Tema e magjistraturës me titull: “Hulumtim mbi rolin e mësimdhënësve universitarë në përforcimin e motivimit të studentëve”, u mbrojt në prani të komisionit treanëtarësh në përbërje: Benjamin Keatinge, Ph.D. (kryetar i komisionit), Prof. Dr. Sami Ibrahimi (anëtar) dhe Judy S. Richardson, Ph. D – profesor emeritus (mentore). Prania e mentores në këtë mbrojtje publike u bë e mundur nëpërmjet lidhjes së drejtpërdrejtë nga Virginia Commonwealth University (Richmond, Virginia, SHBA) me UEJL, lidhje kjo e realizuar nëpërmjet video konferencës.
Kjo ishte edhe një përpjekje ambicioze dhe efikase për prezantimin e një qasjeje të re për mbrojtjen e tezës, kështu njëherësh duke hapur shteg edhe për kandidatët tjerë që të përdorin të njëjtën mënyrë. Edhe njëherë, kjo mënyrë unike e mbrojtjes së tezës, konfirmoi se UEJL ndjek tendencat e fundit dhe ofron më shumë mundësi për arritje të shkëlqyeshme më shumë se kudo
Më 24 qershor 2009, kandidatja Iranda Bajrami nga Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit-lektore në Qendrën e gjuhëve në UEJL, e mbrojti me sukses tezën e magjistraturës në Programin studimor Mësimdhënia e Gjuhës Angleze. Kjo mbrojtje kishte zgjuar një vëmendje të veçantë për faktin se ishte mbrojta e parë publike e tezës së magjistraturës nëpërmjet video konferencës në Universitetin e Evropës Juglindore.