COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

K O N K U R S -Zgjedhje/rizgjedhje të mësimdhënësve në thirrje mësimore - profesionale – Lektor i lartë (i mbyllur)

QENDRA E GJUHËVE Zgjedhje/rizgjedhje të katër mësimdhënësve në thirrje mësimore – profesionale, Lektor i lartë për lëndën: Gjuhë angleze dhe Gjuhë angleze për qëllime specifike; Zgjedhje/rizgjedhje të një mësimdhënësi në thirrje mësimore – profesional, Lektor i lartë për lëndën: Gjuhë maqedone

II. Përveç kushteve të përgjithshme të parapara në Ligjin e arsimit të lartë të R. Maqedonisë, Statutit dhe Rregullores për zgjedhje apo rizgjedhje në thirrje mësimore shkencore, thirrje bashkëpunëtori dhe thirrje mësimore profesionale të UEJL, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet si vijojnë:

• Për të gjitha vendet preferohet njohja e gjuhës shqipe, maqedonase dhe angleze, kurse njohja e së paku dy nga gjuhët e përmendura në nivel akademik /për mësimdhënie/, është e obligueshme.

III. Për të aplikuar në këtë konkurs, kandidatët duhet të dërgojnë (vetëm përmes e-mailit): letërinteresim, biografi personale (CV), diplomë (magjistraturë), listë për veprimtarinë profesionale dhe shkencore dhe nga një kopje të recensionit të parë (nëse posedojnë). (Të gjitha këto dokumente të theksohen në CV, ndërsa do të dorëzohen pas seleksionimit të kandidatëve që i plotësojnë kushtet)

Dokumentet e mësipërme mund të jenë origjinale ose të vërtetuara në noter.

IV. Afati i paraqitjes
Afati i dorëzimit të aplikacioneve është 5 ditë nga dita e shpalljes së konkursit.
Konkursi është i shpallur nga 20. 04. 2011 – 24. 04. 2011

Aplikimet vetëm përmes e-mailit: HROffice@seeu.edu.mk

Formulari per aplikim


V. Adresa
Universiteti i Evropës Juglindore
Zyra e Burimeve Njerëzore
Rr. Ilindenit pn
1200 Tetovë, Maqedoni
Telefoni për kontakt: 044 356 087

Google+