Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Restorantet dhe ushqimi

Në kampusin e Universitetit funksionojnë restoranti, i cili ka bufen dhe mensën. Për ushqim, studentët kanë mundësi ta zgjedhin mensën, e cila funksionon në kuadër të kampusit, por kanë zgjedhje edhe në restorantet e shumta, të cilët gjenden përreth.

Ushqimi është i llojllojshëm dhe nuk është i shtrenjtë. Shërbimi në mensë është sipas parimit të mensës klasike, ku ofrohet ushqim i freskët. Në kuadër të kampusit funksionon edhe një supermarket, ku studentët mund të furnizohen me lloje të ndryshme të produkteve.

Dhomat e konvikteve janë të pajisura me pajisje kuzhine, ku studentët mund ta gatuajnë ushqimin. Afër kampusit gjenden shumë pika shitjeje të produkteve ushqimore, si dhe të pemëve dhe perimeve.  

Google+