“Ju jeni sot në Universitetin lider në Maqedoni dhe rajon - Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Prandaj, pikërisht sot keni mundësi të zgjidhni dilemën tuaj duke vendosur që të studioni në këtë Universitet, ngase sot është koha kur shoqëria ka nevojë më shumë se kurdo herë më parë për gjenerata kompetente në shumë fusha të jetës. Universiteti ynë është një model i arsimit të lartë, i themeluar dhe pranuar nga të gjithë: SHBA, BE dhe Republika e Maqedonisë, sepse për punën dhe përpjekjet e bëra, flasin rezultatet e shquara. Ne, synojmë të sigurojmë zhvillimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në Maqedoni dhe në rajon, për të inkurajuar harmonizimin e lëvizshmërisë së studentëve në hapësirën evropiane të arsimit të lartë, por edhe në SHBA. Kështu, ju nesër do të bëheni kuadro më të përgatitur për tregun e punës”, tha këshilltari i Rektorit të UEJL-së, Demush Bajrami, para mbi një mijë maturantëve të ardhur nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, Lugina e Preshevës dhe Kosova, në “Ditën e hapur” të këtij universiteti, duke shpalosur ofertën e studimeve për vitin e ardhshëm akademik 2014/15, ku sipas konkursit pritet të regjistrohen rreth 1300 studentë në pesë fakultete: Shkenca dhe Teknologji bashkëkohore, Biznes dhe Ekonomi, Drejtësi, Administrim Publik e Shkenca Politike dhe Gjuhë, Kulturë dhe Komunikim. Ai, përmendi edhe bursat e shumta, të cilat luajnë një rol kyç në heqjen e pengesave financiare për t’u regjistruar në universitet dhe kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e shoqërisë së bazuar në dije.
Bajrami: UEJL është universitet model i themeluar dhe pranuar nga SHBA dhe BE
7 prill 2014Bajrami: UEJL është universitet model i themeluar dhe pranuar nga SHBA dhe BE
Më shumë lajme
- UEJL – partner kyç i Kombeve të Bashkuara në platformën universitare SustainEd
- Konferenca për shtyp e fundvitit: Rektori Sadudin Ibraimi theksoi rritjen e qëndrueshme dhe vizionin e qartë të UEJL-së për të ardhmen
- Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani, ligjëron në UEJL për diplomacinë shqiptare dhe integrimin evropian
- Ambasadorja e Izraelit e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore
- Zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL-së
- Përfaqësuesit e Shkollave Ndërkombëtare MAARIF në takim pune në UEJL
- Forumi ECONLIT 2025 u mbajt në UEJL - Shkup