Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ambasadori i OSBE-së Ralf Breth ligjëroi në UEJL

Ambasadori i OSBE-së Breth, tha se ai gjithmonë e ka vlerësuar serinë e leksioneve, siç janë ligjëratat me diplomatë ndërkombëtarë (Cikli i Ligjëratave Diplomatike ), të Institutit për Hulumtime Shkencore “Maks van der Shtul”. Ai ju tha studentëve “ se ky lloj i ligjëratave po mundohet të ndërtojë urë ndërmjet çështjeve të subjekteve të ndryshme dhe ti vendos gjërat në perspektivë“.

“Vetëm një brez i ri i angazhuar do të jetë në gjendje për të formësuar një demokraci.

Vetëm një njeri që e kupton vendin e tij, me gjithë historinë dhe sfidat e tij dhe është në gjendje për të parë atë nga kënde të ndryshme, mund të bëjë një zgjedhje të informuar në vendin e votimit. Diskutimi brenda shoqërisë është themelore për funksionimin e demokracisë” tha për studentët dhe stafin e Universitetit të Evropës Juglindore, Ambasadori i OSBE-së në Maqedoni Ralf Breth, duke folur për "Vlerat e shtuara për vendin të Misionit të OSBE-së " në ligjëratën organizuar nga Instituti për hulumtim shkencor të UEJL-së "Maks van der Shtul", të mërkurën (26 mars 2014), në kuadër të ciklit të “ligjëratave me diplomatë ndërkombëtarë”.

Ambasadori Breth shpjegoi se qëllimi kryesor për OSBE-në është tu mundësojë shoqërive të zgjidhin çfarëdo lloj konfliktesh që mund të ekzistojnë në vendet e tyre përkatëse.

"Unë nuk jam duke folur vetëm për kërcënime të drejtpërdrejta ushtarake. Konfliktet mund të lindin nga shumë çështje të tjera si varfëria, deficitet në gjyqësi, çështjet e minoriteteve apo liria e medieve , mungesa e arsimimit të mirë apo edhe rreziqe mjedisore - dhe zhvillohet në një kërcënim për sigurinë me kalimin e kohës ".

Ai rikujtoi se misioni i OSBE në Shkup është që të ndihmoj që kurrë nuk do të ketë një tjetër 2001, një tjetër konflikt të armatosur, në këtë vend. Ai tha se është i sigurt se shumica dërrmuese e qytetarëve do të pajtohen me këtë qëllim.

Në kuadër të diskutimit me studentët dhe studiuesit e UEJL-së u shpjeguan fusha të ndryshme në të cilat OSBE-ja është kryesisht e fokusuar në: marrëdhëniet ndëretnike, zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e ndihmon vendin në zhvillimin e një shërbimi policor të orientuar në shoqëri në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përparimi i reformave të policisë, si dhe trajnim për të luftuar krimin e organizuar, etj. Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, shpjegoi gjithashtu edhe rolin dhe pritjet e OSBE-së për zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni.

"Ne si një Misionit në terren bëjmë vetëm monitorim të gjendjes së sigurisë gjatë zgjedhjeve, por Misioni i ODIHR-it do të vëzhgojnë procedurat zgjedhore.", tha Breth

Ambasadori Breth rikujtoi se ish-komisioneri i OSBE Max van der Stoel ishte gjithmonë i interesuar për të ardhmen e rajonit. "Max van der Stoel ishte gjithmonë shumë i interesuar për të ardhmen e Universitetit të EJL. Kontributi i tij ishte i veçantë dhe ai i përkiste brezit që lanë botën në një situatë më të mirë nga ajo që e kishin trashëguar", tha ambasadori i OSBE-së Ralf Breth.

Google+