Panairin e shpalli të hapur Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, i cili u uroi mirëseardhje përfaqësuesve të bizneseve pjesëmarrëse dhe theksoi rëndësinë strategjike të këtij aktiviteti për studentët dhe për vetë Universitetin.
“Ky Panair tejkalon dimensionin e një aktiviteti prezantues. Ai përfaqëson një platformë të rëndësishme komunikimi ndërmjet Universitetit dhe tregut të punës, ku potenciali i studentëve lidhet drejtpërdrejt me mundësitë reale për zhvillim profesional. Në vitin kur shënojmë 25-vjetorin e themelimit të Universitetit, kjo ngjarje merr një domethënie të veçantë, si dëshmi e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të ndërtuar ura mes dijes dhe praktikës”, theksoi Rektori Ibraimi.
Udhëheqësja e Qendrës së Karrierës, Lumturije Memedi Sinani, shprehu mirënjohje për kompanitë pjesëmarrëse, duke vlerësuar bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm me Universitetin dhe kontributin në krijimin e mundësive për studentët.
Gjatë panairit, studentët patën mundësinë të ndjekin prezantime nga kompani të ndryshme, të realizojnë vizita në stendat e tyre, si dhe të krijojnë kontakte të drejtpërdrejta me punëdhënës potencialë. Një moment i veçantë ishte edhe sesioni informues për studentët me temë “Cracking the Job Market”, i realizuar në bashkëpunim me aleancën ChallengeEU, ku prezantues ishin përfaqësues të kompanive EVN, Coordea, ASK dhe M-House, ku u trajtuan këshilla praktike për hyrjen në tregun e punës.
Në përmbyllje të aktivitetit për të gjitha kompanitë pjesëmarrëse u ndanë certifikata mirënjohjeje për kontributin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme në fuqizimin e gjeneratave të reja të profesionistëve.
Panairi i Karrierës në UEJL vazhdon të mbetet një platformë e rëndësishme që promovon bashkëpunimin ndërmjet akademisë dhe industrisë, duke kontribuar në përgatitjen e studentëve për sfidat e tregut bashkëkohor të punës.
Në UEJL u mbajt Panairi i Karrierës 2026 – një urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës
Në organizim të Qendrës së Karrierës, sot (28 prill 2026), në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) u mbajt Panairi i Karrierës 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme vjetore që synon të afrojë studentët me tregun e punës dhe të krijojë mundësi konkrete për zhvillim profesional.
Në këtë numër
- UEJL në prezantimin zyrtar të Koalicionit SustainED University
- Rektori Ibraimi takon ambasadoren e Holandës: UEJL histori suksesi e bashkësisë ndërkombëtare
- Universiteti i Evropës Juglindore pjesë aktive në debatin për reformat në arsimin e lartë
- UEJL dhe Ministria e Shëndetësisë formalizojnë bashkëpunimin për kërkim shkencor dhe trajnim profesional në sektorin e shëndetësisë
- UEJL në QS World University Ranking 2026: Ekselencë dhe mundësi globale
- Dita e Hapur në UEJL: Vendi ku formësohet karriera e së ardhmes
- Vizitë e Ambasadës së SHBA-ve dhe prezantimi i programeve të shkëmbimit arsimor në UEJL
- UEJL pjesë e Konferencës Vjetore të EUA-së në Stamboll
- Nxënësit më të talentuar të ekonomisë garuan në Olimpiadën Nacioanle të Ekonomisë që u mbajt në UEJL
- Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, priti në takim Ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom
- Në UEJL u mbajt Panairi i Karrierës 2026 – një urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës