 688 den) |
150 EU (9 127 den) |
166.6 EU (10 250 den) |
Kësti i 3 | Deri me 10 nënt. |
108.3 EU (6 667 den) |
125 EU (7 688 den) |
150 EU (9 127 den) |
166.6 EU (10 250 den) |
Kësti i 4 | Deri me 10 dhjet. |
108.3 EU (6 667 den) |
125 EU (7 688 den) |
150 EU (9 127 den) |
166.6 EU (10 250 den) |
Kësti i 5 | Deri me 10 jan. |
108.3 EU (6 667 den) |
125 EU (7 688 den) |
150 EU (9 127 den) |
166.6 EU (10 250 den) |
Kësti i 6 | Deri me 10 shkurt |
108.3 EU (6 665 den) |
125 EU (7 685 den) |
150 EU (9 125 den) |
166.6 EU (10 250 den) |
Kësti i 7 | Deri me 10 mars |
108.3 EU (6 667 den) |
125 EU (7 688 den) |
150 EU (9 127 den) |
166.6 EU (10 250 den) |
Kësti i 8 | Deri me 10 prill |
108.3 EU (6 667 den) |
125 EU (7 688 den) |
150 EU (9 127 den) |
166.6 EU (10 250 den) |
Kësti i 9 | Deri me 10 maj |
108.3 EU (6 667 den) |
125 EU (7 688 den) |
150 EU (9 127 den) |
166.6 EU (10 250 den) |
Kësti i 10 | Deri me 10 qersh. |
108.3 EU (6 667 den) |
125 EU (7 688 den) |
150 EU (9 127 den) |
166.6 EU (10 250 den) |
Kësti i 11 | Deri me 10 korrik |
108.3 EU (6 667 den) |
125 EU (7 688 den) |
150 EU (9 127 den) |
166.6 EU (10 250 den) |
Kësti i 12 | Deri me 10 gusht |
108.3 EU (6 665 den) |
125 EU (7 685 den) |
150 EU (9 125 den) |
166.6 EU (10 250 den) |
Nëse në llogarinë e studentit vërehet tejkalim i afatit të pagesës, Zyra e bursarit lëshon Kujtesë zyrtare dhe në këtë rast do të aplikohet ngarkesë/pagese shtesë për pagesën e vonuar. Atëherë studentit do t’i jepet një afat prej 14 ditë kalendarike për ta realizuar pagesën e mbetur.
Nëse edhe pas këtij afati studenti nuk e ka bërë pagesën atëherë qasja e studentit në shërbimet/pajisjet e universitetit do të pezullohet. Kjo përfshin - por nuk kufizohet me - lëshimin e transkriptave, certifikatave dhe diplomave, qasjen në rrjetën kompjuterike (duke përjashtuar Learning Management System), bibliotekë, sistemin informativ universitar (formën e regjistrimit, regjistrimin e lëndës, regjistrimin e provimit). Kjo dispozitë do të zbatohet derisa detyrimi të jetë përmbushur dhe statusi i bllokuar të jetë fshirë nga zyra përkatëse.
Nëse studenti e di se do të ketë vështirësi në përmbushjen e pagesës, duhet që të kontaktojë Zyrën e bursarit, përpara datës së pagesës, për të shqyrtuar një marrëveshje të mundshme alternative
Pagesa e vonuar | 1.5 EU (100 MKD) |